00389 2 3091 484
7 Shtator, 2023
Sindroma “Liza në botën e çudirave” është një gjendje klinike e rrallë, por alarmante, e karakterizuar nga episode të shkurtra të shtrembërimit të imazheve/perceptimit të një trupi të caktuar, madhësisë, distancës, formës apo marrëdhënies hapësinore të objekteve apo ngjarjeve me kalimin e kohës.
Është një gjendje karakteristike që shfaqet veçanërisht në fëmijëri. Shkaqet e shfaqjes së kësaj sindrome nuk dihen plotësisht, por më së shpeshti simptomat shoqërohen me migrenë në fëmijëri, epilepsi të lobit temporal, tumore të trurit, ndikim të substancave psikoaktive ose infeksione të shkaktuara nga virusi Ebstein-Barr.
Shkaku më i zakonshëm janë dhimbjet e kokës si rezultat i migrenës, të cilat mund të shoqërohen me të përziera dhe të vjella.
Simptoma kryesore e kësaj gjendje është ndryshimi i perceptimit vizual dhe imazhit të objekteve. Format duken të shtrembëruara, objektet dhe pjesët e trupit janë shumë të mëdha ose shumë të vogla në sytë e fëmijës. E gjithë kjo shkakton, siç mund të presim, konfuzion dhe çorientim.
Sipas rezultateve të një studimi të kryer në vitin 2014 nga një grup neurologësh nga Universiteti i Pensilvanisë, në përpjekje për të kuptuar më mirë sindromën Liza në botën e çudirave, u arrit në përfundimet e mëposhtme:
Shfaqja e një grupi të tillë simptomash tek fëmija kërkon shqyrtime të thella neurologjike.
Terapia që mund të përdoret për këtë lloj sindrome konsiston në terapinë profilaktike të migrenës dhe një dietë ushqimore të veçantë.