00389 2 3091 484
7 Nëntor, 2023
Karvani shëndetësor i Klinikës Zhan Mitrev “Shëndet për të gjithë” vazhdon me ekzaminime kardiovaskulare falas për pensionistët në qytetin e Shkupit dhe përreth. Me ekzaminimet, që bëhen në klinikë, mbulohen 14 shoqatat e pensionistëve, nga ku dërgohen pensionistët me të ardhura të ulëta dhe që kanë nevojë për një ekzaminim të tillë.
Ekzaminimet e kryera nga ekipi i mjekëve specialistë të Klinikës Zhan Mitrev përfshijnë anamnezë, EKG, ekzaminim kardiovaskular me ultratinguj dhe kontroll TA dhe konsultime për zbulimin dhe parandalimin në kohë të sëmundjeve të zemrës.
Klinika Zhan Mitrev filloi karvanin shëndetësor “Shëndet për të gjithë” dhe ekzaminimet falas me qëllim të rritjes së mundësive dhe qasjes për ekzaminime specialistike për të gjithë ata që nuk kanë mundësi për të marrë një mendim nga mjeku për gjendjen e tyre shëndetësore.
Karvani shëndetësor dhe realizimi i ekzaminimeve falas është pjesë e Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar ndërmjet Klinikës dhe Sindikatës së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë, dhe realizohet në bashkëpunim me organizatat lokale. Në periudhën paraprake, karvani ka vizituar 11 qytete nga Maqedonia Lindore dhe Perëndimore ku është e pamundur qasja për ekzaminim specialistik, gjatë të cilave janë ofruar falas ekzaminime me vlerë mbi 1.000.000 denarë.
Me këtë aktivitet, Klinika Zhan Mitrev rrit kujdesin për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht për kategoritë vulnerabël dhe ata të cilët nuk kanë mundësi për të kryer konsultim me mjekun, si dhe rrit ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor kardiovaskular me parandalimin në kohë të sëmundjeve të zemrës dhe identifikimin dhe reduktimin në kohë të rrezikut.