00389 2 3091 484
Korrik 07,2024
Në fillim të qershorit të këtij viti në Wroclaw të Polonisë, në një vend ku historia takohet me shkencën, u zhvillua kongresi i organizatës më të madhe ndërkombëtare të infermierëve dhe profesioneve të tjera të ndërlidhura me të në fushën e kardiologjisë (ACNAP), e cila përfaqëson interesat e anëtarëve të saj si në praktikën klinike ashtu edhe në kërkime/hulumtime.
Që në krijim ACNAP ka qenë një shoqatë dinamike e specializuar në parandalimin, rehabilitimin dhe menaxhimin e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare.
Tema e edicionit të këtij viti ishte “Perspektiva multidisiplinare e përqendruar te pacienti në kujdesin kardiovaskular”, duke pasqyruar karakteristikën thelbësore të kësaj shoqate që bashkon të gjithë anëtarët e ekipit profesional kardiovaskular rreth thelbit të praktikës sonë: pacientët.
Në këtë kongres u prezantuan një seri seancash multidisiplinore interaktive profesionale, leksione dhe seminare mbi kërkimin më të avancuar dhe zbatimin e shkencës nëpër specialitete thelbësore, duke përfshirë aritminë, kujdesin akut, kirurgjinë kardiake, rehabilitimin kardiak, dështimin e zemrës, kardiologjinë parandaluese, shëndetin digjital dhe shumë më tepër. Në kongres mori pjesë edhe infermierja Suzana Dimishkovska me prezantimin e saj me temë: “Epoka para dhe pas COVID-19: si ndikoi pandemia në numrin e ekzaminimeve kardiovaskulare”.
Qëllimi i përgjithshëm është sigurisht që të ofrojë njohuri dhe përparimet më të fundit shkencore që do të ndihmojnë infermierët dhe profesionistët e tjerë mjekësor të kryejnë procedurat klinike, të zbatojnë udhëzimet më të fundit dhe të ofrojnë kujdes klinik me cilësi të lartë.
Kontakti i drejtpërdrejtë mundëson lidhjen, shkëmbimin e informacionit dhe shkëmbimin e praktikave që synojnë të ofrojnë kujdesin më të mirë të mundshëm për personat e prekur nga (ose në rrezik) nga sëmundjet kardiovaskulare, familjet e tyre dhe komunitetet më të gjera, duke ofruar burime arsimore me cilësi të lartë.