Klinika Zhan Mitrev gjatë muajit tetor ka kryer disa ligjërata edukative për gratë dhe shëndetin e tyre, në lidhje me parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve në kohë

Ngjarje

Tetor 10,2024

Me ligjërata edukative në katër kompani, duke perfshirë mbi 250 gra, Klinika Zhan Mitrev përfundon aktivitetet për rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin e grave. Gjatë gjithë muajit tetor, një ekip mjekësh specialistë edukuan gratë për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të ndryshimeve të gjirit dhe kancerit të gjirit.
Ligjëratat edukative u zhvilluan nga ekipi i Klinikës Zhan Mitrev, i përbërë nga Dr. Irena Andonova, gjinekologe, Dr. Milan Risteski, onkolog, Dr. Liljana Brajevic, kirurge torakale, Dr. Mimoza Tolevska, radiologe, Dr. Goluboviq, gjinekologe, të cilët mbuluan çdo aspekt të sëmundjeve dhe trajtimit.

Ligjëratat dhe këshillat nga ekipi i Klinikës Zhan Mitrev trajtuan çështjet e vetëkontrollit, shqyrtimeve, dhe llojeve të tyre, kur, sa shpesh dhe ku duhet të bëhen ato. Këto ligjerata edukative kanë përfshirë diagnostikimin dhe terapinë për problemet më të shpeshta gjinekologjike gjatë periudhës riprodhuese ose në postmenopauzë, gjë që ka ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe parandalimin e kësaj sëmundje.
Në këtë kuadër, u ndanë këshilla për ekzaminime parandaluese me qëllim diagnostikimin në kohë të kësaj sëmundjeje, që është shkaku kryesor i vdekjeve tek popullata femërore në nivel global. Ligjëratat edukative u ndoqën nga gra të të gjitha moshave.

Ky është vetëm një nga aktivitetet që Klinika Zhan Mitrev organizon me qëllim të rritjes së vetëdijes për mbrojtjen e shëndetit të grave dhe rikujtimit të rëndësisë së ekzaminimeve të rregullta.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të bënin pyetje dhe të shkëmbenin përvojat e tyre, gjë që rriti më tej ndërveprimin dhe ndërgjegjësimin për edukimin e nevojshëm për mënyrat për të parandaluar dhe njohur ndryshimet e gjirit tek gratë.

Sipas tendencave më të fundit në vend, numri i grave që vuajnë nga kanceri i gjirit dhe organeve riprodhuese është rritur. Mjekët specialistë thonë se ekzaminimet parandaluese ulin numrin e grave që zbulojnë kancerin në një fazë të vonë. Me diagnostikimin e hershëm, në fakt, mundësitë për shërim janë shumë më të larta.