00389 2 3091 484
26 Shtator, 2022
Sëmundjet që prekin sistemin urinar kanë një prevalencë të lartë në popullatë dhe megjithëse disa çrregullime zgjidhen shpejt, ndërsa disa të tjera mund të jenë të pranishme gjatë gjithë jetës.
Trakti urinar është i ekspozuar ndaj ndikimeve të jashtme, kështu që shumë shpesh është e mundur të sulmohet nga mikroorganizmat patogjenë që shkaktojnë infeksione dhe sëmundje. Përveç kësaj, për shkak të çrregullimeve gjenetike ose plakjes së traktit urinar, është e mundur të zhvillohen kushte që kërcënojnë funksionalitetin e tij.
Sëmundjet urologjike priren të jenë më të përhapura tek femrat sesa tek meshkujt. Kjo është pjesërisht për shkak të natyrës së vetë organeve riprodhuese. Përkatësisht, femrat janë më të ekspozuara ndaj sulmit të mikroorganizmave patogjene, sepse uretra e tyre është më e shkurtër.
Në përgjithësi, e gjithë popullata është e ndjeshme ndaj sëmundjeve për të cilat do të flasim më poshtë, dhe është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se nëse i njohim dhe identifikojmë simptomat, arsyet dhe shkaktarët, dhe nëse i trajtojmë ato në mënyrë të përshtatshme, është e mundur të reduktojmë incidencën e këtyre kushteve.
Cistiti është një nga sëmundjet më të zakonshme urologjike dhe në fakt është një inflamacion i fshikëzës për shkak të pranisë së infeksionit bakterial. Prandaj, shpesh njihet si “infeksion i traktit urinar”.
Cistiti është shumë më i zakonshëm tek femrat sesa tek meshkujt dhe simptomat manifestohen me:
• Dhimbje gjatë urinimit
• Nevojë të vazhdueshme për të urinuar
• Siklet/parehati në pjesën e pelvisit
• Ethe (ethe e ulët)
• Presion në pjesën e poshtme të barkut
• Urina e turbullt
• Erë në urinë
• Hematuria (gjak në urinë)
• Urinim me një sasi të vogël të urinës
Trajtimi zakonisht konsiston në përdorimin e antibiotikëve në kombinim me shumë lëngje dhe çajra, sepse zakonisht cistet janë me origjinë bakteriale.
Prostatati ose prostata është një sëmundje tipike urologjike tek meshkujt për shkak se vetëm meshkujt kanë prostatë. Është një inflamacion i gjëndrës që prodhon spermën, lënda që ruan dhe transporton spermatozoidet. Kur kjo gjëndër është e përflakur, atëherë kemi të bëjmë me prostatit.
Simptomat më të zakonshme të prostatitit janë:
• Dhimbje gjatë ejakulimit
• Dhimbje gjatë urinimit
• Urinë e turbullt
• Parehati në testikuj
• Nevojë e vazhdueshme për të urinuar
• Hematuria (gjak në urinë)
• Dhimbje barku
Nëse prostatiti është për shkak të infeksionit bakterial, trajtimi do të përbëhet nga antibiotikë. Dhe mjeku mund të përshkruajë ilaçe anti-inflamatore për të lehtësuar dhimbjen dhe inflamacionin.
Uretriti është një sëmundje urologjike e karakterizuar nga pezmatimi i uretrës, e ashtuquajtur uretra, pra tubi që bën kalimin e urinës nga fshikëza në pjesën e jashtme. Shkaku kryesor është infeksioni nga bakteret ose myku, por gjithashtu mund të shkaktohet edhe nga disa viruse.
Zakonisht shkaktohet nga patogjenë seksualisht të transmetueshëm, si klamidia, gonorrea ose virusi herpes simplex, që kolonizojnë muret e uretrës.
Simptomat kryesore të uretritit janë:
• Sekrecione nga uretra
• Dhimbje gjatë aktit seksual
• Dhimbje gjatë urinimit
• Gjak në urinë dhe spermë
• Ethe
• Sekrecione të pazakonta vaginale
• Dhimbjet në pelvis / legen
Nëse infeksioni është me origjinë bakteriale, antibiotikët do të jenë efektivë. Mund të përshkruhen edhe ilaçe për qetësimin e dhimbjeve.
Gurët në veshka janë depozita të forta mineralesh që formohen në veshka si rezultat i kristalizimit të përbërësve të urinës.
Arsyet kryesore janë mungesa e ujit. Mos pirja e mjaftueshme e ujit rezulton në urinë më të koncentruar. E njëjta gjë ndodh me një dietë të pasur me proteina, kripë dhe sheqer. Mbipesha është gjithashtu një faktor, siç është edhe ekzistenca e sëmundjeve digjestive, etj.
Simptomat shfaqen kur “gurët” përmes traktit urinar përpiqen të lëvizin nga veshkat në fshikëz dhe manifestohen nga:
• Dhimbje të forta nën brinjë
• Dhimbje gjatë urinimit
• Nevoja e vazhdueshme për të urinuar
• Urinim në sasi të vogla
• Urina e turbullt ose e kuqërremtë me erë të pakëndshme
• Nauze dhe të vjella
Trajtimi i gurëve në veshka konsiston në antibiotikë në rast se ka të bëjë me praninë e infeksionit. Gjithashtu, nëse guri nuk mund të nxirret në mënyrë natyrale, trajtimi mund të përfshijë kryerjen e operacionit.
Inkontinenca urinare (mosmbajtja e urinës) është një çrregullim urologjik që kompromenton shumë jetën e pacientëve. Personi i prekur humbet kontrollin mbi fshikëzën dhe nuk mund të kontrollojë nevojën për të urinuar, kështu që mund të lëshojë në mënyrë të pavullnetshme urinën kur kollitet, qesh, teshtin. Shumë shpesh pacienti nuk ka kohë për të shkuar në tualet. Është një problem i zakonshëm që ndikon në cilësinë e jetës.
Për të zvogëluar gjasat e zhvillimit të këtij çrregullimi, është e nevojshme të shmangni ose reduktoni peshën e tepërt, aktivitetet e rënda fizike, përdorimin e tepërt të kafeinës, alkoolit dhe cigareve. Një këshillë e mirë është të përfshini në dietë produkte të pasura me fibra vegjetale.
Nokturia është një çrregullim urologjik shumë i zakonshëm, veçanërisht tek personat e moshuar, të cilët detyrohen të zgjohen disa herë gjatë natës për të urinuar. Kjo do të thotë se personi i prekur nga kjo gjendje nuk arrin të pushojë, duke shkaktuar kështu /probleme shëndetësore si pasojë e çrregullimit të gjumit.
Mund të shkaktohet nga infeksionet urologjike, dështimi i veshkave, abuzimi me kafeinën dhe alkoolin, pirja e shumë lëngjeve para se të shkoni në shtrat, etj. E gjithë kjo më pas çon në një gjendje edhe më serioze të njohur si poliuria ose prodhimi i tepërt i urinës.
Trajtimi konsiston në kufizimin e marrjes së lëngjeve dhe eliminimin e kafesë dhe alkoolit, pasi janë diuretikë që rrisin aktivitetin e fshikëzës. Mund të jepen edhe antikolinergjikë, të cilët veprojnë në të kundërt, pra ulin aktivitetin e fshikëzës.
Pielonefriti është një sëmundje urologjike që karakterizohet me infeksion që fillon në fshikëzën urinare ose uretër, por përhapet në veshka, duke shkaktuar çrregullime të ndryshme të veshkave.
Simptomat kryesore të pielonefritit janë:
• Nevoja e vazhdueshme për të urinuar
• Dhimbje gjatë urinimit
• Ethe
• Hematuria (gjak në urinë)
• Gjak në spermë
• Nauze dhe të vjella
• Urinë e turbullt
Kjo sëmundje duhet trajtuar shpejt, përndryshe mund të çojë në dështim të rëndë të veshkave ose bakteremi, që nënkupton kalimin e baktereve në gjak. Këto dy komplikime janë kërcënuese për jetën. Prandaj, trajtimi i duhur antibiotik duhet të fillohet menjëherë.
Insuficienca renale është një sëmundje urologjike e karakterizuar nga dobësim i papritur akut ose dështim gradual-kronik, humbje e kapacitetit të pastrimit të veshkave.
Shkaqet e kësaj sëmundjeje janë të ndryshme: trauma në veshka, gurë në veshka, probleme të qarkullimit, insuficiencë kardiake, tension i lartë etj.
Simptomat më të zakonshme janë:
• Ulje e vëllimit të urinës gjatë urinimit
• Ënjtje në ekstremitetet e poshtme
• Lodhje dhe dobësi
• Vështirësi në frymëmarrje
• Të përziera
• Presion në gjoks/kraharor
• Çorientim
Kur veshkat nuk mund të funksionojnë më, atëherë trajtimi do të përbëhet nga transplantimi i veshkave ose terapia me dializë, apparat I cili heq artificialisht mbetjet nga trupi.
Sindroma nefrotike është një sëmundje urologjike e karakterizuar nga sekretimi i tepërt i proteinave në urinë. Është për shkak të dëmtimit të enëve të gjakut të veshkave, gjë që i bën qelizat e veshkave detyrimisht të nevojshme për filtrim, duke mos qenë në gjendje të mbajë proteinat dhe më pas ti eliminojë ato.
Shkaktarët më të shpeshtë janë sëmundjet e tjera të veshkave, marrja e shumë medikamenteve ose infeksionet, veçanërisht hepatiti.
Simptomat më të zakonshme të sindromës nefrotike janë:
• Urina me shkumë
• Ënjtje e syve dhe këmbëve
• Shtim në peshë
• Humbje oreksi
• Lodhje
Trajtimi konsiston në zgjidhjen e problemit apo sëmundjes që ka shkaktuar sindromën nefrotike. Mjeku do të përshkruajë barna për të kontrolluar presionin e gjakut, diuretikë, hollues gjaku, supresantë të sistemit imunitar, etj.
Zhvillohet në qelizat uroteliale të fshikëzës dhe zakonisht prek më shumë meshkujt sesa femrat.
Shkaktarët më të shpeshtë të këtij kanceri janë: pirja e duhanit, ekspozimi ndaj dozave të larta të rrezatimit ose kimikateve, acarimi kronik i fshikëzës dhe infeksionet.
Simptomat më të zakonshme të këtij kanceri janë:
• Hematuria (prania e gjakut në urinë)
• Polyuria (nevoja për të urinuar shumë herë në ditë)
• Dhimbje në pelvis/legen
• Dhimbje gjatë urinimit
• Dhimbje shpine
Trajtimi varet nga stadi i kancerit dhe nga personi, ndaj mjeku do të zgjedhë mes kimioterapisë, radioterapisë, imunoterapisë etj.