00389 2 3091 484
14 Shtator, 2021
Ekzema atopike është një nga sëmundjet më të zakonshme të lëkurës në mbarë botën dhe një nga më të nënvlerësuarat. Ekzema atopike shpesh konsiderohet si “vetëm një gjendje e lëkurës” dhe nevojat e pacientëve nuk adresohen në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur.
Kjo është arsyeja pse komuniteti për ekzemën atopike prej disa viteve më parë është organizuar me aktivitete për të shënuar 14 Shtatorin si “Ditën Botërore të Ekzemës Atopike”, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për sëmundjen dhe të flasë për peshën që mbart mbi pacientët. Por gjithashtu edhe që profesionistët e shëndetësisë të njohin nevojën për kujdes dhe trajtim që pasqyron natyrën shumëdimensionale të sëmundjes.
Ekzema atomatike ose dermatiti është më shumë se nevoja për kruajtjen e lëkurës në mënyrë kronike, e shoqëruar me thatësi. Dermatiti atopik ndikon në jetën e përgjithshme të pacientëve. Është një gjendje kronike e kruajtjes e karakterizuar nga lëkura e thatë. Zakonisht fillon në fëmijërinë e hershme dhe shpesh shoqërohet me kushte të tjera atopike, të tilla si astma dhe rinokonjuktiviti alergjik. Dermatiti atopik shfaqet tek rreth 20-30% e fëmijëve dhe 2-10% e personave të rritur. Personat me një histori personale ose familjare të atopisë (tendenca për të zhvilluar një gjendje alergjike) kanë shumë më shumë gjasa të vuajnë nga dermatiti atopik.
Dermatiti atopik është një sëmundje shumë e zakonshme tek fëmijët. Ndërmjet 10 dhe 15% e foshnjave të porsalindura në Europën Perëndimore zhvillojnë dermatit atopik pas muajit të parë të jetës. Fatmirësisht, kjo është një sëmundje e shërueshme. Simptomat mund të kontrollohen lehtësisht dhe tek 4 nga 5 fëmijë dermatiti atopik mund të largohet vetvetiu rreth moshës 5 vjeç.
Dermatiti atopik zakonisht shkaktohet nga alergjitë. Një rol shumë të rëndësishëm në trajtimin e kësaj sëmundjeje luan zbulimi i shkakut të dermatitit atopik dhe reduktimi i tij, pra eliminimi i shkaktarëve alergjikë në mënyrë që të minimizohet shfaqja e simptomave.
Shumë ushqime, veçanërisht qumështi i lopës, mund të shkaktojnë reaksion alergjik që mund të çojë në dermatit atopik. Kjo është arsyeja pse rekomandohet ushqyerja me gji tek foshnjat sa më gjatë të jetë e mundur. Ushqeni foshnjën vetëm me qumësht gjiri për të paktën 6 muaj, dhe më pas mund ti jepni ushqim shtesë me shishe ose ushqime pak më të forta.
Pirja e duhanit mund të çojë në alergji edhe kur fëmija është në barkun e nënës. Kjo është një nga arsyet pse gratë shtatzëna duhet të lënë duhanin dhe detyrimisht gjatë 12 muajve të parë të jetës duhet të ndalohet pirja e duhanit nga personat e tjerë në prani të foshnjës.
Marimangat e pluhurit të shtëpisë nuk mund të shihen me sy të lirë, ato janë parazitë mikroskopikë që gjenden më shpesh në qilima, dyshekë dhe lodra prej pelushi. Të gjitha burimet e marimangave të pluhurit të shtëpisë (parazitët) duhet të hiqen nga mjedisi i foshnjës. Për shembull:
Kafshët shtëpiake, veçanërisht macet, mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Ato duhet të mbahen larg foshnjës dhe, nëse është e nevojshme, ti mbani larg ambientit të brendshëm të shtëpisë.
Shumica e fëmijëve (por jo të gjithë) që zhvillojnë alergji kanë një predispozitë gjenetike dhe nëse nuk tregohet kujdes dhe nuk trajtohen siç duhet ata mund të kalojnë në një gjendje të ashtuquajtur “atopi”. Kjo predispozitë trashëgohet nga prindërit. Meqënëse predispozita e trashëguar nuk mund të luftohet, bëni kujdes dhe ndiqni rekomandimet e mësipërme, dhe në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të parandaloni ose minimizoni simptomat e dermatitit atopik tek fëmija juaj.
Astma dhe dermatiti atopik tek fëmijët zakonisht shkaktohen si pasojë e reaksionit alergjik. Mënyra më e mirë për të parandaluar astmën tek fëmija juaj është parandalimi i dermatitit atopik. Në rast të shfaqjes së tij, është e nevojshme të eliminohen shkaqet e kësaj sëmundjeje në mënyrë që të shmanget shfaqja e simptomave të astmës dhe zhvillimi i saj.
Trajtimi i simptomave të dermatitit atopik tek fëmijët është i thjeshtë dhe mund të jetë shumë efektiv. Që trajtimi të rezultoj i suksesshëm, duhet të ndiqni rreptësisht këshillat e mjekut tuaj çdo ditë.