17 Nëntor – Dita Botërore e Lindjeve të Parakohëshme

Ngjarje

15 Nëntor, 2024

Vepra të vogla, IMPAKT I MADH
Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme festohet çdo 17 Nëntor dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për prematuritetin dhe sfidat me të cilat përballen fëmijët dhe familjet.
Këtë vit festohet me moton: Vepra të vogla, IMPAKT I MADH: Kontakt i menjëhershëm lëkurë me lëkurë për çdo bebe, kudo. Kjo në fakt vë në pah rëndësinë e kësaj teknike e cila është provuar të jetë efektive, veçanërisht tek foshnjat e lindura para kohe.
Lindja e parakohshme është një problem global që shfaqet në të gjitha vendet e botës. Dhe statistikat thonë se një në 10 foshnja lind para kohe.
Të gjitha këto foshnja të lindura para javës së 37-të të shtatzënisë janë në rrezik të komplikimeve të ndryshme shëndetësore.
Prandaj, në këtë ditë organizohen aktivitete mbështetëse, duke përfshirë fushata, seminare dhe ngjarje të ndryshme. Qëllimi përfundimtar është krijimi i kushteve më të mira për fëmijët e lindur para kohe dhe sigurimi i zhvillimit të duhur të tyre, duke rritur njëkohësisht ndërgjegjësimin e publikut për sfidat dhe nevojat e këtyre luftëtarëve të vegjël.
Shënimi i kësaj dite është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së foshnjave të lindura para kohe dhe familjeve të tyre, duke u ofruar atyre shpresë dhe mbështetje në rrugëtimin drejt zhvillimit, rritjes dhe mirëqenies së shëndetshme.