Këtë fundjavë në Zan Mitrev Clinic u mbajt faza (niveli) e parë dhe e dytë nga kursi i kinesiotaping, që e ndiqnin fizioterapeutët nga klinika por edhe në organizim të Shoqatës Maqednase të Fizioterapeutëve, me mbështetje teknike nga klinika jonë.
Edukimi i ekipit tonë do të vazhdojë dhe në mars të vitit të ardhshëm ku fizioterapeutët do ta ndjekin nivelin e tretë të kursit ku do të mësohen disa teknika më specifike nga kjo metodë. Momentalisht dy nga fizioterapeutët që punojnë në Zan Mitrev Clinic janë praktikues të Kinesiotaping dhe kanë licencë për prakatikimin e kësaj teknike dhe kursi në vijim është që me licencë të fitohen edhe tre pjesëtarët e tjerë të ekipit. Edukimi dhe edukimi profesional vazhdon dhe avancohet.
Edukimin e realizon instruktori konesiotaping Dragan Dimitrijeviq nga Beogradi, Serbi, që thotë se është i magjepsur nga klinika jonë nga më shumë aspekte.
Shumë profesionale, moderne, e organizuar në mënyrë të shkëlqyer, të gjitha përshtypjet janë maksimalisht pozitive nga Zan Mitrev Clinic. Këtu tek ju ndiqen dhe udhëhiqen ato standarde botërore që i kam parë në shumë spitale kryesore nëpër botë. Niveli i organizimit është super. Kinesiotaping është teknikë specifike që profesionisti japonezes Dr. Kenzo Kase e ka krijuar dhe paraqet një lloj revolucioni në trajtimin e organizmit të njeriut në kontekst në atë mënyrë në të cilën e mbikëqyr mjekësia perëndimore.
Mjekësia perëndimore e vëzhgon trupin në mënyrë lokale dhe ne këtu e shohim në mënyrë holistike, domethënë trajtohet i gjithë trupi dhe ka diagnostikim specifik që tregon për shembull nëse ju dhemb supi nuk është e thënë që shkaku për atë dhimbje është në sup. Për shembull, mund t’ju dhembë qafa dhe shkaku për atë të jetë diku poshtë në shputën e këmbës.
Koneziotejpingu është i mirë sepse mund të aplikohet në fazën e hershme të rehabilitimit, në fazën e hershme kirurgjikale dhe paraqet një mjet joinvasiv që nuk përdor asnjë shtojcë farmakologjike në vetvete dhe i mundëson trupit vetëm që të shërohet vetë.
Praktikisht, ne përdorim shirita që nëse i shihni duken si fasho ngjitëse, megjithatë, këta shiritë janë elastikë. Zakonisht fashën ngjitëse nuk mund ta tërhiqni dhe këta shiritë mundeni, dhe në varësi të asaj se çfarë dëshirojmë të arrijmë shiritin e presim në mënyrë të ndryshme dhe e tërheqim në nivel të ndryshëm të tensionit sipas nevojës. Shiriti formohet sipas asaj se cilin muskul për shembull duam që ta trajtojmë me atë. Kjo metodë është shumë efikase dhe nëse dikush ka ënjtje, kur dikush ka hematoma të përshpejtojmë zgjidhjen e atij problemi dhe atëherë trupi t’i mundësojmë që sa më shpejt të jetë e mundur të fillojë të funksionojë.
Megjithë, në kinesiotaping ekziston diagnostikim specifik që do të thoshte se nuk mundet që secili të ngjitë kinesiotaping dhe pikërisht për këtë arsye ekzistojnë kurse ki instruktorë të certifikuar i ofrojnë fizioterapitë me qëllim të saktësisht të dini se ku duhet të ngjiten dhe si duhet të ngjiten me qëllim shërimin e shpejtë dhe të suksesshëm – na deklaroi instruktori për kinesiotaping Dragan Dimitrijeviq.
Shkenca e definoi Kinesio Taping si teknikë për ngjitjen e shiritave “Kinesio Tex”, që janë të dizajnuara që ta përshpejtojnë procesin e mjekimit natyral të organizmit, duke siguruar mbështetje dhe stabilitet të muskujve dhe kyçeve, pa kufizimin e tyre.
Kinesio tajpingu themelohet mbi konceptin e lehtësimit të muskujve dhe lëvizjeve të lëkurës, me qëllim që të arrihet efekt biomekanik, terapeutik mbi zonat e trajtuara.
Shiriti me lëvizjet e tij mikro i stimulon receptorët e lëkurës dhe nën-lëkurës, duke e stimuluar sistemin nervor që e kushtëzon refleksin muskulor. Përveç kësaj, shiriti me ndihmë të stimulimit të lëkurës e redukton pengesën limfatike dhe atë të gjakut, e përmirëson mikroqarkullimin lokal dhe e lehtëson zvogëlimin e ënjtjes. Shiriti në thelb, nëpërmjet mbledhjes së lëkurës e zmadhon hapësirën intra-qelizore me çka e lehtëson drenazhin limfatik dmth. me zvogëlimin e tesionit mbi receptorët e lëkurës për dhimbje reduktohet dhimbja dhe parandalohet indi rrethues nga lëndime, edema dhe gjakderdhje.
Themeluesi i kësaj teknike Dr. Kenzo Kase e vizitoi spitalin tonë para dy vitesh në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni me rastin e Kongresit të dytë të fizioterapeutëve dhe kishte mundësinë që ta shqyrtojë spitalin në mënyrë personale.