U mbajt takim me temën “Farmakogjenetika në praktikën e përditshme ditore”

Më 20 dhjetor të vitit 2018 në Zan Mitrev Clinic u mbajt takim profesional i Shoqatës për kirurgji kardiovaskulare të R. së Maqedonisë dhe Shoqatës Maqedonase për kardiologji. Tema kryesore në të cilën flitej është “Farmakogjenetika në praktikën e përditshme ditore” pas së cilës pasonte diskutim i përgjithshëm, pyetje dhe përgjigje, në përgjithësi në të gjitha temat nga fusha e kirurgjisë kardiovaskulare dhe kardiologjisë.

Takimin me këtë fjalim përshëndetës e hapu njeriu u parë i klinikës, doktori Zhan Mitrev, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe iu referua rëndësisë së gjenetikës  në trajtimin e pacientëve, para dhe në mënyrë postoperative, me qëllim shërimin e suksesshëm.

–  Për mua është kënaqësi e madhe t’ju shoh në këtë numër të madh, kolegë, profesionistë, të cilët kryesisht merreni me kardiologjinë interne dhe degë të ngjashme. Unë si kirurg kisha dëshirë që prej shumë kohë më parë që të njihem me gjenetikën para ë gjithash nga kureshtja dhe dëshira që të ndiqet ajo deri ku ka arritur shkenca në këtë fushë. Kështu prej shumë kohë më parë më lindi ideja për të patur një laborator gjenetik në klinikën tonë për të cilën kuptova që është një punë shumë e rëndësishme dhe jo vetëm e rëndësishme por edhe e rëndësishme për jetën e pacientëve, por edhe për ne si doktorë të cilët i japim shërbimet tona. Me formimin e spitalit të ri një nga dëshirat ishte që të formoj një laborator të tillë, ide në të cilën fillova të punoj menjëherë. Në atë kohë u njohëm me dy gjenetistë të rinj me të cilët bëmë një simbiozë nga ku lindi Laboratori ynë gjenetik që punon në mënyrë të suksesshme tashmë për vitin e dytë radhazi. Unë sinqerisht jam shumë i lumtur nga ai bashkëpunimi ynë. Kjo doli nga nevoja që pacientit  t’i mundësojmë terapi adekuate nga njëra anë, dhe nga ana tjetër doktori të jetë i mbrojtur nga e ashtuquajtura terapi e pasuksesshme. Gjithashtu dëshiroj të përmend se kjo është padyshim një degë shumë e rëndësishme, trendet e reja në mjekësi do të shkojnë gjithnjë e më shumë në këtë drejtim, gjithnjë e më shumë flitet për kirurgji gjenetike. Dhe mbase fëmijët tanë ose ndonjë gjeneratë tjetër do të punojnë në mënyrë të tillë ku paraprakisht do t’i operojnë gjenet që të arrihet tek sëmundjet të cilat ne tani i mjekojmë në një ose në mënyrë tjetër. Domethënë ajo pjesë do të zhvillohet shumë në të ardhmen dhe unë jam i lumtur që ne jemi një nga institucionet e rralla në Evropë ku ofrojmë ekzaminime gjenetike të lidhura me praktikën klinike – deklaroi doktor Mitrev.

Në dy orët e ardhshme prezantime të tyre personale kishin dr. sci. Slavica Josifovska dhe prof. dr. Sasho Panov në tematikën “Gjenetika molekulare dhe gjenomika në sëmundjet kardiovaskulare”

Prof. dr. Marjan Boshevski foli për tromboembolinë e mushkërive – bazat gjenetike dhe aspektet klinike, ndërsa Dr. Milka Klinçeva kishte prezantimin e saj për “Aplikimi rutinë i testeve farmakogjenetike në praktikën e përditshme klinike tek pacientët kardiovaskularë”.

“Farmako(gjenetika) në Zan Mitrev Clinic, hapat e parë ndaj gjenetikës së personalizuar” ishte fusha në të cilën folën e dhe kolegët tanë dr. sci Goran Kungulovski dhe mr. Sanja Mehanxhiska.

ROLI I PSIKOLOGUT NË CAKTIMIN SHËNDETËSOR

Në kuadër të memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Zan Mitrev Clinic dhe International Balkan University më datën 21.12.2018 studentët e Fakultetit për psikologji dhe Fakultetit për këshillim patën mundësinë që ta vizitojnë  klinikën tonë dhe të marrin pjesë në ligjërimin e titulluar Roli i psikologut në caktimin shëndetësor që e mbajti psikologu ynë dhe psikoterapisti Frosina Ristovska. Ata patën mundësinë edhe të mësojnë diçka më shumë për mënyrën e rregullimit të shërbimeve që i ofrojmë nëpërmjet prezantimit të Slavica Pecioska Dokuzovska. Si spital, ekipi ynë ka gjithnjë për qëllim promovimin e vlerave të cilat i kemi si synim dhe punën me të rinj të cilët më tej mund t’i transmetojnë këto vlera në vendet e tyre të punës. Ndarja e dijes është një nga vlerat themelore të ekipit tonë.

 

U mbajt seminari ndërkombëtar për „FIZIOTERAPI KLINIKE“

Në data 15 dhe 16 dhjetor 2018 në Zan Mitrev Clinic, Shoqata Fizioterapeutike e Maqedonisë mbajti seminar me temë “FIZIOTERAPIA KLINIKE”

 

– Eventi që filloi të shtunën në klinikën tonë do të mbahet dy ditë, sot dhe nesër. Sot u mbajt seminari me ligjërime nga përvoja, dhe nesër, të dielë, do të organizojmë dy punëtori për të gjithë të pranishmit. Kemi miq nga i gjithë vendi si edhe miq nga Bullgaria që kryesisht janë fizioterapistë. Theksi në ligjërimet e sotme është fizioterapia klinike, respektivisht mbi ndarjen e përvojave që i kemi si fizioterapistë. Nesër, theksi është mbi punëtorinë për fizioterapi respiratore dhe teknika manipulative tek pacientë pas goditjes së trurit – direkt pas hapjes së eventit deklaroi Nikodin Veljanoski Fizioterapist specialist, për kirurgji rehabilituese, ortopedi dhe traumatologji dhe Praktikues i Certifikuar për Kinesio taping, pjesë e ekipit të  Zan Mitrev Clinic.

 

Seminari u mbështet nga klinika jonë dhe në të përveç ekipit të fizioterapistëve që punojnë në klinikë e ndjekin edhe përfaqësues nga organizata të tjera shëndetësore nga vendi si edhe nga vende të huaja.

 

Sesionin e ditës së shtunë e hapi Doc. Dr. Konstantin Mitev, nga Z.M.C me temën “Osteosinteza minimalisht invasive”, Gjatë ditës së parë FT. I dipl. Leposava Jovanovska nga Z.M.C kishte prezantim me temën: “Qasje fizioterapeutike tek pacientë me endoprotezë revizioni të hipit – tregim të rastit” ku pasuan edhe kolegë të tjerë nga klinika.

 

„Qasje terapeutike tek pacientë me goditje truri të bazuar në PNF dhe në konceptet Bobath “ është tematika në të cilën fliste miku nga Bullgaria – Stojan Stoev, IPNF Certified Therapist, IBITA Certified Therapist.

 

Me prezantimet e tyre u drejtuan edhe FT. i dipl. Rita Sinani – Halimi si edhe FT. specialist Arijan Selmani

Me procedurat dhe materialet e reja mundësi që të intervenohet edhe tek foshnja të porsalindura me defekte të zemrës

Në Zan Mitrev Clinic është kryer hap i ri në mjekimin e fëmijëve dhe të rriturve me defekte të zemrës. Nga sot për pacientët janë të disponueshme intervenime të reja të avancuara me materiale të reja më fleksibile, që mund të aplikohen madje edhe tek foshnja të porsalindura. Në mënyrë konkrete bëhet fjalë për mbyllje të defektit septal ventrikular që përket në procedurat mjaft të avancuara të kardiologjisë intervenuese, në defektet strukturore të zemrës.

Doktori Ivan Milev, me pjesën tjetër të ekipit, kishte realizim të disa rasteve të tilla gjatë ditës së bashku me doktorin nga Turqia, vend që ka mjekësi të avancuar në pjesën e kardiokirurgjisë së fëmijëve dhe intervenime të defekteve kongjenitale të zemrës, megjithatë, doktori Milev shpjegon se këto janë intervenime të avancuara që në Zan Mitrev Clinic punohen më shumë se 10 vjet, por tani me materiale të reja më të sofistikuara të përshtatshme për grupe më të shumta të pacientëve.

– Kjo është mbyllje e defektit septal ventrikular që përket në procedurat mjaft të avancuara të kardiologjisë intervenuese të defekteve strukturore të zemrës. Specifika është në atë që për herë të parë përdoret material i ri, proteza të reja që janë të përshtatshme për mbylljen e defekteve të tilla edhe tek mosha më e re, kështu që shpresojnë se në një kohë të shkurtër do të mundemi që këtë program ta zbresim në moshë, në nivel, të fëmijëve të vegjël, madje edhe tek foshnja të porsalindura sepse materialet nga të cilat janë bërë janë më fleksibile, sistemet për implantim dëmtojnë më pak inde, si venat, arteriet e këmbëve… Kjo në një farë mënyrë është hap i ri i mjekimit të fëmijëve dhe të rriturve me defekte të zemrës, kështu që jemi të kënaqur nga ajo që trendet në botë dhe risitë implementohen këtu në Zan Mitrev Clinic.

Mjeku që ka ardhur sot teke ne është nga Turqia. Turqia ka mjekësi të përparuar në pjesën e kardiokirurgjisë së fëmijëve dhe intervenimeve të defekteve kongjenitale të zemrës. Unë isha atje i ftuar para disa muajsh si mik dhe atje i pashë të gjitha këto procedura që kryhen dhe morra pjesë në një pjesë të tyre kështu që qëllimi ynë ishte që implantimet e para të jenë të mbuluara me njerëz që kishin përvojë më të madhe që fillimi të jetë i suksesshëm, por, teknika e implantimit është e njëjtë si tek mbylljet paraprake – shpjegon doktori Ivan Milev.