Disa këshilla për parandalimin e dhimbjeve të kokës nga migrena

Migrena nuk është një dhimbje koke e thjeshtë, ajo kategorizohet në një nga format më të rënda të dhimbjes në zonën e kokës. Karakterizohet nga dhimbje shumë e fortë, zakonisht në dy anët e ballit, në ballë dhe sy, dhe mund të zgjasin nga disa orë deri në disa ditë. Migrena mund të shkaktojë ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës, marramendje, të përziera dhe të vjella.

Disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së migrenës:

Shmangni shkaqet e dhimbjes së kokës

Migrena shfaqet si rezultat i disa faktorëve. Mund të kontrollohet nëse arrijmë ti zbulojmë shkaqet. Mbajtja e një ditari të dhimbjes së kokës mund t’ju ndihmojë të përcaktoni se çfarë saktësisht ju shkakton dhimbje koke, dhe në këtë mënyrë mund të shmangni shkaqet. Shkruani të gjitha detajet në lidhje me çdo dukuri të dhimbjes së kokës, të tilla si: kur dhe si ka nisur dhimbja, çfarë keni konsumuar gjatë ditës, gjendjen tuaj shpirtërore, ndryshimet e motit, kohëzgjatjen dhe intensitetin e dhimbjes së kokës.

Shmangni përdorimin e tepërt të ilaçeve

Marrja e ilaçeve për qetësimin e dhimbjeve të kokës dhe ilaçeve pa recetë më shumë se dy herë në javë mund të rrisë intensitetin dhe shpeshtësinë e dhimbjeve të kokës. Bisedoni me mjekun tuaj se si të ndaloni marrjen e ilaçeve që mund të kenë efekte anësore serioze nëse nuk përdoren në mënyrën e duhur. Disa ilaçe të cilat përdoren për qetësimin e dhimbjes së kokës të cilat përmbajnë kafeinë mund të ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes së kokës, por ato gjithashtu mund të japin edhe efekt të kundërt.

Të rriturit kanë nevojë për 7 – 8 orë gjumë gjatë natës. Gjëja më e mirë është të flitni dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë. Rekomandohet që të mos ketë TV në dhomën ku flini dhe telefoni celular të jetë i fikur ose ta lini atë në një hapësirë tjetër larg dhomës së gjumit. Konsultohuni me mjekun tuaj se çfarë të bëni nëse keni çrregullime të gjumit, siç është gërhitja.

Mos i kapërceni vaktet e ngrënies

Konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe përpiquni të hani vaktet tuaja në të njëjtën kohë çdo ditë. Shmangni ushqimet dhe pijet që përmbajnë kafeinë, ato mund të shkaktojnë dhimbje koke.

Kryeni rregullisht aktivitete fizike

Aktiviteti i rregullt dhe i moderuar fizik mund të përmirësojë mirëqenien fizike dhe mendore dhe të reduktojë stresin. Zgjidhni aktivitete fizike që ju pëlqejnë, të tilla si shëtitje, not ose çiklizëm.

Shmangni ose reduktoni stresin

Stresi është shkaku kryesor i shfaqjes së dhimbjeve kronike të kokës. Organizohuni. Planifikoni në kohë dhe bëni planin tuaj më të thjeshtë. Jini pozitivë dhe mendoni gjithmonë pozitivisht. Provoni të praktikoni teknikat e reduktimit të stresit, të tilla si joga dhe meditimi.

 

Sinusiti – shkaqet, simptomat, diagnoza dhe trajtimi

Sinusiti është një inflamacion i mukozës së sinuseve paranazale. Këto infeksione zakonisht ndodhin së bashku me infeksionet e hundës / rinitit / dhe për këtë arsye shpesh përdoret termi rinosinusit.

Anatomia

Sinuset janë disa çifte të hapësirave ajrore të vendosura në hapësirën e kokës. Sipas lokalizimit, ato ndahen në: maksilare/ nofull; frontale/ballore; etmoide / në rrënjën e hundës ndërmjet syve; sfenoide / pas hundës në mes të kokës.

Inflamacioni i sinuseve zakonisht shoqërohet me: ftohje të mëparshme; rinit alergjik; polipe në hundë; devijim/shtrembërim të kockës së hundës; infeksione të shpeshta në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Gjatë ftohjes, ënjtja / edema e mukozës së hundës për shkak të infeksionit çon në ngushtim ose bllokim të hapjeve të sinusit në hapësirat e hundës. Kjo çon në ulje të presionit të sinusit, shfaqet dhimbje dhe akumulim i sekrecionit në sinuse. Rritet presioni dhe dhimbja në zonën e sinuseve, dhe shpesh ndodh kolonizimi bakterial, i cili e bën më të theksuar pamjen klinike.

Shkaqet më të zakonshëm të sinusitit janë:

– bakteret – Streptococcus pneumoniae, Haemophylus influenzae, Moraxella catarrhalis

– viruset – rinoviruset, adenoviruset, viruset e influencës dhe parainfluencës, viruset syncytiale të frymëmarrjes

– Infeksionet fungale / myku – zakonisht tel pacientët me diabet dhe pacientët me mungesë të imunitetit

Simptomatologjia

Sipas ashpërsisë së simptomave që ndodhin gjatë inflamacionit të sinuseve, ato ndahen në majore dhe minore.

Simptomat majore më të zakonshme janë:

– dhimbje në fytyrë ose ndjenjë presioni

– bllokimi i hundës

– shkarkimi i hundës / fillimisht sekrecion i pastër, më pas i trashë dhe me ngjyë të verdhë-jeshile, ose ndjenjë e rrjedhjes së sekrecionit në fyt

– reduktim ose humbje të nuhatjes

-rritje e temperaturës së trupit.

Tek simptomat minore dominojnë:

– lodhja, plogështia

– dhimbja e dhëmbëve, veshëve

– dhimbja e kokës

– kollitja

– aroma e keqe e frymës

Duke marrë parasysh simptomat, për përcaktimin e diagnozës së saktë, nevojiten të paktën një simptomë majore dhe dy simptoma minore, ose dy simptoma të majore.

Lokalizimi i dhimbjes mund të tregojë infeksionin e sinuseve:

– tek sinusiti maksilar – dhimbje nën sy, dhimbje të dhëmbëve, dhimbje koke

– tek sinusiti frontal – dhimbje në zonën e ballit / sipër syve /

– tek sinusiti etmoid – dhimbje ndërmjet syve / në rrënjën e hundës

– tek sinusiti sfenoid – dhimbje në zonën e pasme ose të mesme të kokës.

Përcaktimi i këtyre simptomave shpesh është i vështirë për shkak të përhapjes së njëkohshme të infeksionit në më shumë pjesë të sinuseve.

Sipas kohëzgjatjes së simptomave, sinusiti mund të shfaqet në disa forma:

– sinusit akut- zakonisht fillon me simptoma të ftohjes dhe zgjat maksimum nga 2-4 javë

– sinusit subakut – simptomat vazhdojnë për 4-12 javë

– sinusit kronik – zgjat më shumë se 12 javë

– sinusit i përsëritur.

 

Diagnostikimi i sinusitit bëhet në bazë të:

– anamnezës së detajuar

– ekzaminimit të plotë otorinolaringologjik

– fibrosnasofaringoskopi/ fleksibile – ndryshe nga endoskopia e ngurtë, kjo metodë diagnostike lejon vlerësimin shumë më të saktë të hapësirave të hundës.

Kjo na siguron të dhëna për ndryshimet në mukozën e hundës, ndryshimin e ngjyrës, ënjtjen, hipertrofinë, deformimin, devijimin e septumit të hundës, praninë e sekrecioneve dhe lokalizimin, vlerësimin e bajames së tretë tek fëmijët, polipet e hundës dhe kushte të tjera që janë të rëndësishme në vlerësimin e infeksionet e sinusit.

Trajtimi i sinusitit varet nga shkaku dhe forma e inflamacionit. Mund të jetë trajtim konservator ose kirurgjikal.

Trajtimi konservativ:

Në rastet e sinusitit viral, terapia zakonisht është simptomatike / në mënyrë që të qetësojë simptomat – pikat dekongjestive ose sprejet e hundës / në mënyrë që të reduktohet bllokimi i hundës, analgjetikët  për reduktimin e dhimbjes, vitaminat, inhalimet, ngrohjet, etj.

Në rastet e sinusitit bakterial, jepet shtesë terapia me antibiotikë (më saktë sipas rezultateve të testeve mikrobiologjike) për një periudhë prej 10-14 ditësh. Në forma më të rënda, mund të sjepen edhe kortikosteroide.

Nëse konfirmohet prania e alergjisë ose ka simptoma të alergjisë, jepen antihistaminikët – antialergjikë, në formën e spreit të hundës. Në rast të sinusitit të shkaktuar nga myku / sinusit fungal, jepet terapi antifungale. Këto forma shpesh kërkojnë trajtim kirurgjik për shkak të evolucionit të shpejtë dhe pamjes së theksuar klinike.

Përveç trajtimit konservativ, mund të përdoren inhalime me kamomil, vajra esencialë, ngrohje të sinusit me llambë infra të kuqe, terapi me vitamina, etj.

Dështimi i trajtimit konservativ mund t’i atribuohet formimit të të ashtuquajturave biofilm bakterial në hapësirat e hundës / sinusit që rrit ndjeshëm rezistencën ndaj antibiotikëve. Disa studime tregojnë se në 75% të pacientëve të operuar për shkak të procesit kronik inflamator të sinuseve zbulohet prania e biofilmit bakterial.

Trajtimi kirurgjik:

Trajtimi kirurgjikal indikohet tek format kronike, të përsëritura ose të zgjatura të sinusitit

Ndryshe nga teknikat kirurgjikale klasike të përdorura më parë për trajtimin kirurgjik të sinusitit, sot përdoret teknika e FESS – kirurgjia funksionale e sinusitit endoskopik. Përparësitë e kësaj metode në krahasim me atë klasike janë:

– siguron qasje më të lehtë dhe vizualizim më të mirë të hapësirave të hundës dhe sinusit

– zvogëlon traumën operative në indet përreth

– redukton periudhën e shërimit pas operacionit.

Komplikimet e mundshme të sinusit

Rënia apo zbritja e sekrecioneve infektive nga hunda dhe sinuset mund të çojë në infeksione të traktit të poshtëm të frymëmarrjes. Kjo gjendje quhet sindromë Sinobronkiale.

Prandaj, në rastet e episodeve të shpeshta ose të përsëritura të infeksioneve të traktit të poshtëm të frymëmarrjes, veçanërisht tek fëmijët, është e rëndësishme të vlerësohen rrugët e sipërme të frymëmarrjes si një folezë e mundshme e infeksionit.

Nëse diagnoza e infeksionit të sinusit nuk përcaktohet në kohë ose nuk jepet terapia e duhur, mund të shfaqen komplikime. Zakonisht komplikimet ndodhin me anë të përhapjes së infeksionit përreth duke shkatërruar drejtpërdrejt muret e holla kockore të sinuseve ose indirekt nëpërmjet enëve limfatike të gjakut.

 Duhet të konsultoheni patjetër me mjekun tuaj otolaringolog nëse keni:

– zgjatje të simptomave të ftohjes

– përkeqësim të simptomave fillestare të ftohjes së zakonshme

– anamnezë të infeksioneve kronike të sinusit

– mungesë të imunitetit

 Diagnostikimi i hershëm i sinusitit, si dhe zbatimi i terapisë adekuate zvogëlon ndjeshëm rrezikun e komplikimeve dhe rrezikun e përhapjes së infeksionit në strukturat përreth.

Prim. Dr. Borisllav Gogushevski
Otorinolaringolog

 

 

Pika e COVID-19: Të gjitha opsionet në një vend

Edhe gjatë vitit të ri 2021, lufta kundër pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi vazhdon.

Pika jonë COVID-19 është në dispozicionin tuaj çdo ditë pune nga ora 7:00 deri në 19:00, ndërsa gjatë fundjavave orari i punës është nga ora 8:00 deri në 15:00.

Në përputhje me pikën tonë të COVID-19, përveç llojeve të ndryshme të testeve për të përcaktuar praninë e virusit, të cilat janë të gjitha të aprovuara nga OBSH, ne gjithashtu kemi siguruaredhe skanim radiologjik, skanim CT dhe marrjen e mostrave për teste laboratorike shtesë për COVID-19.

Gjithashtu janë të disponueshme të gjitha variantet e testeve për praninë e mëparshme të infeksionit të COVID-19 në trupin tuaj, siç janë antigjenet dhe antitrupat.

Janë të mundshme edhe ekzaminimet nga ana mjekut për pacientët pozitivë ndaj COVID-19, pas rezervimit të mëparshëm të kontrollit.

Të gjithë do të marrin shërbimin e nevojshëm,  dhe për ata që do të rezervojnë termin on-line, do të kenë një zbritje prej 10% të çmimit të shërbimeve.

 

Për më tepër informacion dhe për rezervimin e terminit na kontaktoni në 02/3091 484 ose në www.zmc.mk

Laboratori i gjenetikës dhe mjekësisë së personalizuar në Spitalin klinik Zhan Mitrev filloi me kërkimin e virusit të “llojit britanik” VOC 202012/01 në Maqedoni

Laboratori i gjenetikës dhe mjekësisë së personalizuar në Spitalin klinik Zhan Mitrev filloi me kërkimin e virusit të “llojit britanik” VOC 202012/01 në Maqedoni.

Këto ditë, si pjesë e punës kërkimore shkencore, kemi zhvilluar një protokoll të shpejtë PCR, sipas të cilit mund të zgjedhim kandidatë të dyshimtë për llojin e virusit VOC 202012/01 në Maqedoni. Pas selektimit, prania ose mungesa e tij konfirmohet nga gjenerata e re e sekuencave në kohë reale. Sipas analizave të deritanishme, nuk është zbuluar asnjë izolim me praninë e llojit britanik VOC 202012/01.

Por është zbuluar një lloj i njohur tashmë me konstruktimin e mëposhtëm të mutacioneve në proteinën Spike: del69-70, N439K, D614G. Ekzistojnë prova në literaturën shkencore që këto mutacione çojnë në rritjen e transmetueshmërisë së virusit dhe zvogëlimin e efektit ndaj terapisë me disa antitrupa monoklonalë dhe plazmën kovalente.

Monitorimi i rregullt i evolucionit të virusit në Maqedoni do të ketë një rëndësi të madhe në formimin e strategjive për të luftuar pandeminë, testet diagnostikuese, terapitë dhe vaksinat kundër koronavirusit. Edhe gjatë muajve të ardhshëm, laboratori ynë do të vazhdojë me punën kërkimore shkencore.

Reduktimi i shfaqjes së komplikimeve të veshkave pas kryerjes së intervenimeve të mëdha operative

Sëmundjet akute të veshkave janë të  pranishme tek të gjitha spitalet që trajtojnë pacientë me patologji kardiovaskulare, diabet, hipertension arterial ose goditje në tru. Këto sëmundje shfaqen veçanërisht  pas operacioneve të mëdha të rikontruktimit të zemrës, aortës dhe enëve të tjera të gjakut. Në rast se nuk i kushtohet vëmendja e duhur mund të shkaktojë pasoja gjatë rrjedhës së trajtimit të pacientit ose mund të japë rezultate të pafavorshme.

Prandaj, në spitalin tonë kujdesi për komplikimet e mundshme të veshkave fillon me pranimin e pacientit në spital kur bëhet përcaktimi i të ashtuquajturës rezervë renale – funksioni themelor i veshkave. Me anë të rezultateve të marra nga ekzaminimet e bëra në klinikën tonë, çdo pacient merr trajtimin dhe kujdesin e duhur në rast të shfaqjes së mundshme të dëmtimit akut të veshkave, veçanërisht nëse parashikohet operacion kardiak.

Më pas vijon marrja e masave parandaluese për të ruajtur funksionin e veshkave dhe pacienti ndiqet nga afër deri në momentin e përfundimit të trajtimit. Në rast se shfaqet dëmtimi i veshkave, përdorim diafiltrim të vazhdueshëm veno-venoz që zëvendëson funksionin e veshkave përgjatë gjithë trajtimit. Kjo ndihmon ne rigjenerimin e veshkave, duke kontrolluar në mënyrë efektive statusin e elektroliteve të ujit, normalizuar produktet toksike, duke kuruar hiperkaleminë dhe acidozën, duke eliminuar shënuesit inflamator dhe duke normalizuar mjedisin e brendshëm.

Në këtë mënyrë, përqindja e komplikimeve të veshkave reduktohet në minimum. Kujdesi nefologjik për pacientin e sëmurë nuk ndalon me shërimin e pacientit, por monitorimi i tyre vijon edhe më tej në Njësinë specijale të sëmundjeve të veshkave në klinikën tonë.