Rikujtojmë të gjithë ata të cilët dëshirojnë të bëjnë test PCR

Rezultatet njihen në të gjitha vendet në botë, dhe testet janë të certifikuara nga OBSH

Si pjesë e laboratorit gjenetik, dhe brenda Spitalit klinik Zhan Mitrev, disponojmë disa pika testimi: Zan Mitrev Clinic në Shkup, Zan Mitrev Diagnostic në Strumicë dhe dy pikat e testimit në Aeroportet në Shkup dhe Ohër.

Ekzistojnë variante të ndryshme të testeve Sars-CoV2, dhe natyrisht më të kërkuarat janë: test PCR me rezultate që i merrni të njëjtën ditë me një çmim prej 2200 denarë. Nëse testohen dy persona nga e njëjta familje, çmimi është 1500 denarë për person. Testi i shpejtë me antigjen, rezultatet e të cilit që janë gati për 40 minuta pas marrjes së mostrës, çmimi është 1500 denarë.

Orari i punës në Zan Mitrev Clinic Shkup çdo ditë nga 08:00 e mëngjesit deri në 16:00. Info tel: 02 / 3091-484

Orari i punës në Zan Mitrev Diagnostic Strumica nga e hënë – premte nga ora 07:00 deri në orën 13:00, të shtunën nga ora 09:00 deri në orën 12:00. Info tel: 034 / 320-302

Orari i punës në Aeroportin e Shkupit  nga e hëna – premte nga ora 02:00 deri në 20:00, të shtunën dhe të dielën nga ora 02:00 deri në 18:00 Info Tel: 02 / 3091-484 ose 070 / 285-751

Orari i punës në Aeroportin e Ohrit çdo ditë (përveç të mërkurës dhe të enjtes) nga 07:30 deri në 19:30

Për informacion telefononi në 070 / 285-751; E hënë – e premte nga ora 07: 00-23: 00, e shtunë-e diel nga ora 10: 00-18:00

Rënia e fshikëzës së urinës – problem i cili mund të zgjidhet

Fshikëza e urinës është e vendosur në pelvisin e vogël dhe tek gratë shtrihet në pjesën e përparme të vaginës. Me kalimin e kohës kjo mbështetje mund të dobësohet duke bërë që fshikëza të zbresë së pari në vaginë dhe më pas të dalë prej saj. Kjo zbritje mund të shkaktojë një sërë problemesh siç janë: shfaqja e infeksioneve të shpeshta të traktit urinar, probleme me urinimin, dhimbje ose djegie dhe stresinkontinencë e njohur ndryshe si mosmbajtje e urinës. Rrjedhja e urinës e shkaktuar nga teshtitja, kollitja, sforcimi dhe marrëdhëniet intime, çon në shfaqjen e infeksioneve të shpeshta të traktit urinar.

Ekzistojnë katër shkallë të rënies / zbritjes së fshikëzës së urinës:

Shkalla 1 (rënie e lehtë): Vetëm një pjesë e vogël e fshikëzës bie në vaginë.

Shkalla 2 (rënie mesatare): fshikëza e urinës depërton mjaftueshëm për të arritur hyrjen në vaginë.

Shkalla 3 (rënie e rëndë): fshikëza e urinës del jashtë vaginës.

Shkalla 4 (rënia e plotë): atëherë kur fshikëza e urinës del plotësisht jashtë vaginës; zakonisht kjo shkallë është e kombinuar me forma të tjera të prolapsit gjenital (prolapsi i mitrës, zorrës së trashë, zorrës së hollë, duodenumit, etj.).

Trajtimi i këtyre çrregullimeve është jashtëzakonisht i suksesshëm me anë të operacionit vaginal minimalisht invaziv i cili mundëson qëndrim të shkurtër në spital. Me anë të kësaj procedure arrihet rindërtimi i pozicionit të fshikëzës së urinës, si dhe zgjidhja e ndryshimeve të tjera që kanë zbritur në vaginë ose në mitër, ndryshime të cilat zakonisht shfaqen në raste të tilla. Gjithashtu shumë i rëndësishëm është dhe fakti se me anë të kësaj ndërhyrje zgjidhet me sukses  edhe problemi me inkontinencën urinare, gjë e cila përmirëson ndjeshëm imazhin personal, rrit vetëbesimin, përmirëson jetën intime dhe në përgjithësi cilësinë e jetës së gruas.

Prof. Dr.Sci. Vasil Iliev

Goditja në tru – si ta dalloni dhe parandaloni

Goditja në tru është një gjendje që ndodh kur furnizimi me gjak i trurit zvogëlohet si rezultat i bllokimit (goditje ishemike e trurit) ose këputjes apo shpërthimit të enës së gjakut (goditje hemorragjike e trurit). Pa gjak, truri nuk mund të marrë oksigjen dhe lëndë ushqyese, kështu që qelizat në zonën e prekur të trurit së shpejti mund të vdesin.

Goditja në tru është një gjendje serioze, kërcënuese për jetën që kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore, sepse qelizat e trurit mund të vdesin në vetëm pak minuta. Vdekja e qelizave të trurit bën që pjesët e trupit të kontrolluara nga zona e dëmtuar e trurit të mos funksionojnë. Trajtimi i shpejtë mund të minimizojë nivelin e dëmtimit të trurit dhe mundësinë e komplikimeve.

Për sa i përket shkallës së vdekshmërisë, goditja në tru është në vendin e tretë menjëherë pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Në fillim të shekullit 21, pothuajse 1.1 milion njerëz në Evropë përjetojnë goditje çdo vit dhe 80% e tyre janë goditje ishemike.

Goditja në tru mund të ndodhë në të gjitha grupmoshat, por është më e zakonshme tek pacientët mbi moshën 65 vjeç, megjithëse përqindja tek të rinjtë është rritur kohët e fundit, duke treguarse nevojitet një strategji më e mirë parandaluese.

Pasojat e goditjes në tru çojnë në invaliditet të rendë

Edhe pse goditja shfaqet papritur dhe zhvillohet shumë shpejt, kjo ndodh si pasojë e një mosfunksionimi që ka zgjatur me dekada. Goditja ishemike (p.sh. goditja e shkaktuar nga bllokim i enës së gjakut në tru) shoqërohet me një numër faktorësh rreziku, veçanërisht hipertensionin, kolesterolin e ngritur, diabetin, obezitetin, aritminë dhe pirjen e duhanit. Sa më shumë faktorë rreziku të jenë të pranishëm, aq më të mëdha janë shanset për të pësuar goditje në tru.

Simptomat e goditjes në tru mund të jenë të ndryshme për çdo pacient, ndër të cilat simptomat më të zakonshme janë:

  • Dobësi ose paralizë e fytyrës, krahut ose këmbës
  • Koordinim ose ekuilibër i dobët
  • Vështirësi në të folur ose vështirësi për të kuptuar të folurit
  • Vështirësi në gëlltitje
  • Probleme me shikimin (shikim i paqartë, shikim i dyfishtë ose humbje e shikimit)
  • Ngurtësi ose humbje e ndjesisë në njërën anë të trupit

Diagnoza bëhet në bazë të pamjes klinike, gjendjes neurologjike, metodave neuro-imazherike si tomografia e kompjuterizuar, me karotidografi dhe rezonancë magnetike, sonografi Doppler të karotideve dhe artereve vertebro-bazilare.

Trajtimi mund të jetë konservativ ose kirurgjik, i plotësuar me terapi fizike për rehabilitim më të shpejtë.

Kujdesi pas goditjes në tru mund të përfshijë:

  • Ekzaminim për të gjetur llojin e goditjes, vendin e dëmtimit dhe sa e rëndë është goditja (vendosja e diagnozës).
  • Skanim i trurit sa më shpejt që të jetë e mundur për të ndihmuar në përcaktimin e diagnozës.
  • Marrja e ilaçeve për të holluar mpiksjen e gjakut (tromboliza). Tromboliza nuk ofrohet gjithmonë, vetëm një numër i vogël pacientësh mund ta marrin atë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore pas goditjes në tru me qëllim për të vepruar/ndikuar.

Testi i gjakut për të kontrolluar nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak


Rekomandimi i ilaçeve për uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit, si dhe tableta për të zvogëluar rrezikun e mpiksjes së gjakut si Aspirina dhe Clopidogrel dhe antikoagulantët oralë dhe parenteralë si warfarin

Pas goditjes në tru mund të shfaqen problemet e mëposhtme:

  • Vështirësi në lëvizje dhe ecje
  • Vështirësi në gëlltitje dhe ngrënie
  • Vështirësi në të folur, të shkruar dhe kuptuar
  • Vështirësi në kontrollin e fshikëzës ose zorrës së trashë
  • Humbje të ndjesisë (plotësisht ose vetëm në njërën anë të trupit)
  • Humbje të dëgjimit, shijes ose aromës,
  • Efekte emocionale dhe psikologjike

Rehabilitimi mund të kërkojë një kohë të gjatë në varësi të ashpërsisë së goditjes.

Dr. Emilja Gorgieva
Neurologe

Ethet dhe temperatura e lartë tek fëmijët

Ethet kanë të bëjnë me temperaturën e lartë të trupit mbi 38°C dhe zakonisht janë shenjë e pranisë së infeksionit në trup.

Ethet dhe temperatura e lartë tek fëmijët e vegjël dhe foshnjat e porsalindura janë shenja të cilat tregojnë se gjendja shëndetësore e tyre është serioze dhe se është e nevojshme që fëmijën ta dërgoni menjëherë në kontroll tek mjeku pediatër.

Shumica e rasteve të shfaqjes së etheve tek fëmijët nuk kërkon ndihmë mjekësore.

Fëmijët me temperaturë të lartë duhet të jenë të hidratuar mirë dhe duhet të marrin ilaçe për uljen e temperaturës ose për reduktimin e dhimbjeve në trup.

Temperatura normale për fëmijët është 36.5°C – 38°C. Ethet shfaqen atëherë kur temperatura e trupit tek fëmija është më e lartë se 38 °C.

Ethet në vetvete nuk janë sëmundje por janë shenjë treguese e pranisë së  ndonjë sëmundje në organizëm.

Shkaqet e shfaqjes së etheve dhe temperaturës së lartë tek fëmijët

Ethet tek fëmijët shfaqen për shumë arsye.

Infeksionet janë një nga shkaqet më të shpeshta të shfaqjes së etheve tek fëmijët. Ethet në përgjithësi tregojnë se organizmi i fëmijës tuaj lufton kundër infeksionit.

Infeksionet tek fëmijët shfaqen për shkak të viruseve ose baktereve. Infeksionet të cilat shkaktojnë ethe janë:

  • Gastroenteritis
  • Ftohjet, gripi dhe infeksionet e traktit respirativ
  • Sëmundje të tilla si fruthi, variçela dhe shytat
  • Infeksionet e veshit dhe fytit, infeksioni i veshit të mesëm dhe bajamet
  • Infeksionet e traktit urinar
  • Pneumonia
  • Meningjiti.

Ekzistojnë edhe shkaqe të tjera të etheve të cilat janë më pak të zakonshme. Këto përfshijnë reaksione alergjike ndaj ilaçeve ose vaksinave, inflamacionin kronik të kyçeve, disa lloje të tumoreve dhe sëmundjeve gastrointestinale të tilla si sëmundja Crohn.

Simptomat e etheve

Ethet ose rritja e temperaturës mund të shfaqen ngadalë dhe gradualisht përgjatë disa ditëve, por gjithashtu mund të rriten shumë shpejt, si dhe të kenë luhatje gjatë ditës.

Temperatura e lartë bën që fëmijët të mos ndihen rehat. Gjatë rritjes së lartë të temperaturës së trupit, fëmijët mund të kenë dridhje dhe gjatë rënjes së saj ata fillojnë të djerësiten. Ndodh që fëmijët të dehidratohen lehtë gjatë rritjes së temperaturës së trupit dhe djerësitjes duke humbur në këtë mënyrë lëngjet e trupit, prandaj, veçanërisht në raste të tilla rekomandohet që të konsumojnë sa më shumë lëngje.

Fëmijët nga mosha gjashtë muajore deri në atë gjashtë vjeçare mund të kenë konvulsione për shkak të rritjes dhe rënjes së menjëhershme të temperaturës.

Ethet dhe shumica e sëmundjeve të cilat i shkaktojnë ato, zgjasin vetëm disa ditë, por ndonjëherë ethet mund të zgjasin edhe më tepër nëse ato janë shenjë treguese e ndonjë sëmundje kronike.
Nëse prindi mendon se fëmija e tij ka ethe, duhet të bëj matjen e temperaturës së fëmijës me anë të termometrit për të konfirmuar nëse fëmija ka temperaturë.

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?

Foshnjat nën moshën tre mujshe duhet patjetër të dërgohen në trajtim spitalor, për arsye se tek fëmijët e kësaj moshe është më e vështirë për të përcaktuar nësa vuajnë nga ndonjë sëmundje serioze. Shfaqja e etheve tek fëmijët e kësaj moshe mund të jetë shenjë e ndonjë gjendje më serioze. Fëmijët nga mosha 3 deri në 12 muaj, në rast se kanë temperaturë duhet të dërgohen në të njejtën ditë për shkak se mund të bëhet fjalë për ndonjë sëmundje serioze e cila nuk duhet neglizhuar.

Fëmijët mbi moshën 1 vjeçare duhet të dërgohen për trajtim në spital në rast se kanë shfaqje të temperaturës dhe  shfaqje të shenjave në vijim:

  • nëse fëmija është i zbehtë, letargjik dhe ndihet i dobët
  • nëse ka probleme me frymëmarrjen
  • nëse është i përgjumur dhe nuk reagon ndaj stimujve
  • nëse është i hidratuar, rrefuzon të konsumoj lëngje dhe urinon rrallë
  • nëse ankohet për ngurtësim të qafës, dhimbje koke dhe se dëshiron të qëndrojë në ambient të errët
  • Ka vazhdimisht të vjella dhe jashtëqitje të shpeshta
  • Nuk ka përmirësim gjatë 48 orëve
  • Ka dhimbje apo qan vazhdimisht

Prindi e njeh më miri fëmijën e tij, prandaj duhet t’i besojë instinkteve nëse vëren tek fëmija se nuk duket mirë ose tregon shenja të ndonjë sëmundjeje të rëndë që kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Третман на треска

Треската само по себе е ретко штетна. Општо, децата добро се справуваат со треска. Треба да третира треска само ако тоа го прави детето да се чувствува лошо. Треската има својот тек без оглед на третманот.

Trajtimi i etheve

Ethet në vetvete rrallë mund të jenë të dëmshme. Në përgjithësi, fëmijët përballen mirë me këtë gjendje. Kjo gjendje kërkon trajtim vetëm nëse fëmija ndihet keq. Ethet kanë afatin e tyre kohor pavarësisht nga trajtimi.
Gjëja më e rëndësishme është që fëmija të konsumojë sa më shumë lëngje me qëllim që të shmanget dehidrimi në organizmin e fëmijës.

  • Nëse fëmija është më pak se 6 muajsh dhe ushqehet me qumështin e gjirit, atëherë nëna duhet të shtojë vakte të tjera të dhënies së qumështit të gjirit.
  • Nëse fëmija është më pak se 6 muaj dhe ushqehet me qumësht të adaptuar me formulë, rekomandohet sasia e zakonshme e formulës.
  • Nëse fëmija është mbi 6 muaj, vazhdohet dhënia e qumështit të gjirit apo qumështit me formulë. Gjithashtu mund ti jepni fëmijës lëngje të pastra (kulluara) dhe ujë.
  • Nëse fëmija është më i madh, përdorni lëngje për rehidratimin e tij nëpërmjet gojës, të cilat mund ti blini në farmaci.
  • Fëmijës duhet ti jepni sasi të vogla por të shpeshta të lëngjeve, me qëllim për të shmangur dehidrimin.

Disa këshilla të cilat mund ta ndihmojnë fëmijën që ta përballojë më lehtë temperaturën e lartë:

  • Fëmijën duhet ta vishni me rroba sa më të lehta.
  • Gjatë temperaturës së lartë fëmijës i jepet paracetamol në dozën e nevojshme sipas rekomandimit të mjekut. Ibuprofen mund t’iu jepet edhe fëmijëve më të mëdhenj se 3 muaj. Ilaçet për uljen e temperaturës nuk jepen shpesh dhe për një kohë të gjatë, pasi ato mund të shkaktojnë efekte anësore të cilat shpesh kanë të bëjnë me dëmtimin e mëlçisë.
  • Shmangni banjot e ftohta apo masazhet e trupit me alkohol, kjo në fakt shkakton më tepër shqetësim tek fëmija.
    Mos insitoni dhe mos krijoni presion tek fëmija për ta ushqyer kur ka temperaturë. Nëse fëmija nuk ndjen uri gjatë momenteve të tilla, është akoma më mirë që të mos insistoni për ta ushqyer.
  • Nëse shfaqja e temperaturës së lartë tek fëmija është për shkak të infeksionit bakterial, atëherë ata mund të kenë nevojë për trajtim me antibiotikë për të trajtuar  infeksionin.
  • Mos harroni, fëmijës për asnjë arsye nuk duhet ti jepni aspirinë. Aspirina mund ta bëjë fëmijën të ndjeshëm ndaj sindromës Ray, një sëmundje e rrallë por potencialisht fatale. Mund të shkaktojë sëmundje serioze apo edhe vdekje tek fëmijët gjatë fruthit ose gripit.

 

Aksioni për dhurimin e gjakut organizuar nga Blood Bank – TENK dhe Spitali klinik Zhan Mitrev

Të jesh human do të thotë të jesh njeri

Dhurimi i gjakut shpëton jetë

Si pjesë e fushatës së dhurimit të gjakut të organizuar nga Blood Bank – TENK dhe Spitali klinik Zhan Mitrev, tridhjetë punonjës, përfshirë edhe vetë Dr. Zhan Mitrev, ndanë pak kohë nga oraret e tyre të plota të punës dhe dhuruan gjak me anë të të cilit do të shpëtohen jetë.

Ky aksion është i pari i këtij lloji, por falë memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim ai do të shndërrohet në një aksion tradicional dhe do të mbahet dy herë në vit.

Kampi veror për fëmijët me defekte të lindura të zemrës ZEMRA IME NË TË GJITHA NGJYRAT mbushi zemrat tona!

Këtë vit, për herë të 13 -të me radhë, në periudhën nga data 3 deri më 9 gusht në Strugë, u realizua kampi veror për fëmijët me defekte të lindura të zemrës. Si projekt, ky kamp i organizuar nga Spitali klinik Zhan Mitrev në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit tashmë është tradicional.

Ekipi psikologëve, i përbërë nga Assoc. Dr. Kristina Egumenovska dhe psikologia  Marija Axhioska si organizatore kryesore nga klinika jonë, së bashku me mjekët tanë specialistë si të ftuar të rregullt ishin të pranishëm duke organizuar aktivitete të përshtatshme në mbështetje të fëmijëve.

Këtë vit kampit veror iu bashkuan edhe mjekja jonë pediatre Prim. Dr. Bllagica Mançeva dhe kardiologu pediatrik Dr. Ivan Milev, të cilët me kënaqësi dhe vetëmohim iu përgjigjën të gjitha pyetjeve dhe dilemave të ndara nga prindërit e pranishëm atje. Ata gjithashtu patën mundësinë të mendojnë për temat e zhvillimit të seminareve edukative të organizuara nga ekipi i psikologëve.

Përmes lojës së fokusuar dhe edukative, fëmijët shijuan një javë nën shoqëri, vrapim, aktrim, konkurrim, të qeshura dhe përqafime. Ata kishin një sërë aktivitetesh fizike dhe fitnes të udhëhequr profesionalisht nga fizioterapisti Bllaze Arsov, dhe në mënyrë të barabartë shijuan aktivitetet e tjera argëtuese që u realizuan nga vullnetarët e Kryqit të Kuq të qyetetit të Shkupit të udhëhequr nga koordinatorja e të rinjve Ana Francic.

Ata gjithashtu morën një surprizë të veçantë nga Bota e Bibit dhe përralla nga libri Riso Riste dhe miqtë nga autoria Vesna Konstantinova. Gjatë ndarjes pati edhe ndonjë derdhje loti, por gjithsesi me shpresën se do të takohemi vitin e ardhshëm për të mësuar dhe argëtuar duke vrapuar lirshëm në lëndina, duke ndjekur pa u lodhur dhe duke përjetuar një gamë të plotë emocionesh pa frikë se do të na pushtojnë.

Ne ju duam fëmijë të dashur dhe mësojmë nga të gjithë ju!