Sot, me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, Spitali klinik Zhan Mitrev mbështet iniciativën e organizatës joqeveritare “Zdrava idnina” me ekzaminime falas të kryera nga mjekët tanë kardiologë.
Këtë muaj, në kuadër të aktiviteteve në klinikën tonë dhe në dy qendrat diagnostike Zhan Mitrev Diagnostic në Strumica dhe Manastir, janë kryer rreth 900 ekzaminime të zemrës falas për pacientët tanë të operuar nga zemra.
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë. Numri i vdekjeve të shkaktuara prej tyre është më i madh se nga të gjitha shkaqet e tjera së bashku. Dhe më së shumti prek vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Çdo vit, Dita Botërore e Zemrës fokusohet në një temë, dhe këtë vit tema është – Përdor zemrën për çdo zemër.
Promovuesit e këtij eventi kërkojnë që të gjithë të përdorin zemrat e tyre në mënyrën më të mirë për njerëzimin, natyrën dhe veten e tyre, për çdo person. Sepse shëndeti kardiovaskular është i rëndësishëm për çdo zemër që rreh.
Aktivitetet tona nuk do të ndalen këtu. Në periudhën në vijim, në bashkëpunim me disa institucione geriatrike, do të mundësohen ekzaminime të tilla për këtë kategori të qytetarëve.
Sëmundjet që prekin sistemin urinar kanë një prevalencë të lartë në popullatë dhe megjithëse disa çrregullime zgjidhen shpejt, ndërsa disa të tjera mund të jenë të pranishme gjatë gjithë jetës. Trakti urinar është i ekspozuar ndaj ndikimeve të jashtme, kështu që shumë shpesh është e mundur të sulmohet nga mikroorganizmat patogjenë që shkaktojnë infeksione dhe sëmundje. Përveç kësaj, për shkak të çrregullimeve gjenetike ose plakjes së traktit urinar, është e mundur të zhvillohen kushte që kërcënojnë funksionalitetin e tij.
Cilat janë sëmundjet urologjike më të shpeshta?
Sëmundjet urologjike priren të jenë më të përhapura tek femrat sesa tek meshkujt. Kjo është pjesërisht për shkak të natyrës së vetë organeve riprodhuese. Përkatësisht, femrat janë më të ekspozuara ndaj sulmit të mikroorganizmave patogjene, sepse uretra e tyre është më e shkurtër. Në përgjithësi, e gjithë popullata është e ndjeshme ndaj sëmundjeve për të cilat do të flasim më poshtë, dhe është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se nëse i njohim dhe identifikojmë simptomat, arsyet dhe shkaktarët, dhe nëse i trajtojmë ato në mënyrë të përshtatshme, është e mundur të reduktojmë incidencën e këtyre kushteve.
1. Cistiti
Cistiti është një nga sëmundjet më të zakonshme urologjike dhe në fakt është një inflamacion i fshikëzës për shkak të pranisë së infeksionit bakterial. Prandaj, shpesh njihet si “infeksion i traktit urinar”.
Cistiti është shumë më i zakonshëm tek femrat sesa tek meshkujt dhe simptomat manifestohen me:
• Dhimbje gjatë urinimit • Nevojë të vazhdueshme për të urinuar • Siklet/parehati në pjesën e pelvisit • Ethe (ethe e ulët) • Presion në pjesën e poshtme të barkut • Urina e turbullt • Erë në urinë • Hematuria (gjak në urinë) • Urinim me një sasi të vogël të urinës
Trajtimi zakonisht konsiston në përdorimin e antibiotikëve në kombinim me shumë lëngje dhe çajra, sepse zakonisht cistet janë me origjinë bakteriale.
2. Prostatiti
Prostatati ose prostata është një sëmundje tipike urologjike tek meshkujt për shkak se vetëm meshkujt kanë prostatë. Është një inflamacion i gjëndrës që prodhon spermën, lënda që ruan dhe transporton spermatozoidet. Kur kjo gjëndër është e përflakur, atëherë kemi të bëjmë me prostatit.
Simptomat më të zakonshme të prostatitit janë:
• Dhimbje gjatë ejakulimit • Dhimbje gjatë urinimit • Urinë e turbullt • Parehati në testikuj • Nevojë e vazhdueshme për të urinuar • Hematuria (gjak në urinë) • Dhimbje barku
Nëse prostatiti është për shkak të infeksionit bakterial, trajtimi do të përbëhet nga antibiotikë. Dhe mjeku mund të përshkruajë ilaçe anti-inflamatore për të lehtësuar dhimbjen dhe inflamacionin.
3. Uretriti
Uretriti është një sëmundje urologjike e karakterizuar nga pezmatimi i uretrës, e ashtuquajtur uretra, pra tubi që bën kalimin e urinës nga fshikëza në pjesën e jashtme. Shkaku kryesor është infeksioni nga bakteret ose myku, por gjithashtu mund të shkaktohet edhe nga disa viruse. Zakonisht shkaktohet nga patogjenë seksualisht të transmetueshëm, si klamidia, gonorrea ose virusi herpes simplex, që kolonizojnë muret e uretrës.
Simptomat kryesore të uretritit janë:
• Sekrecione nga uretra • Dhimbje gjatë aktit seksual • Dhimbje gjatë urinimit • Gjak në urinë dhe spermë • Ethe • Sekrecione të pazakonta vaginale • Dhimbjet në pelvis / legen
Nëse infeksioni është me origjinë bakteriale, antibiotikët do të jenë efektivë. Mund të përshkruhen edhe ilaçe për qetësimin e dhimbjeve.
4. Gurët në veshka
Gurët në veshka janë depozita të forta mineralesh që formohen në veshka si rezultat i kristalizimit të përbërësve të urinës. Arsyet kryesore janë mungesa e ujit. Mos pirja e mjaftueshme e ujit rezulton në urinë më të koncentruar. E njëjta gjë ndodh me një dietë të pasur me proteina, kripë dhe sheqer. Mbipesha është gjithashtu një faktor, siç është edhe ekzistenca e sëmundjeve digjestive, etj.
Simptomat shfaqen kur “gurët” përmes traktit urinar përpiqen të lëvizin nga veshkat në fshikëz dhe manifestohen nga:
• Dhimbje të forta nën brinjë • Dhimbje gjatë urinimit • Nevoja e vazhdueshme për të urinuar • Urinim në sasi të vogla • Urina e turbullt ose e kuqërremtë me erë të pakëndshme • Nauze dhe të vjella
Trajtimi i gurëve në veshka konsiston në antibiotikë në rast se ka të bëjë me praninë e infeksionit. Gjithashtu, nëse guri nuk mund të nxirret në mënyrë natyrale, trajtimi mund të përfshijë kryerjen e operacionit.
5. Inkontinenca urinare
Inkontinenca urinare (mosmbajtja e urinës) është një çrregullim urologjik që kompromenton shumë jetën e pacientëve. Personi i prekur humbet kontrollin mbi fshikëzën dhe nuk mund të kontrollojë nevojën për të urinuar, kështu që mund të lëshojë në mënyrë të pavullnetshme urinën kur kollitet, qesh, teshtin. Shumë shpesh pacienti nuk ka kohë për të shkuar në tualet. Është një problem i zakonshëm që ndikon në cilësinë e jetës.
Për të zvogëluar gjasat e zhvillimit të këtij çrregullimi, është e nevojshme të shmangni ose reduktoni peshën e tepërt, aktivitetet e rënda fizike, përdorimin e tepërt të kafeinës, alkoolit dhe cigareve. Një këshillë e mirë është të përfshini në dietë produkte të pasura me fibra vegjetale.
6. Nokturia (urinimi gjatë natës)
Nokturia është një çrregullim urologjik shumë i zakonshëm, veçanërisht tek personat e moshuar, të cilët detyrohen të zgjohen disa herë gjatë natës për të urinuar. Kjo do të thotë se personi i prekur nga kjo gjendje nuk arrin të pushojë, duke shkaktuar kështu /probleme shëndetësore si pasojë e çrregullimit të gjumit.
Mund të shkaktohet nga infeksionet urologjike, dështimi i veshkave, abuzimi me kafeinën dhe alkoolin, pirja e shumë lëngjeve para se të shkoni në shtrat, etj. E gjithë kjo më pas çon në një gjendje edhe më serioze të njohur si poliuria ose prodhimi i tepërt i urinës.
Trajtimi konsiston në kufizimin e marrjes së lëngjeve dhe eliminimin e kafesë dhe alkoolit, pasi janë diuretikë që rrisin aktivitetin e fshikëzës. Mund të jepen edhe antikolinergjikë, të cilët veprojnë në të kundërt, pra ulin aktivitetin e fshikëzës.
7. Pielonefriti
Pielonefriti është një sëmundje urologjike që karakterizohet me infeksion që fillon në fshikëzën urinare ose uretër, por përhapet në veshka, duke shkaktuar çrregullime të ndryshme të veshkave.
Simptomat kryesore të pielonefritit janë:
• Nevoja e vazhdueshme për të urinuar • Dhimbje gjatë urinimit • Ethe • Hematuria (gjak në urinë) • Gjak në spermë • Nauze dhe të vjella • Urinë e turbullt
Kjo sëmundje duhet trajtuar shpejt, përndryshe mund të çojë në dështim të rëndë të veshkave ose bakteremi, që nënkupton kalimin e baktereve në gjak. Këto dy komplikime janë kërcënuese për jetën. Prandaj, trajtimi i duhur antibiotik duhet të fillohet menjëherë.
8. Dështimi i veshkave
Insuficienca renale është një sëmundje urologjike e karakterizuar nga dobësim i papritur akut ose dështim gradual-kronik, humbje e kapacitetit të pastrimit të veshkave. Shkaqet e kësaj sëmundjeje janë të ndryshme: trauma në veshka, gurë në veshka, probleme të qarkullimit, insuficiencë kardiake, tension i lartë etj.
Simptomat më të zakonshme janë: • Ulje e vëllimit të urinës gjatë urinimit • Ënjtje në ekstremitetet e poshtme • Lodhje dhe dobësi • Vështirësi në frymëmarrje • Të përziera • Presion në gjoks/kraharor • Çorientim
Kur veshkat nuk mund të funksionojnë më, atëherë trajtimi do të përbëhet nga transplantimi i veshkave ose terapia me dializë, apparat I cili heq artificialisht mbetjet nga trupi.
9. Sindroma nefrotike
Sindroma nefrotike është një sëmundje urologjike e karakterizuar nga sekretimi i tepërt i proteinave në urinë. Është për shkak të dëmtimit të enëve të gjakut të veshkave, gjë që i bën qelizat e veshkave detyrimisht të nevojshme për filtrim, duke mos qenë në gjendje të mbajë proteinat dhe më pas ti eliminojë ato.
Shkaktarët më të shpeshtë janë sëmundjet e tjera të veshkave, marrja e shumë medikamenteve ose infeksionet, veçanërisht hepatiti.
Simptomat më të zakonshme të sindromës nefrotike janë: • Urina me shkumë • Ënjtje e syve dhe këmbëve • Shtim në peshë • Humbje oreksi • Lodhje
Trajtimi konsiston në zgjidhjen e problemit apo sëmundjes që ka shkaktuar sindromën nefrotike. Mjeku do të përshkruajë barna për të kontrolluar presionin e gjakut, diuretikë, hollues gjaku, supresantë të sistemit imunitar, etj.
10. Kanceri i fshikëzës së urinës
Zhvillohet në qelizat uroteliale të fshikëzës dhe zakonisht prek më shumë meshkujt sesa femrat. Shkaktarët më të shpeshtë të këtij kanceri janë: pirja e duhanit, ekspozimi ndaj dozave të larta të rrezatimit ose kimikateve, acarimi kronik i fshikëzës dhe infeksionet.
Simptomat më të zakonshme të këtij kanceri janë: • Hematuria (prania e gjakut në urinë) • Polyuria (nevoja për të urinuar shumë herë në ditë) • Dhimbje në pelvis/legen • Dhimbje gjatë urinimit • Dhimbje shpine
Trajtimi varet nga stadi i kancerit dhe nga personi, ndaj mjeku do të zgjedhë mes kimioterapisë, radioterapisë, imunoterapisë etj.
Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit (ADA), prediabeti është një gjendje ku nivelet e glukozës në gjak janë më të larta se normalja, por ende jo aq të lartë sa për t’u diagnostikuar si diabet. Pacientët me diabet pothuajse gjithmonë kanë kaluar një periudhë prediabeti, në shumicën e rasteve pa vënë re ndonjë ndryshim. Faktorët e rrezikut për prediabetin janë në thelb të njëjtë me ata të diabetit. Këtu përfshihen mosha mbi 45 vjeç, historia familjare pozitive e diabetit, rritja e peshës trupore (shoqëruar nga hiperinsulinemia ose rezistenca ndaj insulinës), prania e sindromës metabolike (rritja e presionit të gjakut, kolesteroli dhe rritja e peshës trupore), mungesa e aktivitetit fizik, etj.
Simptomat mund të jenë të pranishme por jo domosdoshmërisht. Zakonisht shfaqen simptoma të ngjashme me diabetin si tharja e gojës, etja, urinimi i shpeshtë, rritja e apetitit, etj., si dhe mund të ndodhin edhe disa nga ndërlikimet që ndodhin në rastin e diabetit.
Prediabeti manifestohet në dy gjendje – dëmtim të glicemisë esëll dhe dëmtim të tolerancës ndaj glukozës. Glicemia e dëmtuar diagnostikohet me vlera të larta të regjistruara të glicemisë esëll (pa ngrënë) me një konstatim të rregullt në testin oral të tolerancës së glukozës, ndërsa me dëmtim të tolerancës së glukozës kemi vlera më të larta se vlerat normale në orën e dytë të testit oral të tolerancës së glukozës, por gjithsesi më e ulët se 11.1 mmol/l. Disa pacientë mund ti kenë të dyja gjendjet në të njëjtën kohë. Për diagnozën përdoren kriteret e mëposhtme: glicemia e matur esëll 5,6 mmol/l – 6,9 mmol/l, vlera e hemoglobinës së glikolizuar HbA1c 5,7% – 6,4% dhe vlera e glicemisë e matur në orën e dytë gjatë një testi oral të tolerancës së glukozës prej 7,8 mmol. /l – 11,1 mmol/l.
Në shumicën e rasteve, parashtesa “pre” në rastin e prediabetit jep një efekt nënvlerësues të kuptimit të përgjithshëm të kësaj gjendjeje, e cila merret shumë lehtë, madje nuk merret në konsideratë ekzistenca e kësaj gjendje. Duhet ditur se në këtë fazë tashmë fillon procesi i dëmtimit të enëve të vogla të gjakut të zemrës, syve, trurit, veshkave. Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit, këta pacientë kanë një rrezik të vazhdueshëm të zhvillimit të diabetit të tipit 2 (rrezik 25-40% gjatë 5 viteve të ardhshme) dhe një rrezik në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare.
Lajmi i mirë është se kjo gjendje mund të kthehet plotësisht pas, pra ka gjasa që organizmi i pacientit të mund të kthehet në një homeostazë të shëndetshme, ose të paktën të vonojë fillimin e diabetit për një periudhë më të gjatë kohore.
Me reduktimin e 5-7% të peshës totale trupore dhe aktivitetin e rregullt fizik të moderuar (30 minuta në ditë gjatë 5 ditëve të javës) zvogëlohet ndjeshëm rreziku i zhvillimit të diabetit dhe largohet gjendja e prediabetit. Në Klinikën Zhan Mitrev jemi në dispozicion për të diagnostikuar në kohë prediabetin dhe për të ndërhyrë në mënyrë korrekte, në mënyrë që të kthehemi sa më shpejt në rrugën e duhur të shëndetshme.
Faktet që kemi publikuar rreth hemofiltrimit vazhdojnë me publikimin e numrave të pacientëve me Covid-19 të cilët janë trajtuar me këtë metodë në Spitalin klinik Zhan Mitrev. Të gjitha këto të dhëna (numra dhe përqindje) janë përpunuar me ekspertizë nga ekipi i Spitalit klinik Zhan Mitrev dhe i janë dorëzuar Institutit të Shëndetit Publik dhe të gjitha organeve kompetente.
Duke filluar nga muaji qershor i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2022, në Spitalin klinik Zhan Mitrev janë trajtuar gjithsej 1738 pacientë nga COVID-19, prej tyre 625 pacientë ose 35.9% janë trajtuar me CRRT-hemofiltrim me filtër Oxyris. Metoda është përdorur vetëm tek ata pacientë, pamja klinike e të cilëve përshtatej me zonën e indikacioneve të dhëna në rekomandimet e vetë prodhuesit Baxter dhe e miratuar nga FDA (Food and Drug Administration në SHBA) për përdorimin e filtrit Oxyris për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
Nga këta pacientë, 599 ose 95,8% ishin në gjendje të rëndë dhe kritike, 140 (22,4%) në gjendje kritike dhe 459 (77,6%) në gjendje të rëndë sipas parametrave për përcaktimin e rëndesës së pamjes klinike të përshkruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Nga totali i pacientëve të trajtuar me Covid-19, 400 pacientë ose 64% kishin një saturim nën 80%, 139 pacientë (22.2%) kishin një saturim nën 70% gjatë pranimit në spital dhe saturimi më i ulët i matur gjatë pranimit ishte 37.
Gjetje radiologjike në stadin e 3-të që është në fakt një formë e rëndë e ARDS kanë pasur 315 (50.4%) nga pacientët e pranuar, ndërsa 264 (42.2%) ishin në stadin e 2-të (me ARDS tashmë të zhvilluar), 40 pacientë ose (6.4%) kanë pasur gjetje radiologjike me pneumoni – stadi 1.
Madje 544 pacientë ose 87,04% kishin vlera të larta të CRP mbi 50, dhe 408 prej tyre kishin CRP mbi 100, 408 pacientë (65,3%) kishin nivele të larta të D-dimereve, nga të cilët 87 (13,9%) ishin jashtëzakonisht të larta mbi 10,000 dhe 441 (70.6%) kishin vlera të larta të ferritinës. Pas hemofiltrimit (CRRT) tek 353 pacientë (56,5%) u zvogëlua vlera e IL6 (interleukinës 6), dhe tek 142 (22,7%) vlerat e IL6 u normalizuan, gjë që tregon përmirësim të gjendjes së pacientëve.
Para se ti nënshtrohen hemofiltrimit (CRRT) tek pacientët, është konstatuar përkeqësim i pamjes/pasqyrës klinike, gjë që shihet nga fakti se gjatë përfshirjes së CRRT 428 (74.9%) e pacientëve kanë pasur gjetje radiologjike në stadin e 3-të, d.m.th. formë e rëndë e ARDS, 264 (42.2%) e pacientëve me gjetje radiologjike në stadin e 2-të – ARDS të zhvilluar dhe vetëm 7 ishin në stadin e 1-rë të pneumonisë së zhvilluar. Për më tepër, këta të fundit kishin shënues të lartë inflamatorë (CRP dhe IL6), 483 (77.3%) kishin IL6 të lartë dhe 191 (14.6%) kishin stuhi citokine në pranim dhe tek 123 (19.7%) e pacientëve kjo është zhvilluar gjatë qëndrimit në spital. Nga pacientët e trajtuar, 502 (80.3%) kishin nevojë për trajtim me ventilim joinvaziv dhe 338 (54.08%) janë intubuar dhe janë vendosur në ventilim mekanik.
Nga pacientët që janë trajtuar për Covid-19 në Klinikën Zhan Mitrev, 294 prej tyre ose 47% kanë qenë të shtruar më parë në institucione të tjera shëndetësore.
Theksojmë se në Spitalin klinik Zhan Mitrev nuk është kryer asnjë eksperiment me hemofiltrim. Përkundrazi, bëhet fjalë për një metodë dhe pajisje mjekësore të vjetër, aplikimi i së cilës për trajtimin e pacientëve me Covid-19 është praktikuar në SHBA, Kanada, Gjermani, Zvicër, Spanjë, Itali, Kroaci dhe vende të tjera dhe është përdorur për herë të parë nga mjekët në Kinë gjatë valës së parë të pandemisë në Vuhan.
Gjëndra tiroide prodhon hormonin e tiroidit, i cili kontrollon shumë aktivitete të trupit, duke përfshirë shpejtësinë e djegies së kalorive dhe shpejtësinë e rrahjeve të zemrës. Kushtet e ndryshme patologjike të gjëndrës tiroide shkaktojnë prodhim më të ulët ose më të lartë të hormoneve tiroide. Në varësi të sasisë së hormoneve që prodhon gjëndra tiroide, mund të ndiheni aktiv ose të lodhur, ose mund të shtoni ose humbni peshë. Gratë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje tiroide në krahasim me burrat, veçanërisht pas shtatzënisë ose menopauzës.
Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël në formë fluture e vendosur në bazën e qafës, pak poshtë mollës së Adamit. Nga kjo gjëndër sekretohet hormoni i tiroides, i cili përmes qarkullimit të gjakut arrin në të gjitha pjesët e trupit dhe kontrollon metabolizmin e trupit.
Si ndikojnë problemet e tiroides tek gratë?
Gratë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të tiroides në krahasim me burrat gjatë jetës së tyre. Sëmundja e tiroides tek gratë mund të shkaktojë:
Probleme me ciklin menstrual. Gjëndra tiroide mundëson një cikël të duhur menstrual.
Probleme për të mbetur shtatzënë. Kur sëmundja e tiroides prek ciklin menstrual, ajo ndikon edhe në ovulim. Në këtë mënyrë mund ta bëjë më të vështirë procesin e shtatzënisë.
Probleme gjatë shtatzënisë. Problemet e tiroides gjatë shtatzënisë mund të shkaktojnë probleme shëndetësore si për nënën ashtu edhe për foshnjën.
Ndonjëherë simptomat e shkaktuara nga problemet e tiroides ngatërrohen me simptomat e menopauzës. Sëmundjet e tiroides (veçanërisht hipotiroidizmi) kanë më shumë gjasa të shfaqen pas menopauzës.
Këto janë sëmundjet e tiroides që prekin më shumë femrat:
Çrregullime që shkaktojnë hipotiroidizëm
Çrregullime që shkaktojnë hipertiroidizëm
Tiroiditi
Gusha
Nodujt/nyjet e tiroides
Karcinoma e gjëndrës tiroide
Hipotiroidizmi – kur gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone tiroide. Pastaj kemi një ngadalësim të funksioneve të ndryshme trupore dhe metabolizmit.
Shkaku më i zakonshëm i hipotiroidizmit në Shtetet e Bashkuara është sëmundja e Hashimotos. Tek ata persona me sëmundjen e Hashimotos, sistemi i tyre imunitar krijon autoantitrupa kundër gjëndrës tiroide. Ky proces dëmton gjëndrën tiroide dhe nuk prodhon mjaftueshëm hormone.
Hipertiroidizmi – një gjendje ku gjëndra tiroide prodhon më shumë hormone tiroide sesa i duhen trupit. Kështu kemi një përshpejtim të funksioneve trupore dhe metabolizmit.
Tiroiditi – inflamacion i gjëndrës tiroide.
Shkaqet e tiroiditit përfshijnë:
Sëmundjet autoimune, të tilla si diabeti i tipit 1 dhe artriti reumatoid
Faktorët gjenetikë
Infeksionet virale ose bakteriale
Disa lloje të ilaçeve
Dy lloje të zakonshme të tiroiditit janë tiroiditi Hashimoto dhe tiroiditi pas lindjes.
– Gusha – zmadhimi jonormal i gjëndrës tiroide. Mund të shfaqet vetëm për një kohë të shkurtër dhe të kalojë vetë pa trajtim. Ose mund të jetë një simptomë e një gjendjeje tjetër të tiroides që ka nevojë për trajtim.
Disa nga faktorët që shkaktojnë gushën përfshijnë:
Tiroiditin Hashimoto
Sëmundjen e Graves
Nyjet e tiroides
Tiroiditi
Karcinomën e gjëndrës tiroide
Simptoma e vetme e strumës/gushës është ënjtja e qafës. Mund të jetë mjaft e madhe për t’u parë ose ndjerë në prekje. Gusha e theksuar së tepërmi mund të shkaktojë ngurtësim të qafës, kollë, probleme me gëlltitjen ose frymëmarrjen dhe presion mbi enët e gjakut në qafë. Në këtë rast, mjeku juaj do të kryejë disa teste për të parë nëse kjo gjendje është shkaktuar nga prania e një sëmundjeje tjetër të tiroides.
Nyja në gjëndrën tiroide. Nyja mund të jetë e ngurtë ose e mbushur me lëng ose gjak. Mund të shfaqet vetëm një ose disa nyje. Nyjet e tiroides janë të zakonshme dhe shfaqen shumë më shpesh tek femrat sesa tek meshkujt. Nuk dihet ende pse krijohen nyje në një gjëndër tiroide normale.
Karcinoma e tiroides – shumica e njerëzve kanë një nyjë para-ekzistuese të tiroides që nuk shkakton simptoma. Nëse shfaqen simptoma, ato mund të jenë ënjtje, ndjenjë shtrëngimi në fyt, vështirësi në gëlltitje ose frymëmarrje, zë i ngjirur. Për të zbuluar natyrën e nyjës, është e nevojshme të bëhen teste shtesë. 95% e nyjeve të diagnostikuara janë beninje.
Ekipi i specialistëve endokrinologë dhe internistë në Spitalin klinik Zhan Mitrev është në dispozicionin tuaj për diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha ndryshimeve të gjëndrës tiroide.