Teste të reja për antitrupa ndaj Sars Cov2

Doza e shëndetit ditor

Korrik 07,2020

Përshëndetje,
Unë jam Dr. Olivera Zhivkovska, specialiste në mjekësinë biokimike, pjesë e ekipit të laboratorisë biokimike në Zan Mitrev Clinic. Dua t’ju informoj se në laboratorin tonë kryhet testi imunologjik dhe testi serologjik për përcaktimin sasior të antitrupave IgG ndaj virusit Sars Cov2 në gjak. Në laboratorinë tonë gjenetike tashmë kryhet testi molekular PCR për detektimin e virusit Sars Cov2 me anë të brisit. Testi molekular na tregon praninë e infeksionit aktiv, ndërsa testi i ri serologjik na tregon se tashmë pacienti e ka përjetuar apo kaluar më parë infeksionin. Testet serologjike dhe ato molekulare plotësojnë njëri-tjetrin dhe me kombinimin e dy testeve vërehet ndjeshmëria më e lartë se 99%. Nëse me anë të testit molekular bëhet detektimi i pranisë së vetë virusit, me ndihmën e matjes së përqëndrimit të antitrupave merret informacion nëse organizmi ka qenë në kontakt me virusin dhe cila është përgjigja imunologjike e organizmit në me luftën me këtë virus. Por duhet të tregoni kujdes përsa i përket kohës se kur duhet të kryhen testet molekulare dhe kur ato serologjike, pasi në rast se testi bëhet shumë herët, mund të jap rezultate negative ndërkohë që pacienti është pozitiv. Koha e kryerjes është tepër e rëndësishme për përdorimin e duhur tëtë dyja testeve. Testi serologjik që kryhet në laboratorinë tonë është test i çertifikuar nga CE (kontrolli europian), gjendet në listën e testeve të propozuara nga OBSH dhe është i regjistruar në vendin tonë. Bëhet fjalë një analizues imunitar plotësisht automatik. Ndryshe  nga testet e shpejta, rezultati i marrë me anë të  këtij testi është i saktë, ka përqëndrim numerik të antitrupave të pranishëm, dhe testi ka ndjeshmëri dhe specifikë klinike jashtëzakonisht të lartë.

Specifike dhe senzitive – kjo është masa bazë me të cilën vlerësohen testet serologjike. Sa më e lartë të jetë përqindja e specifikës dhe ndjeshmërisë së testit, aq më e madhe është besueshmëria e rezultateve që marrim. Sa më e lartë të jetë specifika dhe ndjeshmëria, aq më pak është e mundur marrja e  rezultateve të rreme pozitive dhe akoma më pak marrja e rezultateve të rreme negative. Testi që ne përdorim është 99,90% specifik dhe ka 100% ndjeshmëri pasi të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga rezultati i parë pozitiv i PCR ose 17 ditë pas shfaqjes së simptomave të para. Këto janë përqindje  të shkëlqyera me anë të të cilave mund të besojmë në rezultatet e këtyre testeve.

Matja e përqendrimit të antitrupave IgG është e rëndësishme për:

➢ Zbulimin e pacientëve asimptomatik

➢ Ndjekjen e infeksionit tashmë të kaluar

➢ Ndjekjen e një pjese të popullatës ndaj ekspozimit të virusit (p.sh. punonjësit e shëndetësisë)

Mundësia për selektimin e plazmës (gjakut) nga pacientët të cilët tashmë e kanë kaluar infeksionin, për qëllime terapeutike