Edhe dy pacientë të tjerë shkojnë në shtëpi pas trajtimit të suksesshëm në qendrën Covid të klinikës tonë

Doza e shëndetit ditor

24 Korrik, 2020

– Babai im është 65 vjeç dhe dy javë më parë shëndeti i tij u përkeqësua shumë. E dërguam në një nga spitalet shtetërore, ku u pranua menjëherë dhe na thanë se kishte koronavirus. Babai im kishte vështirësi në frymëmarrje, temperaturë dhe lëvizte me vështirësi. Pasi e dërguam në spital, nuk e pamë më. Disa herë përmes kontakteve na informuan se gjendja e tij po përkeqësohej gjithnjë dhe më tepër dhe se shumë shpejtë do të përfundote në respirator. “Ishte një shenjë për ne se duhej të vepronim dhe të bënim diçka për të mos e humbur”, shprehet e bija e pacientit ndërkohë që pret që babai i saj të dalë nga spitali dhe sëbashku të kthehen në shtëpi.

Pacienti u pranua në klinikën tonë në gjendje të pavetëdijshme dhe në një gjendje jashtëzakonisht kritike. Ekipi ynë mjekësor menjëherë ndërmori të gjitha masat të cilat nënkuptojnë trajtimin e pacientit pozitiv ndaj Covid 19. Ai u vendos në qendrën Covid dhe menjëherë nisi trajtimi me anë të hemofiltrimit. Gjatë gjithë trajtimit 12-ditor, familja u informua vazhdimisht për të gjitha fazat dhe metodat me të cilat pacienti është trajtuar.

– Pasi e dërguam babain tim në Zan Mitrev Clinic, na informuan menjëherë në mënyrë të detajuar në lidhje me gjithçka që do të ndërmernin. Pas hemofiltrimit të tretë, babai im dëshironte të kthehej në shtëpi, plotësisht i vetëdijshëm dhe në gjendje të mirë. Ishte me të vërtetë befasuese për ne, ky trajtim i shpëtoi jetën babait tim. Tani, pas më pak se dy javë, do të kthehet në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore, me rezultat negativ të koronavirusit, i freskët dhe tepër i gëzuar. Falenderojmë të gjithë ekipin mjekësor të kësaj klinike dhe veçanërisht Dr. Zhan Mitrev i cili në këtë kohë të errët dhe kaotike ju jep shpresë të gjithë pacientëve të sëmurë rëndë, dhe jo vetëm shpresë por  gjithashtu shpëtim dhe jetë – shton e bija e pacientit duke përqafuar babanë e saj.

Një ditë më parë, një tjetër pacient i cili ishte i hospitalizuar në qendrën Covid në spitalin tonë gjithashtu pas trajtimit të suksesshëm është kthyer në shtëpi në Kosovën fqinje. Për përvojën e tij në spitalin tonë, dëshmon vetë pacienti:

Të njejtën gjë e konfirmon edhe i biri i pacientit, i cili është mirënjohës që babai i tij tashmë ndodhet në shtëpi në gjendje shëndetësore të mirë, të qëndrueshme dhe dukshëm pozitive.