Ablacioni i parë i fëmijës i kryer në Zan Mitrev Clinic

Doza e shëndetit ditor

27 Shtator, 2018

My alt text

Ekipi i kardiologëve intervenues të Zan Mitrev Clinic sot për herë të parë në shtet bënë ablacion të fëmijës, më saktësisht, ablacion të rrugës aksesore në rajonin e djathtë postero-septal.

Bëhet fjalë për fëmijë tetëvjeçar që për një kohë më të gjatë ka pasur problem me takikardi dmth. punë të shpejtë të zemrës. Intervenimi përfundoi në mënyrë të suksesshme ku pas një periudhe të shkurtër fëmija me prindërit e tij do të lëshohet në shtëpi. Nga ekipi që e kreu këtë intervenim thonë që në vend të parë ka qënë siguria e pacientit për çka vëmendja ka qënë më e madhe si edhe rezultati përfundimtar pozitiv.

Prindërit u drejtuan tek ne dhe kërkuan ndihmë për këtë fëmijë që vuante nga takikardia. E pranuam dhe sot me tre ekipe të përbëra nga anesteziologë, kardiologë dhe elektrofiziologë, bëmë studim elektrofiziologjik. U provokua një kardio ku impulsi udhëton në rrugë normale dhe kthehen nëpër rrugën aksesore në rajonin e djathtë postero-septal dhe këtu e ndërpremë atë impuls. Rezultati është ablacion i suksesshëm i rrugës aksesore në rajonin e djathtë postero-septal. Fëmija kishte takikardi, por edhe qarkullim të impulsit ndërmjet atriumit, barkushes dhe rrugës aksesore, dhe ne e ndërpresim vetëm një pjesë të rrugës dhe në atë mënyrë ndërpritet vetëm takikardia. E ndërpresim atë rrugë që nuk le pasoja, dhe ajo është kjo rrugë aksesore. Në atë mënyrë e zgjidhim këtë problem. Sepse është fëmijë domethënë se është e nevojshme anestezi specifike, dhe duhet të punohet me material më të vogël dhe më të hollë të cilin ne në Zan Mitrev Clinic e kemi dhe e përdorim – shpjegojnë nga ekipi i klinikës tonë.