00389 2 3091 484
Tetor 10,2021
Anemia është një sëmundje në të cilën qelizat e kuqe të gjakut bien nën nivelin normal. Anemia në thelb nënkupton mungesën e mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut në trup. Qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë hemoglobinë, një proteinë e veçantë pigmenti që mundëson transportin dhe dërgimin e oksigjenit tek qelizat e tjera në trup.
Kjo është thelbësore sepse qelizat në muskujt dhe organet e fëmijëve kanë nevojë për oksigjen për të mbijetuar, zhvilluar dhe rritur, dhe rënia e numrit të qelizave të kuqe të gjakut mund të shkaktojë stres në organizëm.
Rritja e shpejtë është shpesh shkaku i shfaqjes së sëmundjes, ndaj fëmijët në vitin e parë të jetës dhe adoleshentët janë dy grupmoshat që janë më të prirura ndaj shfaqjes së anemisë.
Anemia mund të shfaqet me zbehje, nervozizëm, lodhje dhe dobësi. Edhe pse këto simptoma mund t’ju shqetësojnë, anemia është përgjithësisht e lehtë për t’u trajtuar, veçanërisht nëse zbulohet herët.
Gjithashtu është e nevojshme që prindërit të jenë të vetëdijshëm për masat që mund të marrin për të parandaluar shfaqjen e kësaj sëmundjeje.
Anemia diagnostikohet me anë të analizës së gjakut, e cila zakonisht kryhet gjatë shfaqjes së shenjave të para.
Fëmijët që kanë rënie të numrit të rruazave të kuqe të gjakut mund të kenë verdhëz (zverdhje të lëkurës ose syve) dhe të kenë urinë në ngjyrë të errët (ngjyrë çaji).
Fëmijët me anemi të rëndë mund të vuajnë edhe nga simptoma të tjera:
Fëmijët që kanë mungesë hekuri në ushqimin e tyre ndodh që të ndjejnë nevojën për të konsumuar gjëra të pazakonta, të tilla si akulli, dheu, argjila dhe niseshte misri. Kjo sjellje njihet si “pika” (çrregullim). Nuk është e rrezikshme nëse fëmija juaj nuk konsumon diçka toksike. Zakonisht “pika” përfundon me trajtimin e anemisë dhe me rritjen e fëmijës.
Anemia nga mungesa e hekurit dhe anemia ushqyese mund të parandalohen duke e lejuar fëmijën tuaj të konsumojë një dietë të ekuilibruar mirë. Bisedoni me mjekun tuaj se çfarë diete duhet të përfshini në vaktin e fëmijës tuaj për të parandaluar aneminë.
Mënyrat për të parandaluar aneminë nutritive: Mos i jepni fëmijës qumësht lope deri në moshën një vjeç. Dhënia e qumështit të lopës para se fëmija juaj të jetë gati mund të shkaktojë humbje gjaku në lëvizjet e zorrëve dhe gjithashtu mund të zvogëlojë sasinë e hekurit të përthithur nga zorrët.
Nëse ushqeni me gji: Fëmija juaj do të ketë furnizim të mjaftueshëm me hekur në moshën të paktën 4 muajsh. Në moshën 4 muajshe, fëmija juaj duhet të marrë suplemente hekuri krahas ushqyerjes me gji derisa të fillojë të hajë ushqime të pasura me hekur (për shembull, mish të kuq ose drithëra të pasura me hekur). Flisni me mjekun tuaj pediatër përsa i përket selektimit të ushqimit të duhur për fëmijën tuaj dhe sa hekur shtesë nevojitet.
Nëse jeni duke ushqyer me gji: Jepni një formulë të fortifikuar me hekur. Qumështi i përshtatur me përqendrim të ulët të hekurit mund të shkaktojë anemi të mungesës së hekurit.
Shmangni dhënien e më shumë se dy gotave qumësht lope në ditë për fëmijët mbi 12 muaj. Qumështi i lopës ka përmbajtje të ulët të hekurit, nga ana tjetër mund t’i bëjë fëmijët të ndihen të ngopur, duke reduktuar nevojën për ushqime të tjera të pasura me hekur të cilat domosdoshmërisht duhet ti konsumojnë.
Fëmijët më të rritur duhet të ushqehen me një dietë të ekuilibruar me produkte që përmbajnë hekur. Drithërat janë të pasura me hekur (lexoni etiketën për t’u siguruar). Ushqime të tjera që janë burime të pasura me hekur janë: mishi i kuq, e verdha e vezës, patatet, domatet, fasulet ose bishtajoret dhe rrushi i thatë.
Inkurajoni të gjithë familjen të pijë lëngje frutash të shtrydhura ose të konsumojë ushqime të pasura me vitaminë C për të rritur përthithjen e hekurit në trup. Edhe pse disa perime përmbajnë shumë hekur, në shumë prej tyre hekuri vjen në një formë që është e vështirë për t’u absorbuar nga trupi, por në raste të tilla vitamina C luan një rol të rëndësishëm në absorbimin e hekurit në në organizëm.