00389 2 3091 484
Janar 01,2021
Atrofia vaginale ka të bëjë me dobësinë, thatësinë dhe pezmatimin e mureve të vaginës dhe ndodh pikërisht atëherë kur trupit tuaj i mungon hormoni i estrogjenit, zakonisht pas menopauzës.
Për shumë gra, atrofia vaginale jo vetëm që e bën marrëdhënien seksuale të dhimbshme, por gjithashtu shkakton vështirësi dhe probleme me urinimin. Për shkak se kjo gjendje ka të bëj me një kombinim të simtomave vaginale dhe urinare, mjekët për të përshkruar atrofinë vaginale shpesh përdorin termin “sindromi gjeniturinar në menopauzë (GSM)”.
Reduktimi i nivelit të estrogjenit shkakton ndryshime në trupin tuaj, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetoni me probleme dhe vështirësi të shkaktuara nga GSM. Ekzistojnë mënyra të thjeshta dhe efikase për trajtimin e këtij problemi.
Simtomat
Këto janë disa nga shenjat dhe simptomat e sindromës gjenitourinare në menopauzë:
Shkaqet
Sindromi gjenitourinar në menopauz është i shkatuar nga reduktimi i prodhimit të estrogjenit. Për shkak të reduktimit të estrogjenit, indet vaginale bëhen më të holla, më të thata, më pak elastike dhe të thyeshme.
Reduktimi i nivelit të estrogjenit mund të shfaqet në rastet në vijim:
Shenjat dhe simptomat e sindromit gjenitourinar në menopauzë mund të shfaqen dhe të gjenerojnë probleme gjatë periudhës para menopauzës, ose mund të mos manifestojnë asnjë problem deri sa të kalojnë disa vite pas fillimit të menopauzës. Edhe pse është një gjendje e zakonshme, jo të gjitha gratë në menopauzë vuajnë nga ky sindrom.
Faktorët e rrezikut
Disa faktorë rreziku mund të kontribuojnë në shfaqjen e sintromit gjenitourinar në menopauzë siç janë:
Komplikimet
Sindroma gjenitourinare në menopauzë rrit rrezikun e:
Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?
Shumë gra në menopauzë zhvillojnë sindromë gjenitourinare. Por pak prej tyre kërkojnë trajtim. Për shkak se ndjejnë turp të flasin me mjekun për simptomat e tyre, shpesh pranojnë të jetojnë sëbashku me simptomat.
Konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni shkaqe të pashpjegueshme të gjakderdhjes ose pigmentimit vaginal, shkarkim të pazakontë, dhimbje ose djegie ose dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale që nuk zhduket edhe pas përdorimit të kremit hidratues vaginal ose lubrifikant me bazë uji.
Terapia sistemike me estrogjen
Nëse thatësia e vaginës shoqërohet me simptoma të tjera të menopauzës, të tilla si valë të nxehta të moderuara ose të pakontrolluara të cilat janë mjaftë të njohura për gratë në menopauzë, mjeku juaj mund të sugjerojë trajtim me kremëra estrogjeni, pilula dhe produkte të tjera vaginale ose orale të estrogjenit. Mjeku juaj do t’ju tregojë për rreziqet dhe përfitimet e estrogjenit oral dhe nëse është e nevojshme të merrni edhe ndonjnjë hormon tjetër të quajtur progestin së bashku me estrogjenin.