Klubi i shahut veteran “Shkupi 72” është pjesë e kombëtares së Maqedonisë që garon në Kampionatin Botëror të shahut ekipor për veteranë, i cili zhvillohet nga 19 deri më 28 shtator në Strugë. Pjesëmarrja dhe gara e veteranëve të klubit “Shkupi 72” u mundësua me ndihmën financiare dhe materiale të Klinikës Zhan Mitrev si pjesë e angazhimit të saj për nxitjen e aktiviteteve rekreative në të gjitha grupmoshat.
Në përbërjen e kombëtares së klubit të shahut “Shkupi 72” janë FM (mjeshtri i FIDE-s) Ljubomir Ilic (kapiten), FM Aleksandar Kralevski, Ilija Stosevski, FM Ljubomir Haxhi-Manev dhe Mile Trajkovski. Në dy xhirot e para, shahistët tanë morën dy fitore të bujshme ndaj Italisë (e renditur e 9-ta) dhe Austrisë.
Pas 6 raundeve të luajtura, skuadra jonë është në vendin e 18-të me 5 pikë të fituara. Në raundin e shtatë (sot më 26.09) Maqedonia luan kundër Anglisë 2.
Turneu në Strugë luhet sipas sistemit zviceran të ndeshjeve, me 9 raunde. Në garë marrin pjesë 46 ekipe nga mbi 20 vende të botës, të ndara në dy kategori, ES-50 (mbi 50 vjeç) dhe ES-65 (mbi 65 vjeç). Në turneun ES-50 marrin pjesë 22 ekipe kombëtare nga 15 vende. Në këtë kategori përfshihen edhe tri ekipe kombëtare për femra (Maqedonia, Anglia dhe Kina), si dhe Kombëtarja e Maqedonisë e shahisteve të verbër dhe me shikim të dobët.
Në turneun ES-65 marrin pjesë 26 ekipe kombëtare nga 18 vende. Vlerësimin më të lartë e kanë përzgjedhjet e Gjermanisë, Anglisë 1 dhe Izraelit. Në këtë kategori përfshihen edhe dy kombëtare për femra (Gjermania dhe Letonia).
Kombëtarja e Maqedonisë, e renditur në pozicionin e 18-të, përbëhet vetëm nga anëtarët e Klubit të Shahut Veteran “Shkupi 72”.
Kardiomiopatitë përfaqësojnë një grup heterogjen sëmundjesh të muskujve të zemrës që shoqërohen me anomali mekanike, funksionale dhe/ose elektrike që zakonisht çojnë në zhvillimin e hipertrofisë ose dilatimit të papërshtatshëm ventrikular. Ato ndodhin si pasojë e disa arsyeve, ndër të cilat predispozita gjenetike është më e zakonshme. Kardiomiopatitë mund të jenë sëmundje që prekin rreptësisht vetëm zemrën ose mund të jenë pjesë e një sëmundjeje të përgjithësuar sistemike, e cila shpesh çon në vdekje kardiovaskulare ose dështim progresiv të zemrës me cilësi të dëmtuar të jetës. Ky grup i madh sëmundjesh përfshin kardiomiopatinë hipertrofike.
Çfarë është kardiomiopatia hipertrofike dhe pse shfaqet?
Kardiomiopatia hipertrofike është një gjendje në të cilën vërehet trashje e shtuar (hipertrofi) e barkushes së majtë me përmasa të septumit interventrikular mbi 15 mm, pa një arsye specifike dhe të qartë. Me fjalë të tjera, hipertrofia nuk është për shkak të hipertensionit arterial ose stenozës së aortës. Është karakteristike se hipertrofia është asimetrike, barkushja e majtë ka një zgavër të vogël, ka një gradë presioni të rritur midis barkushes së majtë dhe daljes së saj, dhe indi i muskujve kardiak ka një pamje të njollosur. Sëmundja shfaqet si rezultat i mutacioneve në gjenet që kodojnë proteinat sarkomerike kardiake.
Pse është e rëndësishme që kjo sëmundje e zemrës të diagnostikohet menjëherë?
Diagnostikimi në kohë i kësaj gjendjeje është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse kjo sëmundje shoqërohet me rrezikun e vdekjes së papritur kardiake. Kardiomiopatia hipertrofike është shkaku kryesor i vdekjes së papritur kardiake te atletët/sportistët (46%)! Në mbi 50% të rasteve, trashëgohet në mënyrë autosomike dominuese, që do të thotë se trashkëgohet nga prindi me një rrezik deri në 50%. Prandaj, këshillimi gjenetik rekomandohet për pacientin dhe anëtarët më të afërt të familjes.
Si manifestohet?
Shfaqja klinike e sëmundjes ndryshon. Pacienti mund të mos ketë simptoma prej vitesh dhe nëse ka, ato janë jo specifike (gulçim, lodhje, dhimbje gjoksi, të fikët, palpitacione), mund të kalojë kohë derisa të vërtetohet lidhja e tyre me gjendjen.
Si diagnostikohet?
Për diagnostikimin e kësaj gjendjeje kryesisht përdoret elektrokardiografia (EKG) dhe ekokardiografia, e cila në fakt është metoda kryesore (më e zakonshme) diagnostike përmes së cilës vërtetohet sëmundja. Gjithashtu, merret parasysh aplikimi i monitorimit 24-48 orësh të ritmit të zemrës Holter, ekokardiografisë së stresit dhe rezonancës magnetike të zemrës.
Si klasifikohet sëmundja?
Kardiomiopatia hipertrofike ka dy forma kryesore:
Obstruktive (1 – në nivelin e pjesës dalëse të barkushes së majtë ose 2- në pjesën e mesme të ventrikulit)
Jo-obstruktive (1- asimetrike ose 2 – apikale – që prekin vetëm majën e muskulit të zemrës).
Çfarë trajtimi mund të aplikohet?
Trajtimi mund të jetë:
medikamentoz (Beta-bllokuesit janë ilaçi i zgjedhur për pacientët simptomatikë, megjithëse medikamente të shumta përdoren sa herë që është e nevojshme).
operative (miektomia septale ose procedura Morrow).
ndërhyrëse/intervente (ablacioni i septumit me alkool).
Çfarë masash shtesë mund të zbatohen?
Me rrezikun e vdekjes së papritur kardiake, kur merren parasysh disa parametra klinikë dhe diagnostikues, vendoset një pajisje – një defibrilator kardioverter i implantueshëm (ICD). Parandalon në mënyrë të sigurt dhe efektive vdekjen e papritur kardiake te pacientët me rrezik të shtuar për aritmi ventrikulare.
Shumica e pacientëve me këtë sëmundje kanë një jetë normale dhe produktive, ndërsa një numër i vogël i tyre do të kenë simptoma të konsiderueshme dhe rrezik për shfaqjen e komplikimeve.
Pacientët duhet të shmangin aktivitetet sportive kompetitive/konkuruese, por nga ana tjetër duhet të mbajnë një mënyrë jetese të shëndetshme. Në varësi të simptomave dhe rrezikut të komplikimeve, ata mund të aplikojnë/kryejnë një shkallë të caktuar të sporteve rekreative.
Është tepër e rëndësishme që këta pacientë të mbajnë një indeks të shëndetshëm të masës trupore (BMI), të shmangin dehidratimin, konsumin e duhanit dhe alkoolit, veçanërisht në rastet e obstruksionit të pjesës dalëse të ventrikulit të majtë.
Pacientët duhet të shmangin frenuesit PDE-5 për shkak të vazodilatimit dhe hipotensionit kërcënues për jetën.
Shumica e pacientëve do të mund të përfshihen në procesin e punës. Kur planifikoni një shtatzëni, gjithmonë konsultohuni me mjekun specialist. Në mungesë të simptomave dhe faktorëve të rrezikut, fëmijët duhet të lejohen të kryejnë aktivitete fizike aerobike të lehta deri në mesatare, në përputhje me këshillën e kardiologut të tyre.
Klinika Zhan Mitrev mbetet me strukturën e vjetër të pronësisë. Negociatat përfundimtare për hyrjen e partnerit strategjik, fondit holandez Balkan Alliance Healthcare, nuk përfunduan me marrëveshje përfundimtare. Ne mbetemi të përkushtuar në punën tonë në Klinikën Zhan Mitrev dhe zhvillimin e standardeve në kujdesin shëndetësor privat. Prioriteti ynë mbeten pacientët tanë dhe investimet në këtë fushë nuk do të kenë aspak rënie. Pas 23 vitesh ekzistence të suksesshme, ne vazhdojmë misionin e vendosjes së standardeve më të larta në shërbimet shëndetësore në vend.
Pavarësisht vështirësive me të cilat përballemi për shkak të bllokimit të llogarisë, ne vazhdojmë të investojmë dhe zhvillojmë. Aktualisht menaxhmenti i Klinikës nuk është duke negociuar me kompani të tjera të interesuara.
Kjo patologji është më e zakonshme gjatë muajve të dimrit dhe temperaturave të ulëta, por në raste përjashtuese mund të shfaqet edhe gjatë muajve të verës për shkak të përdorimit të kondicionerëve dhe ndryshimeve të temperaturës.
Sinuset janë zgavra kockore të mbushura me ajër në kockat e fytyrës dhe rreth hundës. Ato lidhen me zgavrat e hundës përmes hapjeve të vogla kockore. Sinusiti është inflamacion ose infeksion që shfaqet në zonën e zgavrave, sinuseve paranazale.
Zakonisht ndodh pas një ftohjeje virale. Konsiderohet si një gjendje e zakonshme që mund të haset shpesh por gjithashtu mund të trajtohet lehtësisht.
Si shfaqet sinusiti?
Gjatë çdo ftohjeje virale, membrana e sinuseve paranazale – mukoza – pezmatohet, ashtu si dhe mukoza e të gjitha rrugëve të sipërme të frymëmarrjes (fyti, hunda, sytë). Normalisht, ky inflamacion ndalon në momentin kur ndalon edhe ftohja virale, e cila mund të zgjasë për rreth një javë. Por ndonjëherë, kur ka pengim të theksuar të zgavrave që lidhin sinuset me zgavrat e hundës dhe sekreti i tyre nuk drenohet (kullon) mirë, ndodh superinfektimi i asaj mukoze të pezmatuar nga bakteret e orofaringut tek fëmijët.
Në rastin e shfaqjes së superinfeksionit, simptomat e ftohjes rishfaqen, përkeqësohen ose vazhdojnë.
Cilat janë simptomat?
Zakonisht, sinusiti dyshohet kur ftohja zgjat më shumë se zakonisht, por gjithashtu ka edhe simptoma të tjera demosturese:
Kollë që nuk përmirësohet pas shtatë ose dhjetë ditëve të para të simptomave të ftohjes
Ftohje që fillimisht përmirësohet por zhvillon temperaturë dhe rritje të sekrecioneve
Ethe të vazhdueshme
Përkeqësimi i kongjestionit të hundës
Erë e keqe e gojës pas zgjimit
Mbidjeshmëri apo dhimbje gjatë prekjes së fytyrës
Cilat janë ndërlikimet e mundshme?
Ndër komplikimet më të zakonshme, sidomos tek fëmijët e vegjël, është infeksioni i orbitës së syrit (celuliti periorbital dhe orbital), i cili manifestohet me ënjtje me ngjyrë të kuqërremtë të qepallave të njërit sy, pa rrjedhje.
Nëse fëmija diagnostikohet me sinusit, ka shenja paralajmëruese që tregojnë shfaqjen e ndërlikimit të gjendjes: ethe të vazhdueshme pas 2-3 ditësh trajtimi me antibiotikë, inflamacion i syve, temperaturë e lartë, dhimbje koke e fortë, ndryshime në shikim, konfuzion, ngurtësim i qafës. Në këto raste rekomandohet të konsultoheni patjetër me mjekun.
Si mund të parandalohet?
Është e rëndësishme që fëmijët të kenë një kalendat të plotë vaksinimi për të shmangur infeksionet e shkaktuara nga bakteret agresive ose rezistente ndaj antibiotikëve. Tymi i duhanit shkakton acarim/irritim të mukozës së frymëmarrjes, ndaj rekomandohet gjithmonë që fëmija të mos jetë në ambient të ndotur nga tymi i duhanit. Trajtimi me antibiotik i ftohjes së zakonshme NUK parandalon zhvillimin e sinusitit, përkundrazi, mund të favorizojë infeksionin nga bakteret rezistente.
Si trajtohet?
Sinusiti viral, i cili shfaqet gjatë ftohjes, nuk kërkon më shumë trajtim sesa larja e hundës me lëndë fiziologjike. Vitamina C, zinku, ekinacea, dekongestantët, antihistaminet sistemike ose mukolitikët nuk janë treguar të dobishëm në trajtimin e këtij problemi.
Përsa i përket diagnozës klinike të sinusitit bakterial, mjeku juaj do t’ju përshkruajë terapi me antibiotik të përshtatshëm për moshën e fëmijës, të cilin ai do ta marrë për 7-10 ditë si dhe do t’ju informojë për faktorët e mundshëm të rrezikut.
Ekipi profesional i otorinolaringologëve në Spitalin klinik Zhan Mitrev është në dispozicionin tuaj për të gjitha problemet tuaja shëndetësore që lidhen me veshin, hundën dhe fytin (ORL).
Biostimulimi me laser përdor pajisje që gjenerojnë rrezatim laser me frekuencë të ulët në rrezen e dukshme infra të kuqe. Fuqia e këtyre rrezeve është nga 1 deri në 500 mW. Gjatë kryerjes së terapisë së biostimulimit me laser (LLLT), probabiliteti i efekteve anësore është shumë i ulët. Trajtimet janë absolutisht pa dhimbje, prandaj mund të përdoren për gjendje kronike, subakute dhe akute. Terapia kryhet nga fizioterapistë të specializuar në terapinë e sistemit muskuloskeletor.
Gjatë procedurës së trajtimit, temperatura e indeve rritet për më pak se 0,5 gradë Celsius. Laserët që gjenerojnë rrezatim 500-760 nm në gjatësi përdoren për të rrezatuar indet e vendosura cekët nën lëkurë, ndërsa në sëmundjet e vendosura më thellë indi rrezatohet me rrezatim infra të kuqe 800-950 nm.
Parametrat e trajtimit përshtaten me specifikat e sëmundjes dhe efektiviteti i trajtimeve varet nga përshtatja e duhur e tyre. Për kushte të ndryshme përdoren gjatësi vale të ndryshme rrezatimi dhe doza të ndryshme energjie.
Aplikimi i biostimulimit me laser
Cilat sëmundje/kushte trajton? Kjo metodë e sigurt ka aplikim të gjerë në terapinë fizikale. Indikacionet për përdorimin e biostimulimit me laser janë:
Ndryshimet degjenerative në kyçe
Ndryshimet degjenerative të shtyllës kurrizore
Neuralgji
Gjendje subakute dhe kronike të indeve
Gjendje subakute dhe kronike të kyçeve
Dekubite dhe hematoma
Epikondilit lateral
Gihti
Sindroma e tunelit karpal
Dhimbje muskulore për shkak të lëndimit
Spike kalkaneale
Fraktura, ndrydhje, dislokime
Paraliza nervore
Plagët që janë të vështira për t’u shëruar.
Si i ndihmon pacientët biostimulimi me laser?
Ky lloj rrezatimi laser me energji të ulët ka përfitimet e mëposhtme në inde:
antiedematoze
vepron ne menyre anti-inflamatore
ka përmirësim të mikroqarkullimit
përshpejtim në rindërtimin e indeve
stimulim në proceset imunologjike
stimulim të angiogjenezës,
rritje të potencialeve të aktivitetit me fibrat nervore,
rritje të aktivitetit të enzimës,
ndryshime në potencialin e membranave qelizore,
ndryshime në sekretimin e neurotransmetuesve, hormoneve dhe kininave.
Në nivelin qelizor, ndihmon në:
përshpejtimin e shkëmbimit të elektroliteve ndërmjet qelizës dhe mjedisit,
rritjen e aktivitetit biologjik,
efektin anti-mutagjenik,
rastin e ndryshimeve në strukturën e kristaleve të lëngëta të membranave biologjike
rritjen e sintezës së kolagjenit, proteinave, ARN dhe ATP.
Përveç kësaj, efekti i përdorimit të biostimulimit me laser ndihmon edhe në: rritjen e nivelit të endorfinës, rritjen e aktivitetit të pompës sodium-kalium, rritjen e sintezës së ATP, ADN-së dhe ARN-së, përthithjen më efikase të limfedemës, rritjen e fagocitozës dhe angiogjenezës dhe rritjen e numrit të mitokondrive në qelizë (metabolizëm më i shpejtë qelizor). Biostimulimi me laser është përdorur për shumë vite në terapinë fizikale. Kjo metodë rekomandohet veçanërisht në rastet e plagëve të vështira për t’u shëruar dhe për trajtimin e dhimbjeve.
Trajtimet që përdorin vetitë e dobishme të laserit përdoren aktualisht, ndër të tjera, në dermatologji, stomatologji, mjekësi sportive dhe kozmetologji.
Bllazhe Arsov Fizioterapist i diplomuar Specialisti për rehabilitim në kirurgji, traumatologji dhe ortopedi
Kryerja e ushtrimeve është thelbësore për të mbajtur zemrën të shëndetshme dhe për të jetuar një jetë të shëndetshme. Përse? Trupit, organizmit tonë i nevojitet aktivitet fizik dhe ekspozimi afatgjatë ndaj një jete sedentare (ulur) në fakt i shkakton probleme. Mungesa e aktivitetit fizik është një faktor rreziku kryesor për sëmundjet kardiovaskulare.
Cilat janë rekomandimet?
Praktikoni të paktën 150 minuta në javë aktivitet aerobik me intensitet të moderuar ose 75 minuta në javë aktivitet aerobik të fuqishëm. Ju gjithashtu mund të aplikoni një kombinim të të dyjave, mundësisht të planifikuar gjatë gjithë javës.
Rritni sasinë dhe intensitetin e aktivitetit fizik gradualisht me kalimin e kohës (nga intensitet i moderuar deri në të lartë) për të forcuar muskujt.
Me kryerjen e ushtrimeve 5 orë në javë (300 minuta) do të mund të merrni shumë më tepër përfitime për shëndetin tuaj
Kaloni më pak kohë ulur. Edhe aktivitetet me intensitet të moderuar mund të kompensojnë disa nga rreziqet e shkaktuara nga jeta sedentare (e ulur).
Në fakt, sipas standardeve të Shoqatës Amerikane të Zemrës nga viti 2013 për kryerjen e ushtrimeve – “Kryerja e ushtrimeve mund të kategorizohet si një trajtim mjekësor parandalues, domethënë një pilulë që duhet të merret pothuajse çdo ditë”.
Sindroma “Liza në botën e çudirave” është një gjendje klinike e rrallë, por alarmante, e karakterizuar nga episode të shkurtra të shtrembërimit të imazheve/perceptimit të një trupi të caktuar, madhësisë, distancës, formës apo marrëdhënies hapësinore të objekteve apo ngjarjeve me kalimin e kohës.
Është një gjendje karakteristike që shfaqet veçanërisht në fëmijëri. Shkaqet e shfaqjes së kësaj sindrome nuk dihen plotësisht, por më së shpeshti simptomat shoqërohen me migrenë në fëmijëri, epilepsi të lobit temporal, tumore të trurit, ndikim të substancave psikoaktive ose infeksione të shkaktuara nga virusi Ebstein-Barr. Shkaku më i zakonshëm janë dhimbjet e kokës si rezultat i migrenës, të cilat mund të shoqërohen me të përziera dhe të vjella.
Simptoma kryesore e kësaj gjendje është ndryshimi i perceptimit vizual dhe imazhit të objekteve. Format duken të shtrembëruara, objektet dhe pjesët e trupit janë shumë të mëdha ose shumë të vogla në sytë e fëmijës. E gjithë kjo shkakton, siç mund të presim, konfuzion dhe çorientim.
Sipas rezultateve të një studimi të kryer në vitin 2014 nga një grup neurologësh nga Universiteti i Pensilvanisë, në përpjekje për të kuptuar më mirë sindromën Liza në botën e çudirave, u arrit në përfundimet e mëposhtme:
Shfaqet kryesisht tek fëmijët nga mosha 8 vjeç.
33% e këtyre fëmijëve kishin vuajtur nga migrena ose nga ndonjë lloj infeksioni në ndonjë moment të jetës së tyre.
Vetëm 6% e fëmijëve pësuan një dëmtim në kokë.
U arrit në përfundimin se kjo gjendje e kishte origjinën nga aktiviteti elektrik i trurit ku vëreheshin ndryshime të vogla.
Shfaqja e një grupi të tillë simptomash tek fëmija kërkon shqyrtime të thella neurologjike. Terapia që mund të përdoret për këtë lloj sindrome konsiston në terapinë profilaktike të migrenës dhe një dietë ushqimore të veçantë.
Dr. Katerina Vasileva Dimovska Specialiste pediatre
Disleksia është paaftësia për të mësuar dhe lexuar. Ekzistojnë disa lloje të paaftësive të nxënies (të mësuarit), disleksia është një prej tyre, ku si term do të thotë se individi ka vështirësi në të lexuar, edhe pse është mjaftueshëm inteligjent dhe i motivuar për të mësuar. Personat me disleksi kanë vështirësi të lexojnë rrjedhshëm dhe pa gabime. Ata gjithashtu mund të kenë vështirësi për të kuptuar dhe shkruar saktë. Këto vështirësi nuk lidhen me inteligjencën e individit.
Disleksia është një çrregullim i të mësuarit që përfshin vështirësi në të lexuar për shkak të problemeve në identifikimin e tingujve të të folurit dhe të kuptuarit se si ato lidhen me shkronjat dhe fjalët (ose deshifrimin e tyre). Disleksia, e quajtur edhe “vështirësi në të lexuar”, prek zonat e trurit që përpunojnë gjuhën. Njerëzit me disleksi janë zakonisht me inteligjencë normale dhe gjithashtu me shikim normal.
Disleksia zbulohet/përcaktohet në fëmijëri, kur fëmija fillon të mësojë shkrim dhe lexim. Shumica e fëmijëve me disleksi mund të jenë të suksesshëm në shkollë me ndihmën e mësuesve ose një programi të specializuar mësimor. Mbështetja emocionale gjithashtu luan një rol të rëndësishëm. Vlerësimi i hershëm dhe qasja e përshtatshme japin rezultate të mira në kapërcimin e këtij problemi. Disleksia ndonjëherë mbetet e padiagnostikuar me vite dhe nuk pranohet si e tillë edhe në moshën madhore. Por nuk është kurrë vonë për të kërkuar ndihmë.
Fëmijët me disleksi
Fëmija bën lexim vizual dhe nxjerr përfundime në vend që të lexojë. Për shembull, mund të lexojë “kapur” në vend të “hapur” ose “nditur” në vend të “ngritur”. Fëmijët me këtë lloj disleksie mund të lexojnë fjalë të njohura, por kanë vështirësi në leximin e fjalëve të panjohura dhe të gjata. Fëmijët dhe të rriturit me disleksi mund të kenë vështirësi në leximin e fjalive të plota, por edhe të fjalëve individuale. Shpesh i kopjojnë gabimisht fjalët edhe pse shohin si janë shkruar.
Si të ofrohet ndihmë për fëmijët me disleksi
Si prindër, ne mund të ndihmojmë në trajtimin e disleksisë duke ndjekur këto këshilla:
Zbuloni se cila është vështirësia specifike e fëmijës.
Punoni me të në aktivitete specifike për të kapërcyer vështirësitë e tij.
Përdorni lojën si mjet pune.
Mos i bëni presion të tepruar fëmijës.
Mbajeni fëmijën të motivuar dhe të angazhuar.
Shenjat e disleksisë së mundshme
Mosha parashkollore
Shenjat se fëmija i vogël mund të jetë i prirur ndaj disleksisë përfshijnë:
Vonesa në fillimin e të folurit.
Mësimi i ngadalshëm i fjalëve të reja.
Probleme me formimin e saktë të fjalëve, të tilla si ndryshimi i tingujve të fjalëve ose ngatërrimi i fjalëve me tinguj të ngjashëm.
Vështirë në kujtimin ose shqiptimin e emrave, shkronjave, numrave dhe ngjyrave
Vështirësi në mësimin e vjershave apo lojrave me rimë.
Mosha shkollore
Kur fëmija fillon shkollën, shenjat dhe simptomat e disleksisë mund të bëhen më të dukshme, ato përfshijnë:
Nivel më të ulët të leximit nga pritshmëria e moshës.
Probleme me përpunimin dhe të kuptuarit e asaj që dëgjon.
Vështirësi në gjetjen e fjalës së duhur ose në formulimin e përgjigjeve të pyetjeve.
Problem me kujtimin e gjërave të mësuara tashmë.
Vështirësi për të dalluar (dhe nganjëherë dëgjuar) ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet shkronjave dhe fjalëve.
Pamundësi për të shqiptuar një fjalë të panjohur.
Vështirësi drejtshkrimore.
Ka nevojë për më shumë kohë se zakonisht për të përfunduar detyrat që përfshijnë lexim ose shkrim.
Shmang pothuajse gjithmonë aktivitete që përfshijnë lexim dhe shkrim.