Në kongresin ndërkombëtar të këtij viti në Edinburgh të Skocisë, organizuar nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë (ESC) dhe Shoqata e Infermierëve Kardiovaskularë dhe profesioneve të ngjashme (ACNAP), klinika jonë dhe vendi ynë u përfaqësuan nga infermierja Susana Dimishkovska. Me këtë kongres është pranuar si anëtare e rregullt, si një nga 20 vendet që janë pjesë e kësaj shoqate.
Tema e kongresit, “Vendosim zemrat tona në kujdesin ndaj pacientëve”, pasqyron synimin për të nxjerrë në pah njëkohësisht të gjitha dimensionet e praktikës kardiovaskulare, me një fokus të veçantë tek pacienti.
Të dyja shoqatat punojnë për të përmirësuar kujdesin kardiovaskular për pacientët që jetojnë me ose në rrezik të sëmundjeve të zemrës nëpërmjet aplikimit të praktikës së avancuar profesionale dhe zgjidhjeve inovative për të përmirësuar rezultatet në të gjithë spektrin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Shoqata ekziston që nga viti 2018, kur Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC) në Mynih votoi dhe vendosi të hap Këshillin e Infermierisë Kardiovaskulare dhe Profesioneve të ngjashme (CCNAP) në shoqatën (ACNAP). Që nga fillim ACNAP ka qenë një shoqatë dinamike dhe bashkëpunuese e specializuar në parandalimin, rehabilitimin dhe menaxhimin e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare.
Misioni i tyre është të promovojnë përsosmërinë në infermierinë kardiovaskulare dhe profesionet e lidhura me to përmes praktikës, edukimit dhe kërkimit.
Ata besojnë se infermierët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor kanë një rol kyç në kujdesin ndaj zemrës. Ndërhyrjet e zhvilluara,të testuara dhe të zbatuara nga infermierët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë mund të ndihmojnë pacientët të parandalojnë, përshtaten dhe shërohen nga sëmundjet e zemrës.
Vizioni i tyre është një pasqyrim i vetë aspiratave të tyre. I urojmë atyre edhe shumë kongrese të tjera të suksesshme.