Menopauza – faza e pashmngshme e jetës së çdo gruaje

Menopauza është një proces fiziologjik që ndodh tek gratë rreth moshës pesëdhjetë vjeç dhe është rezultat i mungesës hormonale të estrogjenit dhe progesteronit, të cilët për shkak të niveleve të reduktuara, ndalojnë së kryeri funksionin e tyre. Përveç humbjes së ciklit, menopauza përfshin edhe një sërë ndryshimesh që mund të ndikojnë në cilësinë e jetës për shumë gra.

Si manifestohet menopauza?

Simptomat e menopauzës janë individuale. Ato shfaqen në faza dhe kanë një shkallë dhe intensitet të ndryshëm tek çdo grua.
Para fillimit të menopauzës ekziston një periudhë e njohur si perimenopauzë dhe kjo mund të zgjasë për ca kohë para se të ndodhë vetë menopauza.

Simptomat më të zakonshme në vitet e para, madje edhe në perimenopauzë, mund të jenë:
• Sindroma klimatike: afshe të nxehta dhe pagjumësi
• Simptomat psikologjike: ankth, mungesë të humorit dhe paqëndrueshmëri emocionale

Ndërmjet dy dhe tre viteve pas ciklit të fundit:
• Atrofi vulvo-vaginale
• Thatësi e përgjithësuar

Ndërmjet 5 dhe 10 viteve pas humbjes së ciklit:
• Osteoporoza
• Sëmundje kardiovaskulare

Cilat janë anët positive ushtrimeve apo aktivitetit fizik gjatë menopauzës?

Ushtrimet fizike të individualizuara, aktiviteti fizik i moderuar, të përshtatura me moshën dhe gjendjen individuale të çdo gruaje, janë të rekomanduara dhe të dëshirueshme për shkak të efekteve të tyre pozitive në gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Ato kontribuojnë në:

  • Përfitimet muskuloskeletore. Kryerja e ushtrimeve rrit masën kockore (duke ulur rrezikun e osteoporozës). Ndikon në ruajtjen dhe forcimin e muskujve, duke rezultuar me reduktim të rrezikut nga rënia dhe shfaqja e frakturave.
  • Përfitimet për sarkopeni (humbje të masës muskulore). Gratë me masë muskulore të ruajtur kanë lëvizshmëri dhe ekuilibër shumë më të madh.
  • Përfitimet kundër faktorëve të rrezikut kardiovaskular dhe metabolik. Ushtrimet ndikojnë pozitivisht në rregullimin e presionit të gjakut, dislipidemisë (kolesterol-triglicerideve), diabetit dhe rezistencës ndaj insulinës dhe sigurisht në kontrollin e peshës së tepërt trupore.
  • Efektet njohëse, disponimi dhe cilësia e jetës. Ushtrimi ndihmon në balancimin e hormoneve, veçanërisht në atë të lumturisë, duke ndikuar në mirëqenien e përgjithshme.
  • Reduktimi i dhimbjes. Dhimbja që vjen nga fibromialgjia dhe problemet osteoartikulare mund të lehtësohen ndjeshëm.

Aktiviteti fizik që duhet të praktikojë gruaja varet nga gjendja fizike e gruas, por në çdo rast duhet të jetë i moderuar. Me fillimin e ushtrimeve të rregullta, efektet pozitive në humor do të vihen re menjëherë, dhe lodhja dhe stresi do të neutralizohen. Edhe cilësia e gjumit do të përmirësohet. Sigurisht, ushtrimet intensive duhet të shmangen pasdite dhe në mbrëmje.

Në Spitalin Klinik Zhan Mitrev, ekipi i ekspertëve të gjinekologëve, endokrinologëve, diabetologëve dhe ortopedëve është në dispozicionin tuaj, të cilët mund të ndihmojnë me këshilla, diagnostikim dhe trajtim të personalizuar të kësaj gjendjeje tek gratë.

Bëni rezervimin e terminit tuaj në 00389 2 3091 484

25 Maj – Dita Botërore e Tiroides

Sot është Dita Botërore e Tiroides. Kjo ditë filloi të festohet për herë të parë në vitin 2008, për të nxitur rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjet e shkaktuara nga dëmtimi i funksionit të tiroides. Parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi në kohë janë mënyra më e mirë për të reduktuar numrin e këtyre sëmundjeve.
Çrregullimet e gjëndrës tiroide mund të kenë natyrë morfologjike ose funksionale. Për konfirmimin e tyre kërkohet një ekzaminim endokrinologjik dhe analiza laboratorike.
Çrregullimet morfologjike ose çrregullimet në strukturën e gjëndrës manifestohen si formacione nodulare ose cistike, ndërsa çrregullimet funksionale mund të stimulojnë prodhimin e tepërt të hormoneve të tiroides (hipertiroidizëm) ose të shkaktojnë shkatërrim të gjëndrës dhe mungesë të hormoneve (hipotiroidizëm). Çrregullimet e gjëndrës tiroide përfshijnë inflamacionin akut (tiroiditi subakut) dhe inflamacionin kronik (tiroiditi i Hashimotos).
Karcinoma e tiroides është sëmundja malinje më e zakonshme e sistemit endokrin.

Tumoret e diferencuara si karcinoma papilare ose karcinoma folikulare e gjëndrës tiroide shpesh mund të kurohen dhe prognoza është e mirë për pacientët tek të cilët sëmundja zbulohet në një fazë të hershme. Karcinoma anaplastike është agresive, i përgjigjet dobët trajtimit dhe ka një prognozë të dobët. Karcinoma medulare përbën 5-10% të të gjitha llojeve të kancerit të tiroides.

Trajtimi i kancerit kryesisht konsiston në ndërhyrje kirurgjikale.

Shqurtimet/ekzaminimet
– Ekzaminimi laboratorik (analiza hormonale)
– Ekzaminimi radiodiagnostik (ekografia e gjëndrës tiroide, CT e qafës)
– Biopsia e nodulit me gjilpërë të hollë (FNAB)

Trajtimi
– Trajtim medikamentoz/ me ilaçe
– Trajtim kirurgjik

Ekzaminim i plotë në Klinikën Zhan Mitrev për pjesëmarrësit e Handball Camp 40×20 Macedonia

Pjesëmarrësit në Handball Camp 40×20 Macedonia iu nënshtruan një kontrolli të plotë shëndetësor në Klinikën Zhan Mitrev. Klinika Zhan Mitrev, si partner mjekësor dhe institucion shëndetësor me përgjegjësi sociale, ka kryer ekzaminimet e plota të gjendjes psiko-fizike të të gjithë pjesëmarrësve në kamp. Përcaktimi i gjendjes shëndetësore të hendbollistëve të rinj përfshinte disa segmente dhe u krye në kushtet më moderne nga stafi profesional i klinikës.

Handball Camp 40×20 Macedonia mbahet për të dytin vit radhazi në Ohër dhe është i dedikuar për djem dhe vajza të moshës 7 deri në 17 vjeç. Kontrollimi i gjendjes aktuale shëndetësore është prioriteti kryesor i organizatorit të kampit si dhe i partnerit mjekësor që është Handball Camp 40×20 Macedonia Spitalin klinik Zhan Mitrev.

Doc. Dr. Planinka Zafirovska, moderatore e një prej kongreseve më prestigjioze të kardiologjisë – EACVI 2023

Shoqata Evropiane për teknikat e imazhit kardiovaskular (EACVI) ka organizuar tradicionalisht edhe këtë vit eventin më të rëndësishëm në fushën e diagnostikimit kardiovaskular. Këtë herë qyteti pritës ishte Barcelona, ku ekspertë me përvojë u takuan me fillestarë për të zhvilluar temën e fokusit të këtij viti me titull: “Jini në zemër të imazheve me më shumë synime “. Doc. Dr. Planinka Zafirovska ishte një nga moderatoret e sesionit në të cilin u prezantuan dhe u diskutuan rastet komplekse të kardiomiopative dhe roli i rezonancës magnetike në diagnozën e tyre. Gjithashtu, në skenën kryesore si pjesë e kuizit të ekokardiografisë, Dr. Planinkna prezantoi një rast të pazakontë nga praktika klinike që tërhoqi shumë vëmendje.

Diagnostifikimi modern kardiovaskular promovon përdorimin e teknologjisë së kombinuar të imazherisë (ekokardiografi, MR të zemrës, kardiologji nukleare dhe CT kardiake) me qëllim diagnostikimin e hershëm dhe menaxhimin e rezultateve të sëmundjeve kardiovaskulare. Klinika Zhan Mitrev ndjek trendet dhe rekomandimet moderne të kardiologjisë dhe disponon ekokardiografi duke përfshirë teknika të avancuara si imazhet 3D dhe “Strain” imaging, tomografinë e kompjuterizuar të zemrës duke përfshirë calcium scoring, koronarografinë jo-invazive dhe së fundmi perfuzionin e stresit me rezonancë magnetike të zemrës, një test që ende e quajnë “one stop shop” sepse me një ekzaminim që nuk përdor rrezatim, mund të merret informacion i plotë dhe i detajuar për morfologjinë dhe funksionin e zemrës dhe strukturave të saj.

Ndarja tradicionale e kuponëve për ekzaminime pediatrike për të porsalindurit nga Komuna Qendër – Shkup

Kur bëhet fjalë për të vegjlit, ne kemi gjithmonë nderin që jemi të përfshirë. Në kuadër të memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim me Komunën Qendër – Shkup, në manifestimin e mbajtur në parkun e Frankofonisë, Spitali klinik Zhan Mitrev ndau kupona për ekzaminim pediatrik falas për 130 të porsalindur nga kjo komunë. Ndarja e kuponëve të tillë është tashmë tradicionale. Mjekët tanë pediatër presin që prindërit të bëjnë rezervimin e terminit për fëmijët e tyre në numrin e telefonit 02 3091 484.

Dyert e hapura për mjekët e ardhshëm

Në kuadër të aktiviteteve për njohjen e studentëve me organizimin e punës në një objekt modern mjekësor, klinikën tonë e vizituan disa klasa të infermierëve dhe mamive/obstetërve të ardhshme nga Shkolla e mesme mjekësore në Manastir, Dr. Jovan Kalauzi. Gjatë kësaj vizite, 89 nxënës të vitit të III-të së bashku me mësuesit e tyre patën mundësinë të ndjejnë atmosferën e punës në klinikën tonë. I falënderojmë për vizitën dhe i urojmë suksese në shkollimin e tyre të mëtejshëm.

Ekzaminime dermatologjike falas nga Klinika Zhan Mitrev me rastin e muajit të melanomës

Klinika Zhan Mitrev kryen ekzaminime falas për parandalimin e melanomës – kancerit të lëkurës, në Shkup janë ekzaminuar dhe këshilluar mbi 50 qytetarë, ndërsa javën e ardhshme do të bëhen ekzaminime njëditore falas në Manastir dhe Strumicë.

Dermatologët specialistë nga Klinika Zhan Mitrev kryejnë ekzaminime dermoskopike falas që kanë për qëllim parandalimin e kancerit të lëkurës dhe mbrojtjen adekuate kundër kancerit të lëkurës dhe në mbështetje të fushatës evropiane për rritjen e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje.
Përveç ekzaminimeve, qytetarët e regjistruar do të marrin edhe këshilla se si të kujdesen në mënyrën e duhur për shëndetin e lëkurës.

Ekzaminimet realizohen nga mjeket tona dermatologe Dr. Angjelka Ilieva dhe Dr. Aleksandra Lazarevska.

Çdo vit, Spitali Klinik Zhan Mitrev mbështet tradicionalisht fushatën evropiane për ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit të lëkurës me ekzaminime dhe këshillime falas për qytetarët.

Intervistë Prof. Dr. Konstantin Mitev – Mjekësia rigjeneruese në trajtimin e kërcit artikular të dëmtuar

Shkaktarët më të shpeshtë të dëmtimit të kërcit artikular janë aktivitetet që lidhen me traumat e përsëritura të kyçit, ndikimi i fortë – ndikimi i kyçit gjatë traumave sportive, rënia/rrëzimet, aktiviteti ditor i papërshtatshëm për moshën e pacientit”, shpjegon Prof. Dr. Konstantin Mitev, specialist i kirurgjisë së përgjithshme, subspecialist i traumatologjisë.

Dëmtimi i kërcit artikular lidhet me procesin e plakjes së individit dhe simptoma e parë është dhimbja në kyç që rritet kur kyçet janë të stresuara. Ky problem mund të çojë në vështirësi në kryerjen e detyrave të përditshme, madje edhe në një shkallë të caktuar të paaftësisë nëse nuk trajtohet në mënyrë adekuate dhe në kohën e duhur.

Cilat janë shkaqet e dëmtimit të kërcit të kyçeve?

Prof. Dr. Konstantin Mitev: Shkaqet më të zakonshme që çojnë në dëmtimin e kërcit artikular lidhen me procesin e plakjes së individit. Tek popullata e rritur, për shkak të çekuilibrit hormonal, pasivitetit, stresit afatgjatë në nyje, humbjes së ekuilibrit kockor-muskulor dhe obezitetit (mbipeshës), ka një rritje të prodhimit të ndërmjetësve inflamatorë që kanë një efekt të drejtpërdrejtë toksik në integritetin e kërcit të kyçit.

Cilat janë fazat e dëmtimit, me çfarë problemesh përballet pacienti dhe cila është dinamika me të cilën zhvillohen simptomat?

Prof. Dr. Konstantin Mitev: Dhimbja në kyç është manifestimi i parë dhe më i shpeshtë si pasojë e fillimit të dëmtimit të kërcit të kyçit, i cili më pas rritet kur kyçet janë të ngarkuara. Kjo pasohet me ënjtje, ngurtësim, krepitacion (çarje) dhe bllokim ose ndërprerje të funksionit të kyçeve.

Cilat aktivitete çojnë në dëmtimin e kërcit artikular?

Prof. Dr. Konstantin Mitev: Shkaktarët më të shpeshtë të dëmtimit të kërcit artikular janë aktivitetet që lidhen me traumat e përsëritura të kyçit, ndikimi i fortë – ndikimi i kyçit gjatë traumave sportive, rënia, aktiviteti ditor i papërshtatshëm për moshën e pacientit.

Mjekësia po përparon vazhdimisht, cila është më e reja në trajtimin e kërcit artikular të dëmtuar?
Arritjet moderne në riparimin e kërcit po ndryshojnë dhe po përmirësohen me shpejtësi në drejtim të shfrytëzimit të potencialit biologjik të organizmit të njeriut. Në dekadën e fundit ekziston një zgjerim i metodave dhe trajtimeve të rigjenerimit të kërcit artikular duke përdorur qelizat staminale, plazmën e pasur me trombocite, serumin e autokushtëzuar/autokondicionuar, stimulimin e palcës kockore dhe autotransplantimin e implanteve qelizore.

Si funksionon mjekësia rigjeneruese dhe si përdoret potenciali biologjik i vet organizmit në trajtimin e kërcit artikular të dëmtuar?

Prof. Dr. Konstantin Mitev: Metodat rigjeneruese për trajtimin e kërcit artikular të dëmtuar janë të sigurta, efektive, minimalisht invazive dhe më e rëndësishmja nuk shkaktojnë refuzim të implantit apo ndonjë reaksion alergjik sepse e kanë origjinën nga vetë personi. Rigjenerimi i kërcit bazohet në përdorimin e potencialit biologjik të qelizave të gjakut – trombociteve ose qelizave staminale. Trombocitet përmbajnë një numër të madh faktorësh të rritjes, faktorë transformimi dhe riparimi. E njëjta gjë mund të arrihet me aplikimin e qelizave staminale të marra nga palca e eshtrave ose indi dhjamor. Këto dy metoda mund të përdoren individualisht ose të kombinuara, duke përmirësuar kështu cilësinë e kërcit të riparuar.

Cilat janë përfitimet e këtij trajtimi?

Prof. Dr. Konstantin Mitev: Përdorimi i metodave moderne për riparimin e kërcit artikular të dëmtuar mundësojnë reduktim të dhimbjes dhe ënjtjes në nyjen e prekur, si dhe përmirësimin dramatik të funksionit të kyçit.


Sa kohë duhet që kërci i ri të riintegrohet dhe çfarë vijon më pas?

Prof. Dr. Konstantin Mitev: Koha e riintegrimit të kërcit të sapoformuar varion nga disa javë në disa muaj dhe varet nga ashpërsia e dëmtimit të kyçit, mosha e pacientit, statusi hormonal dhe sëmundjet shoqëruese që ngadalësojnë procesin e riparimit të kërcit të kyçit.

Kërci artikular i dëmtuar mund të vështirësojë kryerjen e obligimeve të përditshme, madje edhe në një shkallë të caktuar të paaftësisë, prandaj duhen marrë gjithmonë masa parandaluese. Cilat janë rekomandimet tuaja?

Prof. Dr. Konstantin Mitev: Për shkak të përqindjes së madhe të pacientëve që paraqiten me dëmtime të avancuara dhe masive të kërcit artikular, rekomandimi im është që të mos anashkalohen simptomat e para si dhimbje të lehta, kërcitje të kyçit dhe ënjtje të lehtë, por të paraqiten për kryerjen e ekzaminimit mjekësor. Aktivitetet parandaluese si ushtrimet, ecja, vrapimi, noti dhe çiklizmi janë të shkëlqyera për forcimin e integritetit të sistemit skeletor, por duhet të kryhen me kujdes dhe në përputhje me moshën e pacientit.