Transplantimi i kërcit është një trajtim që lejon zëvendësimin e zonave të dëmtuara të kërcit si pasojë e lëndimeve specifike, të cilat zakonisht ndodhin në ekstremitetet e poshtme. Transplantimi i kërcit përdoret mbi të gjitha në rastet e dëmtimit të kërcit të kyçit të këmbës dhe gjurit. Normalisht, në zonat që mbajnë shumë ngarkesë, implantohen drejtpërdrejt copa/pjesë kockash dhe kërcesh ose kultivohen qelizat e kërcit.
Kërci është një ind shumë i rëndësishëm që siguron dinamikën e kyçeve. Mbulon skajet e kockave dhe ka një kapacitet të madh për të mbështetur, shpërndarë dhe transmetuar forca shtypëse të cilave u nënshtrohen kyçeve gjatë ditës ose gjatë aktiviteteve sportive. Pjesa e kontaktit të bashkimit është e lëmuar në skajet dhe është e lubrifikuar mirë, gjë që redukton fërkimin midis sipërfaqeve të kyçeve. Megjithatë, për shkak të përdorimit intensiv të kërcit, ai mund të dëmtohet dhe kjo mund të shndërrohet në një problem serioz. Në rastin e dëmtimit traumatik ose degjenerativ, mundësia e rigjenerimit është pothuajse e pamundur dhe kjo çon në osteoartrit dhe humbje të funksionit të kyçeve.
Qëllimi i transplantimit të kërcit është që materiali i implantuar të jetë i njëjtë me kërcin që do të zëvendësohet, duke reduktuar dëmtimet traumatike degjenerative. Në këtë mënyrë, ai do të integrohet në mënyrë të përkryer me indet ngjitur në nyje/kyçe dhe do të rivendosë sipërfaqen e fërkimit të kyçit.
Si kryhet transplantimi i kërcit?
Transplantimi i kërcit kryhet nëpërmjet artroskopisë, pra nëpërmjet 2 ose 3 prerjeve të vogla jo më shumë se një centimetër që lejojnë traumatologun të aksesojë lezionin. Me artroskopi do të hiqet pjesa e dëmtuar e kyçit. Kështu, me një teknikë të veçantë, pjesët e kockave dhe kërcit do të hiqen nga zonat e konsumuara/dëmtuara të kyçit dhe do të implantohen përsëri në zonën e dëmtuar. Si mënyrë kompensuese, pjesa e dëmtuar mund të implantohet në pjesën e shëndetshme, për t’i rezistuar mbingarkesës.
Në rastet e transplantimit autolog të kërcit, zona e dëmtuar lëmohet dhe materiali i kërcit nxirret për t’u përdorur tek vetë pacienti. Ky kërc duhet të rritet për rreth katër javë. Pas kësaj periudhe, qelizat e kërcit të kultivuara implantohen përsëri, me anë të kryerjes së artroskopisë së dytë, kështu që ato rriten për të riparuar dëmtimin/pjesën e dëmtuar.
Përgatitja për transplantin e kërcit
Përpara se të kryhet operacioni për transplantin e kërcit, mjeku specialist traumatolog duhet të vlerësojë ashpërsinë e dëmtimit. Rrezet X (radiografia) do të jetë teknika kryesore e përdorur për të diagnostikuar lëndimet e traumës në gju. Por ndonjëherë ndryshimet në kockë nuk janë të dukshme. Në raste të tilla do të jetë e nevojshme kryerja e rezonancës magnetike (MRI), e cila do të tregojë jo vetëm gjendjen e kërcit të gjurit, por edhe nëse ka dëmtime të tjera.
Nga ana tjetër, pacienti duhet të informojë edhe kirurgun për çdo medikament që ai merr që mund të ndikojnë në intervenim/operacion. Përveç kësaj, do të bëhen disa teste para operacionit për të vlerësuar shëndetin e pacientit, si EKG dhe teste laboratorike.
Kujdesi pas ndërhyrjes
Pas ndërhyrjes, pacienti duhet të dëgjojë rekomandimet e mjekut traumatolog në mënyrë që të shërohet siç duhet. Pas ndërhyrjes është normale që gjuri të jetë i fryrë, ndaj rekomandohet që pacienti të mbajë këmbën në pozicion të ngritur në ditët e para pas operacionit. Mund të mbani akull në zonën e operuar për të reduktuar inflamacionin/ënjtjen.
Në të njëjtën kohë, traumatologu dhe specialisti fizioterapistë do të rekomandojnë një seri ushtrimesh të personalizuara për rehabilitimin e pacientit. Kjo do të rivendosë në mënyrë progresive fleksibilitetin e zgjatjes/përkuljes dhe lëvizjen e gjurit, si dhe do të forcojë përsëri muskujt.
Alternativat e këtij trajtimi
Qëllimi i operacionit të transplantimit të kërcit është që indi i implantuar të integrohet në mënyrë perfekte me indet e tjera të nyjës së gjurit. Vitet e fundit janë zhvilluar procedura të ndryshme për riparimin e dëmtimeve të kërcit, si përdorimi i kondrociteve dhe qelizave të tjera, në kombinim me terapitë biologjike si terapia gjenetike. Kështu, konsiderohet se në të ardhmen do të mundësohet rigjenerimi i lëndimeve të gjurit. Megjithatë, këto janë lëndime të vështira për t’u trajtuar, dhe kanë pak kapacitet për rigjenerim me përdorimin e teknikave aktuale, ndaj parandalimi dhe transplantimi i kërcit janë zgjidhjet më të favorshme.
Riniti është një gjendje shumë e zakonshme që ndikon në cilësinë e jetës së shumë njerëzve. Ka dy lloje të rinitit: alergjik dhe joalergjik (vazomotor).
Riniti alergjik
Në rastin e rinitit alergjik, sistemi imunitar gabimisht identifikon një substancë si “sulmuese”, e cila në fakt është e padëmshme. Kjo substancë quhet “alergjen”. Sistemi imunitar i përgjigjet alergjeneve duke sekretuar histaminë dhe ndërmjetës/ mediatorë kimikë që zakonisht shkaktojnë simptoma që prekin hundën, fytin, sytë, veshët, lëkurën dhe gojën.
Riniti alergjik, në varësi të llojit të alergjenit, mund të jetë sezonal ose shumëvjeçar. Riniti alergjik sezonal (ethet e barit) shkaktohet pothuajse gjithmonë nga prania e polenit në ajër. Mund të shfaqet në periudha të ndryshme të vitit.
Riniti alergjik, i cili shkaktohet nga alergjenët e pranishëm në ambiente të mbyllura, si p.sh.: zbokthi (shtresat e thata të lëkurës), pështyma e kafshëve, myku, mbetjet e marimangave të pluhurit dhe mbetjet e buburrecave/mizave të bukës, quhet rinit alergjik shumëvjeçar, sepse simptomat janë të pranishme gjatë gjithë vitit.
Ndonjëherë simptomat alergjike mund të shkaktohen edhe nga irritues si tymi dhe erërat e forta ose ndryshimet në temperaturë dhe lagështi. Kjo ndodh sepse riniti alergjik shkakton inflamacion të mukozës së hundës, gjë që rrit ndjeshmërinë ndaj substancave që thithen. Shumë njerëz që vuajnë nga riniti alergjik janë gjithashtu të prirur ndaj konjuktivitit alergjik, pra alergjisë së syve. Për më tepër, riniti alergjik mund të përkeqësojë simptomat e astmës tek ata që kanë të dyja kushtet.
Rinit joalergjik
Të paktën një në tre persona me simptoma të rinitit nuk kanë alergji. Riniti joalergjik zakonisht prek të rriturit dhe shkakton simptoma gjatë gjithë vitit, veçanërisht rrjedhje nga hundët dhe bllokim/kongjestion. Kjo gjendje ndryshon nga riniti alergjik sepse sistemi imunitar nuk është i përfshirë.
Në klinikën tonë janë të disponueshme testet alergjike për diagnostikimin e gjendjes tuaj, gjithashtu mjekët tanë ju qëndrojnë në dispozicion për t’ju ndihmuar të zgjidhni ose lehtësoni simptomat.
Karcinoma ose kanceri është një sëmundje në të cilën qelizat e trupit fillojnë të shumohen në mënyrë të pakontrolluar. Kanceri i mushkërive fillon në mushkëri dhe mund të përhapet në nyjet limfatike ose në organe të tjera të trupit, por edhe në tru. Nga ana tjetër, kanceri me origjinë nga organe të tjera mund të përhapet edhe në mushkëri. Kur qelizat e kancerit përhapen nga një organ në tjetrin, quhet metastazë.
Kanceri i mushkërive zakonisht kategorizohet në dy lloje kryesore: qeliza të vogla dhe qeliza jo të vogla (këto përfshijnë adenokarcinomën dhe karcinomën me qeliza skuamoze). Këto lloje të kancerit rriten ndryshe dhe kërkojnë trajtime të ndryshme. Kanceri i mushkërive me qeliza jo të vogla është më i zakonshëm se kanceri i mushkërive me qeliza të vogla.
Cilat janë simptomat e kancerit të mushkërive?
Në shumicën e rasteve, kanceri i mushkërive nuk shkakton simptoma tek njerëzit derisa të jetë në një fazë të avancuar. Simptomat e kancerit të mushkërive mund të jenë të ndryshme për çdo person. Disa njerëz kanë simptoma të frymëmarrjes ose të tjera të lidhura me mushkëritë. Tek persona të tjerë, kanceri i mushkërive mund ta ketë origjinën nga pjesë të tjera të trupit nga ku është përhapur (metastazuar) dhe më pas të shkaktojë simptoma specifike në pjesën e prekur. Tek disa individë shfaqet vetëm siklet i përgjithshëm.
Simptomat e kancerit në mushkëri mund të jenë:
Kollë e vazhdueshme ose e përkeqësuar.
Dhimbje gjoksi.
Vështirësi në frymëmarrje.
Kollitje me gjak.
Ndjenja e lodhjes së vazhdueshme.
Humbje peshe pa ndonjë arsye të njohur.
Kanceri i mushkërive mund të shoqërohet me ndryshime të tjera, të tilla si periudha të përsëritura të pneumonisë dhe inflamacionit ose zmadhimit të nyjeve limfatike brenda gjoksit në zonën midis mushkërive.
Këto shenja/simptoma mund të shfaqen edhe si pasojë e sëmundjeve të tjera. Prandaj, është thelbësore që kur ekzistojnë shenja dhe simptoma të tilla, ato të mos neglizhohen, por domosdoshmërisht të vizitoni mjekun specialist që të mund të përcaktohet shkaku i vërtetë.
Rezultatet e disa skrining programeve dhe studimeve në mbarë botën kanë dhënë prova bindëse të një reduktimi të vdekshmërisë si rezultat i kryerjes së skriningut për kancerin e mushkërive tek individët me rrezik të lartë. Kjo është arsyeja pse ne po fillojmë një projekt për shqyrtimin dhe diagnostikimin në kohë të këtij lloji të kancerit dhe më e rëndësishmja: shpëtimin e jetëve. Zbatimi i skriningut udhëhiqet nga qëllime të identifikuara me kujdes sipas programeve dhe studimeve ekzistuese në mbarë botën.
Доколку сте на возраст од 50 -75 години и сакате да дознаете Nëse jeni në moshën 50-75 vjec dhe dëshironi të zbuloni nëse mund të merrni një ekzaminim falas, plotësoni pyetësorin në vijim: https://forms.gle/2QCT3ZBXDWfoT8bd7 Në botë, por edhe në Maqedoni, kanceri i mushkërive është shkaktari kryesor i vdekjeve. Rreth 23% e të gjitha llojeve të kancerit i përkasin këtij lloji të kancerit, gjë që e bën kancerin e mushkërive, pas kancerit të gjirit, formën më të zakonshme të kancerit në botë. Incidenca është mbi 12% në vit e të gjitha rasteve të reja të diagnostikuara.
Në vendin tonë incidenca është 14.9%, që do të thotë 1135 raste të reja çdo vit. Në vitin 2020, vdekjet nga kanceri i mushkërive në Maqedoninë e Veriut arritën në 1055 ose 4,59% të vdekjeve totale. Mosha mesatare e vdekjeve është 31.93 vjeç për 100,000 banorë, që e rendit Maqedoninë e Veriut në vendin e 10-të në botë (të dhënat e OBSH). Më shumë se gjysma e pacientëve me kancer të mushkërive vdesin brenda 1 viti nga momenti i diagnostikimit.
Statistikat botërore tregojnë se mbijetesa 5-vjeçare e pacientëve me kancer të mushkërive është midis 8-15%. Vetëm tek 20% e rasteve të diagnostikuara përshtaten për kirurgji dhe kanë 40% shanse për mbijetesë 5-vjeçare.
Shkaku më i zakonshëm i kancerit të mushkërive është pirja e duhanit, ku duhanpirësit 10-20 herë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer të mushkërive sesa personat që nuk konsumojnë duhan. Ka edhe shkaqe të tjera (profesionale) si: azbesti, ndotja e ajrit, rrezatimi jonizues etj. (Shields 7th edition, 2009). Në Maqedoni, përqindja e këtyre shkaqeve është shumë më e ulët (8% për një substancë të caktuar) në krahasim me kancerin e mushkërive të shkaktuar nga pirja e duhanit: 85% e kancerit të mushkërive lidhet me duhanin. Dhe 10% e duhanpirësve zhvillojnë kancer të mushkërive.
Pneumonia dhe bronkiti janë dy sëmundje të ndryshme të frymëmarrjes, megjithëse disa nga simptomat mund të jenë të njejta. Ky artikull do t’ju ndihmojë të identifikoni simptomat e secilës prej tyre.
Pneumonia është një infeksion akut i mushkërive që prek alveolat, domethënë pjesët më të vogla të tyre. Infeksioni mund të shkaktohet nga bakteret, viruset ose myku. Agjenti më i zakonshëm shkaktar është bakteria e quajtur Streptococcus pneumoniae.
Bronkiti është inflamacion i bronkeve – tubave që çojnë ajrin në mushkëri. Ato mund të inflamohen nga shkaqe të ndryshme, ndër të cilat më të shpeshtat janë infeksionet virale, por mund të shkaktohen edhe nga irritues kimikë apo fizikë.
Në vijim do të përmendim simptomat që lidhen me këto dy patologji, të cilat mund t’ju ndihmojnë të dalloni nëse gjendja e manifestuar korrespondon me pneumoni apo bronkit. Natyrisht, është e nevojshme të vizitoni mjekun specialist për të marrë një diagnozë të saktë.
Simptomat më të zakonshme të pneumonisë:
Kollë e rëndë që mund të prodhojë sputum (sekrecion)
Dhimbje gjoksi gjatë frymëmarrjes ose kollës
Temperaturë të lartë
Frymëmarrje e shpejtë dhe gulçim
Lodhje dhe dobësi
Ethe dhe djersë
Diagnoza vendoset me anë të rentgen/radiografisë në kraharor dhe me anë të analizave të gjakut.
Cilët persona janë më të prekur nga pneumonia?
Duhet të theksohet se rrezik më të madh për tu prekur nga pneumonia kanë:
Femijët
Të moshuarit
Personat që kanë sëmundje kronike të frymëmarrjes, të tilla si sëmundja kronike obstruktive pulmonare dhe astma
Personat me diabet
Personat me dështim të veshkave
Personat me patologji të zemrës
Personat me kancer
Personat që marrin trajtime që reduktojnë mekanizmin mbrojtës, siç janë imunosupresorët
Heqja dorë nga konsumi i duhanit, vaksinimi kundër gripit dhe pneumokokut janë masat më efektive për të parandaluar jo vetëm pneumoninë, por edhe bronkitin.
Vaksina e gripit duhet të merret çdo vit dhe rekomandohet veçanërisht për personat mbi 65 vjeç, pacientët me sëmundje kronike, pacientët me imunosupresion, personelin e kujdesit shëndetësor dhe ata të cilët kujdesen për personat e sëmurë ose personat që bëjnë pjesë në grupin e rrezikut.
Simptomat më të zakonshme të bronkitit
Kollë e vazhdueshme me suptum
Lodhje
Vështirësi në frymëmarrje
Dhimbje gjoksi për shkak të kollës
Ethe të herëpashershme
Bronkiti mund të jetë akut ose kronik dhe zakonisht nuk shkakton temperaturë, por simptoma më karakteristike është kolla.
Diagnoza bazohet në vlerësimin e simptomave dhe historisë mjekësore. Në disa raste, mund të bëhen teste për të përjashtuar kushte të tjera.
Përmbledhje e dallimeve kryesore:
Pneumonia përfshin infeksion në alveolat e mushkërive, ndërsa bronkiti përfshin inflamacion në bronke.
Temperatura dhe gulçimi janë simptoma më të zakonshme dhe më të rënda të pneumonisë.
Bronkiti shpesh shkaktohet nga viruset, ndërsa pneumonia mund të shkaktohet nga bakteret, viruset ose myku.
Pneumonia dhe bronkiti mund të kenë pasoja të rënda, veçanërisht tek personat të cilët bëjnë pjesë në grupe të caktuara rreziku, sic janë të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe ata me sistem imunitar të komprometuar, ndaj është i detyrueshëm konsultimi me mjekun specialist për të marrë diagnozën e saktë dhe trajtimin e duhur.
Në periudhën e dimrit kur fëmijët janë më të ekspozuar ndaj viruseve dhe ftohjeve, prindërit shpesh praktikojnë t’u japin vitamina dhe suplemente për të mbështetur imunitetin tek fëmijët. Megjithatë, duhet të kujtojmë se kjo nuk duhet të bëhet vetë dhe nuk duhet të teprohet sepse mund të ndikojë negativisht në shëndetin e tyre.
Statusi i vitaminave tek fëmijët varet nga shumë faktorë, duke përfshirë: aksesin në ushqimin e duhur, statusin socio-ekonomik, gjenetikën, si dhe origjinën/përbërjen e ushqimit, nga të cilat varet përmbajtja e mikro dhe makronutrientëve. Kjo mund të çojë në konfuzion tek prindërit kur zgjedhin suplementet dietike më të përshtatshme dhe i përdorin ato për kushte të ndryshme.
Ndonjëherë për shkak të mungesës së protokolleve-udhëzimeve në këtë fushë, edhe mjekët mund të përballen me dilemë se çfarë t’u rekomandojnë prindërve. Kjo është veçanërisht e pranishme në fushën e pediatrisë, dhe shpesh ndodh përdorimi i papërshtatshëm I pabalancuar i vitaminave në marrjen e tyre në formë të tepëruar ose të pamjaftueshme.
Kur, pse dhe cilat vitamina?
Është e rëndësishme të dini se kur duhet të bëhet plotësimi i vitaminave tek fëmijët dhe kjo ka të bëj me disa kushte:
Mungesa e vitaminave, për shkak të marrjes së reduktuar ose pranisë së reduktuar të vitaminave në dietë/ushqim,
Aplikimi i dietave restriktive me një sasi të reduktuar të vitaminave,
Sëmundjet dhe gjendjet në të cilat kemi reduktuar ose ri-absorbimin joadekuat e të njëjtës.
Plotësimi i vitaminave konsiderohet si një terapi mbështetëse (shtesë) që shpesh mund të shkaktojë një modifikim të rrjedhës së sëmundjes dhe të përmirësojë rezultatin përfundimtar të saj. Gjithashtu, vitaminat konsiderohen si pjesë e grupit të suplementeve dietike që përveç vitaminave përmbajnë minerale të shumta, aminoacide dhe acide yndyrore dhe si të tilla krijojnë paqartësi dhe konfuzion në përdorimin e tyre si suplement ushqimor. Me synimin për të theksuar anët e mira të vitaminave, ne shpërfillim efektet e mundshme të këqija të mbidozimit të tyre, të cilat mund të ndodhin lehtësisht gjatë përdorimit pa kontroll, pa rekomandim dhe pa indikacion të qartë.
Për të sqaruar disa dyshime tek prindërit, do të japim një pasqyrë të shkurtër të vitaminave më të përdorura. Përkatësisht, në bazë të studimeve të caktuara, ne do të trajtojmë vitaminat nga dy grupet bazë:
Vitaminat e tretshme në yndyrë /liposolubile: Vitamina A, Vitamina D, dhe vitamina E.
Vitaminat e tretshme në ujë /hidrosolubile: Vitamina C, Acidi Folik, Vitamina B12.
Vitamina të tretshme në yndyrë
Vitamina E (Tocopherol, alfa-Tocopherol) gjendet në vajra bimore, fara, arra, drithëra. Konsiderohet si një antioksidant i rëndësishëm dhe ka një efekt antibakterial. Doza e lejuar e përdorimit është 4-13 mg/ditë, në varësi të moshës. Edhe pse nuk ka efekt të qartë toksik, i dhënë në doza të larta mund të shkaktojë dobësi të muskujve, lodhje, të përziera dhe diarre. Vitamina E e dhënë në doza të larta mbi 1000 mg/ditë mund të shkaktojë gjakderdhje.
Mungesa e vitaminës E tek fëmijët gjendet në keqpërthithjen gastrointestinale si dhe në çrregullimet kongjenitale të përthithjes dhe absorbimit në mëlçi. Shenjat klinike të mungesës së vitaminës E manifestohen si anemi hemolitike, neuropati periferike, retinopati, ataksi, miopati dhe reduktim të përgjigjes ndaj infeksioneve.
Në kushtet e përmendura me lart, plotësimi me vitaminë E është i domosdoshëm edhe kur nuk është plotësisht e sigurt se sa kohë do të jepet dhe cili do të jetë efekti i saj afatgjatë. Plotësimi i vitaminës E redukton rrezikun e hemorragjisë intraventrikulare dhe retinopatisë tek foshnjat e lindura parakohe, por jo tek foshnjat ekstremisht parakohe.
Megjithëse vitamina E mendohet se ka një rol antioksidues dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike dhe sëmundjeve kardiovaskulare tek të rriturit, nuk është gjetur asnjë provë që të ketë të njëjtin efekt në popullatën pediatrike. Megjithatë, sipas studimit të Goldenstein, vitamina E ka reduktuar rrezikun kardiovaskular tek një nëngrup specifik i popullatës diabetike me një gjenotip specifik.
Kohët e fundit, vitamina E është përdorur në trajtimin e steatohepatitit joalkoolik dhe parametrat laboratorikë kanë treguar një përmirësim të enzimave të mëlçisë. Ka më shumë studime që shqyrtojnë efektin e vitaminës E në rastin e sëmundjeve të karakterizuara nga hemoliza. Një efekt pozitiv është arritur tek pacientët me beta talasemi duke ulur stresin oksidativ të organeve të prekura.
Vitamina A
Vitamina A i përket grupit të retinoideve të cilat janë vitamina të tretshme në yndyra, duke përfshirë retinalin dhe retinil esterin. Gjendet tek ushqimet me origjinë shtazore, por edhe në fruta dhe perime që përmbajnë karotenoidë, të cilët janë prekursorë të vitaminës A. Metaboliti më i rëndësishëm i vitaminës A është acidi retinoik, i cili përmes receptorëve bërthamorë ndryshon dhe modulon rrugët e transmetimit të sinjalit. Kështu, vitamina A është thelbësore për shikimin adekuat, funksionimin e muskujve dhe përgjigjet e mira imune. Doza ditore e rekomanduar për popullatën pediatrike është 200-500 mikrogramë, në varësi të moshës.
Mbidoza (toksiciteti akut) e vitaminës A shkakton nauze dhe të vjella. Në rast të toksicitetit kronik, shfaqen ndryshime në lëkurë, flokë dhe thonj, të ndjekura nga vlera të çrregullta të enzimave hepatike. Vitamina A është toksike kur jepet gjatë shtatzënisë, mund të shkaktojë defekte tek foshnja në lindje. Dhimbja e kokës dhe hipertensioni intrakranial mund të jenë simptoma të intoksikimit akut ose kronik të vitaminës A. Në vendet në zhvillim, mungesa e vitaminës A është shkaku kryesor i humbjes se shikimit tek femijet.
Roli i vitaminës A në sistemin imunitar është ende i debatuar, por disa studime shkencore tregojnë një rritje të incidencës së sëmundjes dhe vdekshmërisë gjatë infeksioneve te fëmijët me mungesë të vitaminës A. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, marrja e vitaminës A është ende e nevojshme tek fëmijët e moshës 6 muajsh deri në 5 vjeç në vendet në zhvillim. Roli i vitaminës A është përmendur dhe theksuar gjithashtu në vendet në zhvillim në rastet e diarresë dhe lisë. Në rastin e lisë (skuqja infektive), Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon marrjen nga goja të vitaminës A në një dozë prej 30 mg për 2 ditë, tek fëmijët nën 2 vjeç.
Foshnjat e lindura para kohe kanë nivele të ulëta të vitaminës A në lindje, por nuk ka studime të mjaftueshme për të mbështetur dhënien intramuskulare të vitaminës A. Vitamina A është shqyrtuar më tej për efektin e saj në reduktimin e rrezikut të kancerit tek të rriturit, pa gjetur asnjë lidhje të qartë. Vitamina A mendohet se ka potencialin për të kontrolluar gliceminë, duke rritur ndjeshmërinë ndaj insulinës, një hormon që kontrollon nivelet e ngritura të glukozës në trup. Në lidhje me sistemin imunitar dhe rregullimin e përgjigjes imune, besohet se vitamina A luan një rol në prodhimin e limfociteve T si dhe një rol në imunomodulimin e përgjigjes imune.
Vitamina D
Vitamina D është një vitaminë liposolubile që prodhohet tek njerëzit në lëkurë nga kolesteroli endogjen dhe shndërrohet në formën e saj aktive nën ndikimin e rrezeve UVB. Vitamina D merret nga goja përmes ushqimeve që janë shumë të pasura me formën aktive të vitaminës, si peshku, e verdha e vezës, djathrat me yndyrë të plotë dhe gjalpi. Vitamina D është thelbësore për zhvillimin e duhur të kockave, ajo ruan metabolizmin e kalciumit dhe fosforit dhe lejon riabsorbimin e kalciumit. Sasia e rekomanduar dietike për vitaminën D është 10 deri në 15 mikrogramë/ditë (1 mikrogram është e barabartë me 40 (IU) Njësi Ndërkombëtare të Vitaminës D).
Nëse vitamina D është mbi dozën e lejuar, mund të prodhojë një efekt toksik duke rritur kalciumin në serum dhe duke shkaktuar kalcinozë renale. Prandaj rekomandohet kontrollimi i niveleve të vitaminës D në serum tek foshnjat dhe fëmijët që marrin vitaminë D për një kohë të gjatë. Mungesa e vitaminës D është më e rrallë dhe shfaqet shpesh tek sëmundjet me përthithje të dobët, sëmundjet e mëlçisë dhe veshkave, gjatë terapive kronike me medikamente si fenitoina, karbamazepina, kortikosteroidet, ilaçet antifungale.
Rekomandohet dhënia e vitaminës D në vitin e parë të jetës, por edhe në kushtet e sipërpërmendura te pacientët e rritur. Tek foshnjat e lindura para kohe, plotësimi ditor me vitaminë D bëhet në doza më të larta në krahasim me fëmijët e lindur në kohën e parashikuar. Studimet tregojnë efektet e dobishme të vitaminës D në kushtet e diabetit të tipit 2, por edhe diabetit të tipit 1, duke pasur parasysh se vitamina luan një rol në shprehjen e gjeneve dhe jashtë diferencimit dhe proliferimit të qelizave. Vitamina D ka një efekt të qartë imunomodulues si në imunitetin e lindur ashtu edhe në atë të fituar.
E dhënë në doza adekuate, vitamina D tek njerëzit mendohet se zvogëlon rrezikun e sklerozës së shumëfishtë, artritit idiopatik juvenil dhe tek personat tashmë të prekur nga një gjendje e tillë, ajo zvogëlon rrezikun e përkeqësimit dhe rikthimit. Tek sëmundja Crohn dhe lupusi sistemik, vitamina D redukton ashpërsinë e simptomave. Edhe pse konsiderohet sa ka një rol shumë më të madh në sëmundjet autoimune, ende nevojiten studime të mëtejshme për të monitoruar efektet e vitaminës D dhe veçanërisht shqyrtimet janë të nevojshme tek pacientët me sëmundje të frymëmarrjes dhe astmës, për të cilat ende nuk ka një konfirmim të qartë.
Në klinikën tonë janë në dispozicion analizat për të ekzaminuar praninë/mungesën e vitaminave, natyrisht në përputhje me rekomandimeve të mjekëve tanë pediatër. Për të rezervuar terminin tuaj, telefononi në qendrën tonë të kontaktit në 02 3091 484
Tashmë është e zakonshme që kur mbaron viti, të bëhet një retrospektivë dhe të gjithë të përgatiten për sfidat e radhës si në punë ashtu edhe në jetën personale.
Prandaj, gjatë javës së kaluar Departamenti i Psikologjisë dhe Psikoterapisë realizoi një sërë aktivitetesh psikologjike në të cilat ishte i përfshirë edhe ekipi ynë. Nëpërmjet një procesi të krijuar posaçërisht me lojë aktive dhe këmbim bisedash, të gjithë punonjësit patën mundësi të reflektonin, të linin pas bashkë me vitin që po kalon gjithcka që nuk ka lënë mbresa të mira dhe të dëshirojnë dhe planifikojnë gjëra të reja plot optimizëm për vitin e ri që është në pritje, patën mundësi të njiheshin me njëri-tjetrin dhe të shijonin përvojën e këtij procesi. Falenderojmë psikologët tanë Ass. Dr. Kristina Egumenovska dhe Alexandra Petroski për aktivitetet e zhvilluara shkëlqyeshëm që nxitën shumë tema për vetëreflektim.
Patologjia e gjëndrës tiroide mund të manifestohet në formën e ndryshimeve në strukturën ose në funksionin e saj. Në grupin e sëmundjeve të gjëndrës tiroide përfshihet edhe gusha, e cila zakonisht manifestohet si rritje e vëllimit të gjëndrës tiroide në pjesën e përparme të qafës. Gusha është pa dhimbje, por nëse rritet shumë, mund të shkaktojë vështirësi në gëlltitje, ndryshime në zë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Në këtë rast, e vetmja zgjidhje për trajtim është ndërhyrja kirurgjikale. Në Klinikën Zhan Mitrev, është diagnostikuar dhe e mënjanuar në mënyrë kirurgjikale gusha/struma me përmasa të mëdha tek një paciente me vështirësi në frymëmarrje dhe gëlltitje.