00389 2 3091 484
27 Qershor, 2022
Fillimisht duhet të dallojmë se cilat janë vlerat e presionit të gjakut që konsiderohen të ulëta. Në përgjithësi, vlerat sistolike nën 90 mm Hg (vlera e sipërme) dhe 60 mm vlera diastolike (vlera e poshtme) konsiderohet presion i ulët i gjakut. Por gjithësesi, ajo vlerë që për disa individë konsiderohet si presion i ulët për disa të tjerë mund të jetë normal. Ndonjëherë presioni i ulët i gjakut nuk shkakton asnjë simptomë, por mund të shfaqet edhe me marramendje dhe të fikët.
Presioni i ulët i gjakut është po aq i rrezikshëm sa presioni i lartë i gjakut. Shkaqet mund të variojnë nga dehidratimi deri te gjendjet serioze mjekësore, prandaj është e rëndësishme t’i identifikoni ato dhe të dini se çfarë ndodh me trupin tuaj gjatë presionit të ulët të gjakut.
Hipotensioni ose presioni i ulët i gjakut në fakt i pengon organet të marrin sasinë e gjakut që i’u nevojitet për të funksionuar normalisht. Ulja akute e presionit të gjakut mund të rezultojë me sindromë shoku, ndërsa hipotensioni afatgjatë mund të çojë në letargji, lodhje, dobësi, marramendje, të fikët dhe gjendje të tjera të ngjashme.
Për shkak se presioni arterial përcaktohet nga rrahjet e zemrës, presioni venoz dhe rezistenca sistemike vaskulare, cilado rënie prej këtyre variablave mund të rezultojë në hipotension. Kështu, presioni i ulët i gjakut mund të jetë rezultat i arsyeve të mëposhtme:
Ritmi i zemrës, i cili mund të përkufizohet si sasia e gjakut të pompuar nga zemra, mund të ulet si rezultat i tre gjendjeve kryesore, duke përfshirë aritmitë, sëmundjet strukturore të zemrës ose hipovoleminë. Pacientët e moshuar janë veçanërisht të rrezikuar nga hipotensioni, pasi procesi i plakjes redukton më tej përshtatshmërinë ventrikulare dhe më pas zvogëlon kontraktueshmërinë e saj.
Bradikardia, ose ritmi i ngadaltë i zemrës i shkaktuar nga një ritëm i ulët i sinusit ose bllokimi atrioventrikular, zvogëlon prodhimin kardiak. Nga ana tjetër, takikardia mund të rezultojë gjithashtu me ulje të rrahjeve të zemrës në munutë duke ulur kohën e mbushjes së ventrikujve me një ulje të madhe të vëllimit të goditjes. Fibrilacioni ventrikular çon në hipotension të thellë me ulje të prodhimit kardiak (rrahjeve të zemrës) në zero.
Sëmundjet strukturore të zemrës, të tilla si kardiomiopatitë, mund të pengojnë si në funksionet sistolike, siç është tkurrja e muskujve të zemrës, ashtu edhe në funksionin diastolik, i cili përfaqëson mbushjen e ventrikulit. Si rezultat, këto sëmundje mund të zvogëlojnë rrahjet e zemrës në minutë dhe presionin arterial. Sëmundja perikardiale, valvulat dhe defektet e lindjes mund të komprometojnë gjithashtu mbushjen e ventrikulit ose rrjedhën e gjakut përpara me të njëjtën pasojë.
Sëmundja ishemike e zemrës e shkaktuar nga ateroskleroza ose tromboembolizmi gjithashtu ka një efekt negativ në funksionin e ventrikulit dhe shpesh rezulton në hipotension të shkaktuar nga ushtrimet. Hipertensioni primar pulmonar, i cili është presion abnormal i lartë i gjakut në arteriet pulmonare, mund të çojë në dobësim të ventrikulit të djathtë dhe, nga ana tjetër, në çrregullim të mbushjes dhe daljes së barkushes së majtë.
Hipovolemia, e cila zakonisht është rezultat i hemorragjisë, dhe ndryshimet ortostatike në volum mund të zvogëlojnë gjithashtu rrahjet e zemrës në minutë duke ulur presionin venoz qendror dhe mbushjen e ventrikulit, të cilat të dyja dëmtojnë aftësinë e zemrës për të pompuar. Humbja e tepërt e ujit ose dehidratimi, i shkaktuar nga djersitja e tepërt, konsumi i kufizuar e ujit ose përdorimi i diuretikëve, gjithashtu mund të çojë në gjendje hipovolemike.
Hipotensioni mund të jetë edhe me origjinë vaskulare. Në këto situata, hipotensioni zakonisht shkaktohet nga vazodilatimi i tepërt sistemik, i cili është një reduktim i rezistencës vaskulare sistemike. Kjo gjendje mund të jetë rezultat i anafilaksisë, sepsës, mosfunksionimit të nervit autonom si neuropatia diabetike, shoku neurogjen, i cili mund të ndodh gjatë dëmtimit të palcës kurrizore, ose pas marrjes së ilaçeve vazodilatore të ndryshme.
Shkaku i dytë vaskular i hipotensionit është obstruksioni (për shembull, embolia pulmonare) e cila redukton kthimin venoz në barkushen e majtë, duke reduktuar kështu daljen e saj. Tek këta pacientë duhet të përdoret terapi trombolitike; megjithatë, rreziku i gjakderdhjes së pacientit duhet të vlerësohet në mënyrë adekuate.
Faktori i rritjes endoteliale vaskulare (VEGF) shkakton hipotension në subjektet normotensive për shkak të vazorelaksimit të varur nga endoteli, i cili konsiderohet të jetë një efekt anësor kryesor në trajtimin e sëmundjes ishemike. Gjithashtu, edhe në rastet pas kryerjes me suskses të angioplastikës me stentim shfaqja e hipotensionit mund të jetë një ndërlikim fatal.