Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Pika COVID-19 në Spitalin klinik “Zhan Mitrev “

Pika COVID-19 në Spitalin klinik “Zhan Mitrev “

Ndodhet pranë spitalit dhe është ndërtuar posaçërisht për të pritur pacientë të cilët kanë nevojë për analiza ose ekzaminime në lidhje me virusin SARS-CoV-2. Gjatë ndërtimit të pikës Covid-19, janë zbatuar të gjitha masat më të larta të sigurisë, të tilla si filtrimi i vazhdueshëm me marrjen e ajrit të freskët, aplikimi i dezinfektimit të rregullt dhe ruajtja e nivelit më të lartë të higjienës.

TESTET PËR ZBULIMIN E SARS-CoV-2

Në Laboratorin tonë të gjenetikës dhe mjekësisë së personalizuar, është implementuar niveli i sigurisë i ashtuquajtur biosafety 2 (BSL2) dhe janë të disponueshme  një numër i llojeve të ndryshme të testeve për zbulimin e SARS-CoV-2 / COVID-19, të gjitha të akredituara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Testi RT-PCR, i cili përcakton praninë ose mungesën e materialit gjenetik të virusit në mostrën e marrë për test, është një metodë shumë e ndjeshme, në sajë të së cilës mund të zbulohen përqendrime shumë të ulëta të virusit, dmth virusi mund të zbulohet që në fillim ose në fund të infeksionit.

Testet e shpejta të antigjenit, rekomandohen për ata që tashmë kanë simptoma karakteristike të COVID-19, për shkak se këto teste janë më pak të ndjeshme në krahasim me testet PCR.
Marrja e mostrave, dmth shtupat e hundës dhe fytit për testet PCR, si dhe shtupat nazofaringeale për testet e antigjenit, kryhen në pikën COVID-19 që ndodhet para klinikës tonë.
Analizat mund të bëhen edhe pa kryerjen e rezervimit të terminit.

Llojet e testeve të cilat janë të disponueshme:

Test i shpejtë i antigjenit (marrja e rezulatit për 20-30 minuta) – 1500 denarë

Test i rregullt PCR (marrja e rezultatit pas disa orësh) – 2900 denarë

Pooling test PCR (grupimi i disa mostrave, marrja e rezltatit për 24 orë) – 1500 denarë

Test i shpejtë PCR (marrja e rezultatit për 50-60 minuta) – 12,000 denarë

PAKETË TESTESH LABORATORIKE PËR MONITORIMIN E GJENDJES TEK PACIENTËT ME COVID-19

Infeksioni i virusit SARS-CoV-2 karakterizohet nga një gamë e gjerë e simptomave të ndryshme tek pacientë të ndryshëm dhe në të njejtën kohë me shkallë të ndryshme ashpërsie. Shumë studime kanë zbuluar se pacientët që kanë një pamje klinike të rëndë dhe serioze kanë nivel të rritur të disa parametrave laboratorikë, monitorimi i të cilave mund të sigurojë depërtim në progresin e sëmundjes dhe drejtimin e mëtejshëm të trajtimit. Për shkak të kësaj njohurie, ne kemi krijuar një paketë COVID-19 të testeve laboratorike të destinuara për pacientë pozitivë, paketë e cila përveç të gjithë parametrave bazë biokimikë – përfshin analizën e shënuesve të mëposhtëm: d-dimers, feritin, interleukin 6 (IL-6), lactate dehydrogenase (LDH) и C-reactive protein (CRP). 

Çmimi i kësaj pakete është 7200 denarë, në të cilën është i përfshirë edhe kontrolli konsultativ me mjekun.

Mostrat e gjakut për këto analiza merren në pikën e COVID-19 në Spitalin klinik “Zhan Mitrev”, pa rezervim paraprak.

RADIOGRAFIA E MUSHKËRIVE

Duke qenë se virusi SARS-CoV-2 tek shumë pacientë shkakton një formë të rëndë të pneumonisë me tipare karakteristike (të dallueshme), monitorimi i së cilës është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Me anë të radiografisë mund të dallohet ashpërsia e pneumonisë dhe në bazë të saj jepen udhëzime shtesë për trajtim. Për kryerjen e radiografisë së mushkërive tek pacientët pozitiv ndaj COVID-19 në klinikën tonë, është e nevojshme që më pare të bëni rezervimin e terminit, në mënyrë që të organizoni të gjithë procesin siç duhet dhe të shmangni pritjen.

Çmimi i regjistrimit radiografik është 2000 denarë.

KONTROLLI AMBULATOR I PACIENTËVE POZITIVË NDAJ COVID-19

Për shkak të numrit të varjueshëm të pacientëve të infektuar me virusin SARS-CoV-2, ekziston një nevojë e madhe për disponueshmërinë e ekzaminimeve mjekësore për pacientët pozitivë. Për këtë arsye, në pikën COVID-19 në Spitalin klinik “Zhan Mitrev” është i disponueshëm mjek i cili është në dispozicion të pacientëve pozitivë ndaj COVID-19 për ekzaminim, vlerësimin e gjendjes, këshillimin dhe udhëzimet për trajtim.

TRAJTIMI I PACIENTËVE POZITIVË NDAJ COVID-19

Në klinikën tonë është krijuar një departament i veçantë i cili është i destinuar për trajtimin intensiv të pacientëve pozitivë ndaj COVID-19 të cilët kanë një pamje të rëndë klinike dhe simptoma të theksuara. Gjatë shtrimit në spital në qendrën tonë moderne dhe me teknologji të përparuar, parametrat jetësorë, parametrat laboratorikë dhe gjendja e përgjithshme e pacientëve monitorohen me shumë vëmendje dhe vazhdimisht. Kjo mënyrë e trajtimit të pacientëve është me qëllim që të parashikohet dhe parandalohet në kohë progresi i mundshëm i sëmundjes. Reagimi i duhur dhe qasja individuale në trajtimin e çdo pacienti bazohet në prova të besueshme aktuale dhe udhëzime të trajtimit në literaturën shkencore. Rregullimi i metodave të trajtimit të përdorura në varësi të ashpërsisë së gjendjes së pacientit mund të ndryshojë nga oksigjenimi dhe terapia me ilaçe deri në hemofiltrim të gjakut në fazat më të rënda të sëmundjes.

6. TESTIMI PAS-INFEKTIV I ANTRUPAVE

Klinika jonë ka realizohen teste të antitrupave që kanë specifikën dhe ndjeshmërinë më të lartë nga të gjitha testet e antitrupave SARS-CoV-2 që zakonisht janë të disponueshme. Ato kontrollojnë nivelet e antitrupave IgM dhe / ose IgG SARS CoV-2.