Dhimbja në qafë dhe në shpatulla

Doza e shëndetit ditor

6 Nëntor, 2019

Jeta moderne, përdorimi i shpeshtë i pajisjeve inteligjente, zvogëlimi i aktivitetit fizik si dhe ekspozimi i tepert ndaj stresit dhe pozicioneve te papërshtatshme të trupit, kontribuojnë në dhimbjen e qafës dhe shpatullave. Dhimbjet e forta dhe ngurtësimi i muskujve janë simptomat  te cilat shfaqen me shpesh. Mos reagimi i menjëhershem ndaj simptomave të para pas një periudhe te caktuar kohore çon në një situatë të pashmangshme e cila ndonjeherë na obligon të ndërpresim aktivitetet e përditshme të punës për ditë me rradhë dhe të kërkojmë trajtimin e duhur për të zvogëluar dhimbjen dhe për të përmirësuar gjendjen tonë.

Nga mialgjia e muskujve të qafës zakonisht vuajnë punonjësit të cilët merren me punë fizike ose punonjësit të cilët qëndrojnë në  periudha të gjata kohore para kompjuterit në pozicion të papërshtatshëm. Për parandalimin e kësaj gjendje, këta punonjës herë pas here duhet të ndërpresin aktivitetet e tyre çdo ditë për 10-15 minuta dhe të bëjnë disa ushtrime për të përmirësuar qarkullimin periferik në muskuj dhe për të vënë në lëvizje grupet e mëdha muskulore.

Në rast të shfaqjes së kësaj gjendje, atëherë është e nevojshme që të aplikohet menjëherë terapia fizikale madje edhe gjatë pushimit, pasi teraoia fizikale ka një gamë të gjerë të teknikave dhe metodave të trajtimit të dhimbjes dhe mund të përmirësojë ndjeshëm gjendjen. Trajtimet e dhimbjes mund të zgjasin për disa ditë, duke marrë parasyshë  e gjendjen e pacientit.

Trajtimi i këtyre dhimbjeve mund të përfshijë: krioterapi-kriomasazh, masazh manual, kinesiotaping, kompresim ishemik në pikat e dhimbjes, elektroterapi dhe më pas me  ushtrime për forcimin e muskulaturës e cila sigurisht do të dobësohet gjatë periudhës së dhimbjeve të forta dhe imobilizimit.

Nëse keni dhimbje të shpeshta në qafë dhe ndjeni presion në këtë pjesë të muskulaturës, konsultohuni me fizioterapistët tanë dhe bëni rezervimin e trajtimit tuaj në numrin e telefonit 02/3091484 ose 070257-962.