Diagnostikimi dhe dislokimit të diskut tek kyçi temporomandibular me rezonancë magnetike në Zan Mitrev Clinic

Ngjarje

26 Qershor, 2018

Në kursin e javës së kaluar të organizuar nga Qendra edukative “Orto denta ES” prezantim të saj kishte dr. Lidija Veljanovska Kirixhievska nga Zan Mitrev Clinic.

Ajo si përfaqësues i klinikës sonë kishte ligjërim për Diagnostikimin e dislokimit të diskut tek kyçi temporomandibular me rezonancë magnetike. Ky lloj ekzaminimi që është shumë i rrallë në rajon, kryhet tek Zan Mitrev Clinic, në departamentin për radiodagnostikim. Kursi i mbajtur ishte edhe në shenjën e bashkëpunimit të vazhdueshëm që klinika jonë e ka me Poliklinikën Stomatologjike Dentaestetik me të cilën do të jemi institucioni i parë mjekësor në vend që e zhvillon diagnostikimin RM në këtë fushë.

Kursi me temë “Disfunksioni temporomandibular i kyçeve” përfshiu më shumë fusha, nga sëmundjet TMK, shkaku, prejardhja dhe diagnoza, me fokus të veçantë në efektin e saktë mbi patologjinë dhe kyçin e nofullës dhe pozicionin e dhëmbëve, dhe ndikimin e saj në mbajtjen e trupit tek fëmijët dhe deri në zhvillimin e kyçeve të nofullave dhe malokluzionin që çojnë në patologji.

Në kurs u bë fjalë edhe për temat e trajtimit ortodontik tek fëmijët, mbi qëllimin dhe natyrën  e terapisë-splint si edhe mbi elektromiografinë dhe balancin e muskulaturës së fytyrës dhe muskulaturës së qafës.

Në pjesën e ligjërimeve me demonstrime dhe ushtrime praktike ishin të përfshira temat “Diagnoza e patologjisë së TMK” si edhe ushtrime Hands-on dhe filozofia prapa kësaj terapie. Praktikisht punohej dhe në “Pozicionin ideal të mandibulës dhe artikulacionit” si diagnostikim ortodontik.

Eventi ofroi interes të madh dhe diskutimi dhe pyetjet që dolën prej tij ishin vetëm dëshmi që kjo problematikë është aktuale dhe për të është i nevojshëm diskutim shtesë dhe informim për praktikat dhe metodat e reja jo vetëm për botën e mjekësisë por edhe për popullatën e përgjithshme.