00389 2 3091 484
Nëntor 11,2020
Nëse jeni COVID-19 pozitiv ose jeni duke pritur për rezultatet e testit PCR, bëni radiografi të mushkërive për të zbuluar ndryshimet e shkaktuara nga COVID-19 menjëherë, pa pasur nevojë të prisni
Ne jemi dëshmitarë që pandemia e shkaktuar nga virusi Cov-SarS2 po merr një hov të madh çdo ditë. Në këtë kontekst, aplikimi i metodave inovative si inteligjenca artificiale (AI – Artificial intelligence), po bëhet gjithnjë dhe më aktuale.
Kjo ka të bëjë veçanërisht me zbulimin e ndryshimeve të mushkërive të shkaktuara nga COVID-19 që deri më tani janë kryer nga radiologët me anë të përdorimit të radiografisë. Tani,, interpretimi imazhit radiologjik shoqërohet nga një mjet i avancuar i softuerit diagnostik që përdor inteligjencën artificiale.
Sistemi bazohet në algoritëm që punon paralelisht me radiografinë dhe nxjerr në pah ndryshimet në mushkëri të shkaktuara nga COVID-19, por gjithashtu siguron një paraqitje vizuale të dëmit të bërë prej tij. Kjo mënyrë e diagnostikimit virusit lehtëson zbulimin më të shpejtë, duke ndihmuar kështu në parandalimin dhe kontrollimin e përhapjes së koronavirusit të ri. Me anë të përdorimit të tij, gjithashtu mund të përcaktohet sasia e progresit dhe shërimit nga sëmundja, duke mundësuar kështu një monitorim efektiv.
Në të gjithë botën, diagnostikime të tilla janë tashmë në përdorim dhe ka prova të shumta se ky mjet inovativ kombinon gjetjet e radiologut me të dhënat nga algoritmi CAD4COVID-AI në një mënyrë të zgjuar.
Në Spitalin klinik Zhan Mitrev, me çdo imazh radiologjik, përfshihet kjo metodë e diagnozës, të cilën pacientët e marrin falas në mbështetje të luftës kundër pandemisë. Për këtë jemi mirënjohës ndaj Delft Care.
https://www.delft.care/cad4covid/
Disa nga avantazhet që do të donim të theksonim janë:
1) rezultati i gjeneruar në një shkallë nga 0 në 100, i cili tregon shkallën e anomalive në lidhje me COVID-19;
2) shfaqja e anomalive të mushkërive përmes hartës së nxehtësisë (heatmap);
3) përcaktimi i përqindjes së indeve të dukshme të mushkërive të prekura;
4) Shfaqja e rezultatit brenda 20 sekondave;
5) aftësia për të ruajtur të dhënat në cloud (me dhe pa lidhje interneti).
Lexoni më shumë në linkun në vijim: