00389 2 3091 484
7 Shtator, 2023
Disleksia është paaftësia për të mësuar dhe lexuar. Ekzistojnë disa lloje të paaftësive të nxënies (të mësuarit), disleksia është një prej tyre, ku si term do të thotë se individi ka vështirësi në të lexuar, edhe pse është mjaftueshëm inteligjent dhe i motivuar për të mësuar. Personat me disleksi kanë vështirësi të lexojnë rrjedhshëm dhe pa gabime. Ata gjithashtu mund të kenë vështirësi për të kuptuar dhe shkruar saktë. Këto vështirësi nuk lidhen me inteligjencën e individit.
Disleksia është një çrregullim i të mësuarit që përfshin vështirësi në të lexuar për shkak të problemeve në identifikimin e tingujve të të folurit dhe të kuptuarit se si ato lidhen me shkronjat dhe fjalët (ose deshifrimin e tyre). Disleksia, e quajtur edhe “vështirësi në të lexuar”, prek zonat e trurit që përpunojnë gjuhën. Njerëzit me disleksi janë zakonisht me inteligjencë normale dhe gjithashtu me shikim normal.
Disleksia zbulohet/përcaktohet në fëmijëri, kur fëmija fillon të mësojë shkrim dhe lexim.
Shumica e fëmijëve me disleksi mund të jenë të suksesshëm në shkollë me ndihmën e mësuesve ose një programi të specializuar mësimor. Mbështetja emocionale gjithashtu luan një rol të rëndësishëm.
Vlerësimi i hershëm dhe qasja e përshtatshme japin rezultate të mira në kapërcimin e këtij problemi. Disleksia ndonjëherë mbetet e padiagnostikuar me vite dhe nuk pranohet si e tillë edhe në moshën madhore. Por nuk është kurrë vonë për të kërkuar ndihmë.
Fëmija bën lexim vizual dhe nxjerr përfundime në vend që të lexojë. Për shembull, mund të lexojë “kapur” në vend të “hapur” ose “nditur” në vend të “ngritur”. Fëmijët me këtë lloj disleksie mund të lexojnë fjalë të njohura, por kanë vështirësi në leximin e fjalëve të panjohura dhe të gjata. Fëmijët dhe të rriturit me disleksi mund të kenë vështirësi në leximin e fjalive të plota, por edhe të fjalëve individuale.
Shpesh i kopjojnë gabimisht fjalët edhe pse shohin si janë shkruar.
Si prindër, ne mund të ndihmojmë në trajtimin e disleksisë duke ndjekur këto këshilla:
Mosha parashkollore
Shenjat se fëmija i vogël mund të jetë i prirur ndaj disleksisë përfshijnë:
Mosha shkollore
Kur fëmija fillon shkollën, shenjat dhe simptomat e disleksisë mund të bëhen më të dukshme, ato përfshijnë: