00389 2 3091 484
Prill 04,2020
Sot, nën moton “Mbështetje për infermierët dhe mamitë”, Organizata Botërore e Shëndetit feston Ditën Botërore të Shëndetit.
Dita Botërore e Shëndetit është festuar për herë të parë në vitin 1950 dhe që prej asaj kohe ka synuar rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për problemet shëndetësore. Kjo ditë festohet si kujtesë e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetit, me qëllim tërheqjen e vëmendjes ndaj problemeve më të rëndësishme shëndetësore në botë.
Në këtë vit ndërkombëtar të infermierëve dhe mamive, Dita Botërore e Shëndetit thekson statusin aktual të infermierëve. OBSH dhe partnerët e saj do të japin një seri rekomandimesh për forcimin e forcës punëtore ndërmjet infermierëve dhe mamive.
Kjo do të ketë një domethënje jetike nëse dëshirojmë të arrijmë qëllime kombëtare dhe globale që lidhen me shëndetin universal, shëndetin e nënave dhe fëmijëve, sëmundjet e transmetueshme dhe jo të transmetueshme, gatishmërinë dhe përgjigjen në raste urgjente, sigurinë dhe kujdesin e pacientëve.
Organizata Botërore e Shëndetit bën thirrje për të gjithë liderat botërorë të ndërmarrin hapa konkrete drejt vendosjes së aksesit universal në kujdesin shëndetësor. Kjo do të thotë që të gjithë dhe kudo të kenë qasje në shërbime shëndetësore cilësore pa u përballur me vështirësi financiare.