00389 2 3091 484
Nëntor 11,2019
Çfarë nënkuptohet me termin shëndeti i meshkujve?
6-7 vite më parë që nga nisja e fushatës për shëndetin e mashkullit në muajin nëntor ose e njohur si fushata botërore “Mobember” është bërë përpjekje për rritjen e ndërgjegjësimit tek popullata mashkullore përsa i përket kryerjes së kontrolleve të rregullta preventive, veçanërisht për meshkujt të cilët bëjnë pjesë në grupin e moshës së mesme dhe asaj më thyer, fushatë e cila ka ndikuar më së mire tek kjo populate e meshkujve. Faktikisht, me anë të kësaj fushate fushate është zgjuar vetëdija tek këta persona për të vizituar rregullisht mjekun urolog, dhe të kujdesen për shëndetin e tyre e këtyre njerëzve për të vizituar një urolog rregullisht, për t’u kujdesur për shëndetin e tyre – shëndetin e meshkujve.
Në krahasim me gratë, meshkujt paraqiten tek mjeku shumë më rrallë. Përse?
Edhe pse meshkujt biologjikisht konsiderohen më të fortë, kur bëhet fjalë për shëndetin e tyre ata kanë shumë më tepër frikë se gratë. Në fakt, gratë janë iniciatoret që bashkëshorti i tyre, babai, apo vëllai të paraqiten tek mjeku për vizitë. Zakonisht, kur vijnë në ordinance së bashku me bashkëshortët e tyre, është gruaja ajo që tregon simptomat e burrit të saj, çfarë lloj dhimbje ndjen pacienti dhe cila është ashpërsia e dhimbjes, edhe pse nuk është ajo e cila e përjeton dhimbjen, është pikërisht ajo që bën me saktësi përshkrimin e llojit të dhimbjes, kur pacienti ka filluar të ankohet, kur janë shfaqur simptomat, ndërkohë që vetë pacienti qëndronë mënjanë i frikësuar dhe me shikimin poshtë.
Në cilën moshë duhet të fillojnë ekzaminimet e rregullta tek urologu?
Më parë kufiri i moshës përsa i përket problemit me prostatën ka qenë rreth moshës 50-55 vjeçare, por sot, ky kufi ka ndryshuar, kështu që këshilla ime është të paktën pas moshës 45 vjeçare çdo mashkull të paktën një herë në vit të kryej kontroll tek mjeku urolog edhe pse nuk ndjen asnjë simptomë. Meshkujt kanë mendim të gabuar në lidhje me faktin se si duket kontrolli preventiv tek meshkujt dhe ndoshta është pikërisht ky shkaku përse kanë frikë të paraqiten tek mjeku. Kjo ka qenë një temë tabu, askush nuk flistë për të, thuhej nëse shkon tek urologu, do ta kesh keq punën. Nuk është aspak kështu. Pacientët duhet të dinë se kontrolli fillimisht është bisedë, konsultim, më pas vijon kontrolli fizik, këtu bën pjesë tusheja rektale e cila është krejtësisht pa dhimbje. Fillimisht ne bëjmë anamnezën e pacientit, bëjmë një bisedë të thjeshtë me qëllim për ti treguar disa nga simptomat të cilat pacienti mund ti ketë por nga ana tjetër nuk është i vetëdijshëm. Më pas kontrolli fizik bëhet me anë të gishtit dhe në mënyrë rektale ne prekim prostatën, pasi prostata është në kontakt të afërt me zorrën e trashë, kështu që është e disponueshme në të gjithë sipërfaqen e kontrollit. Kështu mund të zbulojmë praninë e gjendrës nëse është e fortë apo e butë, nxehtësinë e saj, nëse është e rrafshët apo jo, nëse ka trashje … dhe në këtë mënyrë mund të kemi një udhëzim për kontrollet e tjera të mëtejshme. Pas përfundimit të këtij kontrolli vijon kontrolli me eko, ultratingull me anë të të cilit shikojmë të gjithë sistemin urogjenital, veshkat, pozicionin e tyre, praninë e ndonjë kalkuloze të mundshme, formime të tumorit, ndërprerje të funksionit të veshkës, më pas fshikëzën e urinës përsa i përket trashjes së saj, profilerë të tumorit të fshikëzës së urinës, dhëmbëzimin e tyre, trashjen e murit të fshikëzës së urinës, shikojmë prostatën dhe e masim në gramë peshën e saj, në mënyrë që të kemi një imazh më të qartë. Gjithashtu me anë të ultratingullit kontrollojmë edhe testiset.
Ajo çfarë është më e rëndësishme, me anë të ultratingullit mund të masim edhe rest-urinën, zakonisht ky kontroll rekomandohet të kryhet me fshikëz të mbushur pasi në këtë mënyrë e shohim të gjithë sistemin. Më pas pacientit i kërkojmë që të zbrazet (urinojë) dhe pasi të kthhehet, vazhdojmë përsëri me kontrollin dhe në rast se kemi mbetje të urinës kjo do të thotë se tashmë prostata ka filluar të shfaq problemet e saj të para. Pacienti nuk mund të zbrazet plotësisht dhe ne këtë e quajmë rest-urina ose urinim me dy faza, pas disa minutash nga zbrazja e parë pacienti ndjen nevojën për të urinuar përsëri. Këto janë pikërisht ato simptomat e para të prostatës të cilat janë të rëndësishme për pacientin pasi ata mësojnë të jetojnë me këtë simptomë dhe nuk e kuptojnë aspak se për çfarë bëhet fjalë.
Çfarë është testi i antigjenit PSA dhe kur duhet të na shqetësojë?
Menjëherë pas ekzaminimit fillestar dhe ultratingullit, bëhet edhe testi PSA tek pacienti me anë të analizës së gjakut. Do të thotë antigjen specifik i prostatës, është një shënues jospecifik i tumorit që mund të tregojë se mund të jetë një sëmundje malinje e prostatës, por e njëjta PSA mund të tregojë vlera të larta edhe gjatë një procesi inflamator të gjëndrës së prostatës. Pra, mund të ketë vlera tepër të larta të PSA-së dhe të mos bëhet fjalë për prani kancerit. Gjithashtu ekziston edhe një test tjetër më specifik i cili na udhëzon por nuk është 100% i sigurt se bëhet fjalë për kancer të prostates, ky është indeksi PHI i cili është futur tani dhe punohet tani në vendin tonë, i cili na jep një raport të PSA-së së plotë dhe të lire në organizëm. Për kryerjen e këtij testi vendos mjeku urolog setek cilët pacientë duhet të kryhet. Praktikisht, indeksi PHI na bën të ditur nëse duhet të bëhet biopsi tek pacienti apo jo.
A gabojne meshkujt kur perdorin steroide me testosteron sepse deshirojne te kene nje trup te bukur mashkullor, dhe me cfare pasojash mund te perballen?
Ky eshte nje problem te cilin e kemi jo vetem ne ne vendin tone por ne mbare boten, sepse ne te gjitha sallat fitnes te cilat te rinjte i praktikojne gjithnje dhe me teper nuk ka kush ti drejtoje apo ti udhezoje persa i perket perdorimit te ketyre preparateve. gjithmon duhet bere balanca e duhur e preparateve te cilat ata perdorin dhe patjeter duhet te konsultohen me endokrinolog. Me marrjen apo aplikimin e testosteroneve ne organizem, hipofiza si dirigjent i te gjitha gjendrave merr informacion se ne organizem ka mbingopje te testosteronit, dhe ne kete menyre jep komande testiseve te mos prodhojne testosterone, duke shkaktuar atrofi te testiseve dhe duke bere qe ato ta humbasin funksionin e tyre. Pervec kesaj vijon edhe reduktimi i libidit, pra shfaqja e impotences e cila shpesh shoqerohet me problme emocionale dhe psikologjike tek pacientet.
Apeloj per te gjithe ata persona te rinj te cilet deshirojne te kene nje trup te bukur dhe me muskuj, para se gjithash te informohen dhe te konsultohen me persona te cilet kane njohje te mira dhe jane profesioniste ne kete fushe, dhe me pas te fillojne te perdorin preparate te tilla pa shkaktuar probleme ne shendetin e tyre.
Sa e pranishme eshte impotenca tek meshkujt dhe si zbulohet ajo?
Impotenca jo ne cdo rast eshte semundje, ajo mund te jete edhe simptome e disa semundjeve te tjera. Per kete arsye pacientet nuk duhet te kryejne kontroll preventiv vetem per shkak te urinimit apo prostates, duhet te tregojne vemendje te vecante edhe persa i perket libidit dhe potences. Kjo eshte akoma nje teme tabu. Ende askush nuk guxon te flase ne lidhje me kete problem, prandaj dua te theksoj se privatesia e pacientit eshte e garantuar ne spitalin tone dhe ajo mbetet si nje rrefim vetem tek mjeku, pacientet nuk duhet te ngurojne te flasin hapur me mjekun per problemet apo simptomat e tyre pasi kjo nuk eshte aspak dicka e turpshme. Klinika jone eshte e specializuar per semundjet kardiovaskulare, pervec departamenteve te fushave te tjera te mjekesise ajo eshte numer nje persa i perket semundjeve kardiovaskulare dhe nepermjet kontrollit urologjik shume shpesh zbulojme tek pacientet edhe semundje kardiovaskulare, pikerisht nga fakti se kur enet e poshtme te gjakut kane problem, tashme shfaqet reduktim i funksionit erektiv, crregullim dhe bllokim te eneve te gjakut dhe pikerisht nga kjo lindin dyshime se pacienti mund te kete edhe probleme edhe me enet koronare. Kjo mund te jete me teper nje simptome per zbulimin e nje gjendje tjeter te rendesishme tek pacienti dhe ndonjehere mund te kerkoje edhe reagim urgjent. Prandaj tregonuni te guximshem dhe flisni hapur me mjekun per problemet tuaja.