00389 2 3091 484
11 Mars, 2022
Histeroskopia është një ndërhyrje gjinekologjike me të cilën nën vizualizimin e drejtpërdrejtë me kamerë në hapësirën e mitrës diagnostikojmë dhe zgjidhim shumë probleme që prekin gratë, dhe të cilat më parë mund të zgjidheshin vetëm me anë të kirurgjisë klasike.
Histeroskopi është një instrument i hollë, i ngjashëm me teleskopin, të cilin e vendosim përmes vaginës në miter dhe përveç aparatit fotografik histeroskopi ka edhe instrumente të holla, të krijuara posaçërisht për të kryer ndërhyrje të caktuara. Histeroskopia është sot standardi i artë për heqjen e polipeve në hapësirën e mitrës, fibroideve të cilat janë të dukshme brenda mitrës, djegien e mukozës së mitrës – procedura përdoret tek gratë që kanë përfunduar me procesin e riprodhimit dhe që kanë gjakderdhje të rëndë menstruale që çon në anemi dhe dobësi të përgjithshme.
Këto gjakderdhje të rënda e të parregullta të mitrës janë simptoma për të cilat ankohen 40% e grave që vijnë në ordinancat gjinekologjike. Disa prej tyre trajtohen me terapi hormonale, por tek shumë prej tyre ka një ndryshim në mitër, të cilin sot e zgjidhim në mënyrë mikroinvazive me anë të histeroskopit, si kirurgji njëditore, pothuajse pa dhimbje dhe me periudhë të shkurtër rikuperimi. Sot, shumica e grave janë në kërkim të modaliteteve të reja, alternative të kirurgjisë klasike për shkak të përgjegjësive profesionale të cilat kërkojnë kthim të shpejtë në punë.
Nuk përfundon këtu fushëveprimi i përdorimit të kirurgjisë histeroskopike. Nëse në të kaluarën ishte e nevojshme kirurgjia klasike te pacientet me anomali të mitrës, septa të mitrës, pacientet të cilat shpesh trajtojnë sterilitetin ose kanë aborte të përsëritura dhe lindje të parakohshme, sot e gjithë kjo është e mundur falë kësaj metode si operacion njëditor, me rikuperim të shpejtë postoperativ.
Në mbarë botën, me rritjen e numrit të lindjeve me prerje cezariane, u përballëm me një problem të ri, shfaqjen e një lloj hernie në murin e përparmë të mitrës, në të cilën akumulohet gjaku menstrual, kështu që tek këto paciente cikli menstrual zgjat 12- 14 ditë pas fillimit të ciklit gjatë të cilit gjaku rrjedh pak nga pak çdo ditë. Edhe për këtë gjendje terapia është histeroskopike ku pas vizualizimit me aparat zgjidhet hernia dhe kështu zgjidhet problemi që çrregullon përditshmërinë dhe jetën normale të pacienteve.
Sot, kirurgjia histeroskopike zë një vend të rëndësishëm në praktikën e përditshme gjinekologjike. Është kthyer në një metodë rutinë dhe të nevojshme që ka zëvendësuar shumë ndërhyrje dhe operacione në gjinekologji, duke dhënë një drejtim të ri mikroinvaziv në trajtimin e gjendjeve gjinekologjike.
Përparësitë e histeroskopisë, të cilat sigurisht janë thelbësore në epokën e sotme moderne janë: