00389 2 3091 484
Nëntor 11,2020
Pacienti 55 vjeçar nga qyteti Veles, pas një jave qëndrim në departamentin infektiv të Spitalit të këtij qyteti, vendosi që shpëtimin e tij ta kërkojë në klinikën tonë.
Në qendrën Covid të klinikës tonë menjëherë filloi procesin e hemofiltrimit, sikurse tregon dhe vetë pacienti. Shërimi i tij ishte i ngadaltë për shkak të gjendjes së tij të vështirë në të cilën u soll në spital… por përsëri, pas disa ditësh, u shfaqën shenjat e para të shpresës.
Shërimi i shpejtë dhe efektiv është çelësi i trajtimit të suksesshëm, për të cilin flet pacienti ynë. Rekomandoj të gjithë ata persona të cilët janë të sëmurë të mos presin që gjendja e tyre të përkeqësohet dhe më pas të kërkojnë shpëtimin – shprehet pacienti ynë.