Ekipi mjekësor i Zan Mitrev Clinic është kujdesur për shëndetin e sportistëve në Olimpiadën Speciale

Ngjarje

4 Dhjetor, 2019

Za Mitrev Clinic edhe këtë vit ka mbështetur Olimpiadën Speciale me anë të së cilës është shënuar java europiane e basketbollit me një ngjarje e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit tek qytetarët për një përfshirje më të madhe të personave me aftësi të kufizuar. Ekipi ynë mjekësor është kujdesur për shëndetin e mbi 100 sportistëve të cilët morën pjesë në këtë ndeshje sportive miqësore .

Në sallën sportive “Kale”, Olimpiada Speciale, KFSM dhe e “Maqedonia 3×3” mbajtën një turne ndërmjet ekipeve që luajtën “ unified 3х3“- basket. Partnerët e ekipit ishin basketbollistë dhe basketbolliste të cilët për një kohë të gjatë bashkëpunojnë me Olimpiadën Speciale. Ndër këta partnerë ishte basketbollisti më i mirë maqedonas Ervin Cogo, një nga basketbollistët më të mirë në europë Danillo Mijatoviq, dhe një tjetër partner i veçantë i një ekipi që konsiderohet me shumë fat ishte presidenti i KFCM, Pero Antiq.

Në kuadër të javës së basketbollit europian u shënua edhe 3 dhjetori dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuar. DJ në këtë ngjarje ishte DJ Dino i cili vuan nga sindromi Williams, i cili ishte i shoqëruar edhe nga DJ Goce Saf nga Funky Fresh dhe Double G nga Gruvi i Shkupit.

-Një falenderim i madh për Spitalin klinik “Zan Mitrev”, shkollën e mesme “Nova”, vullnetarët dhe partnerët të cilët pa egoizëm edhe këtë herë na ofruan një mbështetje të fuqishme përsa i përket realizimit të kësaj ngjarje të madhe  – u shprehën nga Olimpiada Speciale.