00389 2 3091 484
7 Dhjetor, 2020
Embolia pulmonare ka të bëj me bllokimin e njërës prej arterieve në mushkëri. Në shumicën e rasteve, embolia pulmonare shkaktohet nga një mpiksje gjaku që udhëton nga venat e thella të këmbës deri në mushkëri, gjithashtu, por shumë më rrallë, shkaktohet nga venat e pjesëve të tjera të trupit (nga tromboza e venave të thella).
Për shkak të bllokimit të rrjedhës së gjakut në mushkëri të shkaktuar si rezultat i mpiksjes së gjakut, embolia pulmonare mund të rezultojë fatale. Sidoqoftë, trajtimi në kohë zvogëlon ndjeshëm rezikun e vdekjes. Marrja e hapave parandaluese për mpiksjen e gjakut të këmbët tuaja do t’ju ndihmojë të mbroheni nga embolia pulmonare.
Simptomat
Simptomat e embolisë pulmonare manifestohen në mënyra të ndryshme, në varësi të madhësisë së mushkërive, madhësisë së mpiksjes së gjakut dhe nëse keni sëmundje të tjera bazë të mushkërive ose zemrës.
Simptomat më të zakonshme:
Vështirësi në frymëmarrje. Kjo simptomë zakonisht shfaqet papritmas dhe përkeqësohet gjithnjë dhe më tepër gjatë sforcimeve.
Dhimbje gjoksi. Keni ndjesinë se do të përjetoni sulm në zemër. Dhimbja është zakonisht e mprehtë dhe shfaqet kur merrni frymë thellë, duke ju penguar që të mbusheni me frymë thellë. Mund të shfaqet gjatë momentit kur kolliteni dhe përkuleni.
Kollitje. Kollitja mund të shoqërohet me gjak në pështymë ose sekrecion.
Shenjat dhe simptomat e tjera që mund të shfaqen në rastin e embolisë pulmonare përfshijnë:
Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore
Embolia pulmonare mund të jetë fatale. Kërkoni kujdes mjekësor të menjëhershëm nëse keni vështirësi në frymëmarrje (gulçim), dhimbje gjoksi ose kollë të shoqëruar me gjak në pështymë.
Shkaqet e shfaqjes së embolisë pulmonare
Embolia pulmonare shfaqet kur një grup materialesh (zakonisht mpiksje gjaku) hyjnë në një nga arteriet e mushkërive. Këto mpiksje zakonisht vijnë nga venat e thella të këmbëve, një gjendje e njohur si trombozë e venave të thella.
Në shumë raste, embolia pulmonare shkaktohet nga mpiksje të shumta të gjakut në të njëjtën kohë. Mpiksjet e gjakut bllokojnë arteriet pulmonare dhe bllokojnë rrjedhën e gjakut, gjë e cila shpesh rezulton të jetë fatale. Kjo gjendje njihet si infarkt pulmonar.
Ndonjëherë, bllokimet në enët e gjakut shkaktohen nga substanca të tjera përveç mpiksjes së gjakut, të tilla si:
Faktoret e rrezikut
Edhe pse çdokush mund të zhvillojë mpiksje gjaku dhe emboli pulmonare pasuese, disa faktorë të caktuar mund të ndikojnë në rritjen e rrezikut. Rreziku i shfaqjes së kësaj sëmundje është më i madh nëse ju ose ndonjë anëtar në familjen tuaj ka pasur mpiksje gjaku ose emboli pulmonare në të kaluarën.
Gjithashtu, disa kushte dhe trajtime mjekësore ju bëjnë më të ekspozuar ndaj këtij rreziku, për shembull:
Sëmundjet e zemrës. Sëmundjet kardiovaskulare, veçanërisht dështimi i zemrës, ndikojnë më tepër në shfaqjen e mpiksjes së gjakut.
Kanceri. Disa lloje të kancereve (veçanërisht ai i trurit, vezoreve, pankreasit, zorrës së trashë, stomakut, mushkërive dhe veshkave) mund të rrisin rrezikun e mpiksjes së gjakut dhe kimioterapia mund të ndikojë shumë më tepër në shfaqjen e empolisë pulmonare. Gratë me një histori personale ose familjare të kancerit të gjirit që marrin tamoxifen ose raloxifene gjithashtu janë në rrezik të lartë ndaj shfaqjes së mpiksjes së gjakut.
Kirurgjia. Kirurgjia është një nga shkaqet kryesore të problemeve të mpiksjes së gjakut. Për këtë arsye, shpesh jepen ilaçe për të parandaluar mpiksjen e gjakut para dhe pas ndonjë operacioni të madh, siç është zëvendësimi i kyçeve.
Çrregullimet që ndikojnë në koagulimin e gjakut. Disa çrregullime të trashëguara ndikojnë në gjak, duke e bërë atë më të prirur ndaj mpiksjes. Çrregullime të tjera, të tilla si sëmundja e veshkave, gjithashtu mund të rrisin rrezikun e mpiksjes së gjakut.
Personat të cilët kanë simptoma të rënda të COVID-19 janë në rrezik në të lartë për shfaqjen e embolisë pulmonare.