Emri i mirë për ZMC arriti edhe deri në Kinë

Doza e shëndetit ditor

17 Shtator, 2018

My alt text

“Një miku im, i lindur në Maqedoni, ma rekomandoi spitalin tuaj”, e filloi tregimin Juan Shi, vajza e pacientit tonë Huazhu Shi, që erdhi nga Pekini, Kina. Ai ishte operuar nga dr. Zhan Mitrev dhe i ishte zëvendësuar valvula dhe i ishin inkorporuar dy bajpasë (by-pass) koronarë.

My alt text

 “Pasi babai im ndjeu vështirësi zemre vendosëm që të vijmë në ZAN MITREV CLINIC në Maqedoni sepse në Kinë ka shumë pacientë, dhe mungojnë kirurgë të mirë, dhe duhet të pritet gjatë për termin për operacion. Gjithashtu shërbimet në spitalet kineze nuk janë si në kjo klinikë dhe nëse babai im duhej të qëndronte aty, të paktën dy të afërm do të duheshe që të kujdesen për të gjatë kohës së qëndrimit. Ne kishim pak kohë, dhe nuk kishim energji që të lëshohemi në gjurmim të doktorëve të mirë tek ne, dhe prandaj e pranova rekomandimin që të vijmë këtu, sepse kërkoja shërbim të mirë dhe teknologji bashkëkohore” – theksoi ajo.

My alt text

Znj. Juan është e emocionuar nga pamje e spitalit edhe nga shërbimi i stafit personal.

“Shërbimi mjekësor cilësor më bën veçanërisht të lumtur, sepse babai im nuk ishte në gjendje që të pranojë ushqim, dhe doktorët dhe infermierët bënë gjithçka që të na ndihmojnë. Ne e vlerësojmë shumë atë marrëdhënie profesionale”, theksoi vizitorja nga Pekini.

Ajo tha  se apartament të tillë VIP, si në ZMC, vështirë se mund të gjeni në Kinë dhe nëse jeni ndonjë person i rëndësishëm politik, dhe veçanërisht nëse jeni njeri i thjeshtë, sepse atje mungojnë kapacitete, dhe prandaj është veçanërisht e befasuar nga komoditeti dhe atmosfera e përgjithshme i tejkaloi pritshmëritë e saj.

My alt text

“Profesionalizmi i dr. Zhan Mitrev më bëri shumë të kënaqur dhe më dha shumë siguri në lidhje me operacionin, që kaloi në mënyrë të suksesshme dhe babai im u shërua shumë shpejt”, përfundoi vajza e Z. Huazhu dhe u falënderua për shërbimin e lartë të të gjithë ekipit operativ.

Zotëria Huazhu Shi u shërua dhe disa ditë pas operacionit dhe para largimit të tij u takua me doktorin Zhan Mitrev që edhe një herë i dëshiroi atij shëndet të mirë. Familja Shi u largua pas një pushimi disaditor në Ohër me qëllim vazhdimin e rehabilitimit dhe shëtitje turistike në shtetin tonë.

My alt text