00389 2 3091 484
17 Gusht, 2021
Ethet kanë të bëjnë me temperaturën e lartë të trupit mbi 38°C dhe zakonisht janë shenjë e pranisë së infeksionit në trup.
Ethet dhe temperatura e lartë tek fëmijët e vegjël dhe foshnjat e porsalindura janë shenja të cilat tregojnë se gjendja shëndetësore e tyre është serioze dhe se është e nevojshme që fëmijën ta dërgoni menjëherë në kontroll tek mjeku pediatër.
Shumica e rasteve të shfaqjes së etheve tek fëmijët nuk kërkon ndihmë mjekësore.
Fëmijët me temperaturë të lartë duhet të jenë të hidratuar mirë dhe duhet të marrin ilaçe për uljen e temperaturës ose për reduktimin e dhimbjeve në trup.
Temperatura normale për fëmijët është 36.5°C – 38°C. Ethet shfaqen atëherë kur temperatura e trupit tek fëmija është më e lartë se 38 °C.
Ethet në vetvete nuk janë sëmundje por janë shenjë treguese e pranisë së ndonjë sëmundje në organizëm.
Shkaqet e shfaqjes së etheve dhe temperaturës së lartë tek fëmijët
Ethet tek fëmijët shfaqen për shumë arsye.
Infeksionet janë një nga shkaqet më të shpeshta të shfaqjes së etheve tek fëmijët. Ethet në përgjithësi tregojnë se organizmi i fëmijës tuaj lufton kundër infeksionit.
Infeksionet tek fëmijët shfaqen për shkak të viruseve ose baktereve. Infeksionet të cilat shkaktojnë ethe janë:
Ekzistojnë edhe shkaqe të tjera të etheve të cilat janë më pak të zakonshme. Këto përfshijnë reaksione alergjike ndaj ilaçeve ose vaksinave, inflamacionin kronik të kyçeve, disa lloje të tumoreve dhe sëmundjeve gastrointestinale të tilla si sëmundja Crohn.
Ethet ose rritja e temperaturës mund të shfaqen ngadalë dhe gradualisht përgjatë disa ditëve, por gjithashtu mund të rriten shumë shpejt, si dhe të kenë luhatje gjatë ditës.
Temperatura e lartë bën që fëmijët të mos ndihen rehat. Gjatë rritjes së lartë të temperaturës së trupit, fëmijët mund të kenë dridhje dhe gjatë rënjes së saj ata fillojnë të djerësiten. Ndodh që fëmijët të dehidratohen lehtë gjatë rritjes së temperaturës së trupit dhe djerësitjes duke humbur në këtë mënyrë lëngjet e trupit, prandaj, veçanërisht në raste të tilla rekomandohet që të konsumojnë sa më shumë lëngje.
Fëmijët nga mosha gjashtë muajore deri në atë gjashtë vjeçare mund të kenë konvulsione për shkak të rritjes dhe rënjes së menjëhershme të temperaturës.
Ethet dhe shumica e sëmundjeve të cilat i shkaktojnë ato, zgjasin vetëm disa ditë, por ndonjëherë ethet mund të zgjasin edhe më tepër nëse ato janë shenjë treguese e ndonjë sëmundje kronike.
Nëse prindi mendon se fëmija e tij ka ethe, duhet të bëj matjen e temperaturës së fëmijës me anë të termometrit për të konfirmuar nëse fëmija ka temperaturë.
Foshnjat nën moshën tre mujshe duhet patjetër të dërgohen në trajtim spitalor, për arsye se tek fëmijët e kësaj moshe është më e vështirë për të përcaktuar nësa vuajnë nga ndonjë sëmundje serioze. Shfaqja e etheve tek fëmijët e kësaj moshe mund të jetë shenjë e ndonjë gjendje më serioze. Fëmijët nga mosha 3 deri në 12 muaj, në rast se kanë temperaturë duhet të dërgohen në të njejtën ditë për shkak se mund të bëhet fjalë për ndonjë sëmundje serioze e cila nuk duhet neglizhuar.
Fëmijët mbi moshën 1 vjeçare duhet të dërgohen për trajtim në spital në rast se kanë shfaqje të temperaturës dhe shfaqje të shenjave në vijim:
Prindi e njeh më miri fëmijën e tij, prandaj duhet t’i besojë instinkteve nëse vëren tek fëmija se nuk duket mirë ose tregon shenja të ndonjë sëmundjeje të rëndë që kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Треската само по себе е ретко штетна. Општо, децата добро се справуваат со треска. Треба да третира треска само ако тоа го прави детето да се чувствува лошо. Треската има својот тек без оглед на третманот.
Ethet në vetvete rrallë mund të jenë të dëmshme. Në përgjithësi, fëmijët përballen mirë me këtë gjendje. Kjo gjendje kërkon trajtim vetëm nëse fëmija ndihet keq. Ethet kanë afatin e tyre kohor pavarësisht nga trajtimi.
Gjëja më e rëndësishme është që fëmija të konsumojë sa më shumë lëngje me qëllim që të shmanget dehidrimi në organizmin e fëmijës.
Disa këshilla të cilat mund ta ndihmojnë fëmijën që ta përballojë më lehtë temperaturën e lartë: