Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Lajmet e fundit nga klinika jonë

Back to Events

19.11.2019

Java botërore e përdorimit racional të antibiotikëve

Java botërore e përdorimit racional të antibiotikëve

17-20 Nëntor 2019

“E ardhmja e antibiotikëve varet nga të gjithë ne!” – kjo moto shënon Javën botërore të përdorimit racional të antibiotikëve për vitin 2019. Mesazhi thotë qartë se ne kemi për detyrë të ruajmë antibiotikët, sepse ne nuk mund t’i konsiderojmë ato të trashëguara nga paraardhësit tanë, por të huazuar nga brezat e ardhshëm.

Çdo muaj nëntor, Java botërore për përdorimin racional të antibiotikëve (WAAW) synon të rrisë ndërgjegjësimin për rezistencën antimikrobike si një fenomen global, si dhe të forcojë aplikimin e praktikave më të mira ndërmjet popullatës së përgjithshme, ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe personave përgjegjës të politikës shëndetësore përsa i përket ngadalësimit dhe parandalimit në  zhvillimin dhe përhapjen e rezistencës antimikrobiale.

Republika e Maqedonisë së Veriut feston 18 Nëntorin – Ditën Evropiane për Përdorimin Racional të Antibiotikëve që nga viti 2008, si dhe Javën botërore për përdorim racional të antibiotikëve që nga themelimi i saj në vitin 2015.

Këtë vit, me iniciativën e farmacistëve të Zan Mitrev Clinic dhe seksionit të farmacisë klinike të Shoqatës Farmaceutike të Maqedonisë, farmacistët u përfshinë në mënyrë aktive përmes realizimit të seminarit të 5-të edukativ “TRAJTIMI I MULTIDISFILLABILITETIT NË MENAXHIMIN E ANTIBIOTIKËVE” më 18.11.2019.

Seminari ishte mjaft i gjerë dhe i pasur me leksione nga profesorë të fakultetit të farmacisë, mjekë të shëndetësisë publike, klinikë dhe mikrobiologë si dhe farmacistë praktikantë.

Hapja e seminarit përveç presidentëve të komorës farmaceutike dhe Shoqatës farmaceutike të Maqedonisë u bë edhe nga Doc. Dr. Golubinka Boshevska, koordinatore kombëtare e komisionit multisektural për rezistencën antimikrobike të AMR-së.

Ne si farmacistë pjesëmarrës nga ana e  Zan Mitrev Clinic  kemi dhënë një përmbledhje të plotë të masave dhe aktiviteteve që kemi ndërmarrë për të menaxhuar antibiotikët në objektin tonë. Përfitimet e përfshirjes së farmacistit në ekipin e menaxhimit të antibiotikëve nga viti 2017 janë të dukshme jo vetëm përsa i përket kursimeve të mëdha financiare, por edhe përa i përket kontrollit të plotë dhe trajtimit të sigurt të pacientëve me antibiotikë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Vendimet për administrimin e antibiotikëve bazohen në udhëzime të përcaktuara rreptësisht dhe tregues të cilësisë që ndikojnë në rezultatin pozitiv të trajtimit në pacientët tanë. Për secilin pacient, terapia e caktuar me antibiotikë kontrollohet individualisht për përshtatshmërinë sipas moshës, peshës trupore dhe parametrave laboratorikë. Bëhet monitorimi i përqëndrimit të antibiotikëve në gjak për rregullimin e dozës, sipas karakteristikave individuale, me qëllim për ta optimizuar atë dhe për të zvogëlojë efektet anësore tek pacient. Ne, me krenari  shprehemi se ndërhyrjet e zbatuara nën kontrollin dhe menaxhimin e rreptë të antibiotikëve  janë në niveln e spitaleve të standardizuara në mbarë botën.

Qëllimi i pjesëmarrjes tonë në këtë seminar ishte prezantimi dhe shkëmbimi i përvojave pozitive të farmacistëve të tjerë klinikë me tendencat pozitive të përdorimit të kontrolluar të antibiotikëve dhe përdorimi i të gjitha njohurive dhe burimeve tona për të transferuar këtë praktikë pozitive në institucionet e tyre të kujdesit shëndetësor.