Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

28.09.2023

Ndarja e njohurive nëpërmjet ligjeratave është çelësi i përparimit

Në Spitalin klinik Zhan Mitrev në vazhdimësi mbahen ligjеrata profesionale nga fusha të ndryshme mjekësore. Të enjten e kaluar me temën “Kapërcimi i sfidave të reja në mjekësi”, ligjëruesi ynë i ftuar ishte eksperti I njohur në mbarë botën Prof. Dr. Eliezer Shalev nga Izraeli – Dekan i Shkollës Mjekësore Technion në Haifa. Ai është gjithashtu fitues i çmimit për arritje jetësore nga Ministria e Shëndetësisë e Izrelit për kontributin e tij të veçantë në zhvillimin e gjenetikës.

Ai me ligjëratën e tij i impresionoi të pranishmit duke treguar ekspertizën e tij dhe kuptimin e thellë të sfidave moderne në fushën e mjekësisë. Duke ilustruar me shembuj, ai foli për arritjet më të fundit në diagnostikimin gjenetik prenatal dhe terapitë gjenetike.

Hyrja ishte falas, gjë që u mundësoi të gjithë të interesuarve të përfshiheshin dhe të ndiqnin mbajtjen e këtij eventi. Shpresojmë që ky leksion/ligjeratë të nxisë ide të reja, kërkime dhe inovacione në mjekësi, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së njerëzve.

Falenderime të mëdha ndaj Prof. Dr. Shalev për kohën e tij dhe që ndau njohuritë e tij gjatë kësaj ligjërate interesante. Shpresojmë të kemi më shumë mundësi për të dëgjuar nga ai dhe për të mësuar në të ardhmen nga ekspertiza e tij e pasur.

Natyrisht, një falënderim i veçantë për Dr. Milan Risteski – mjek onkolog në klinikën tonë, i cili ishte moderator i këtij eventi.