Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

09.03.2022

Vëmendja e vogëlushëve na ngrohu zemrat

Vizitë nga fëmijët e kopshtit Kokiçe në qendrën tonë diagnostike në qytetin e Manastirit

Fëmijët e vegjël i gëzohen më shumë festave, veçanërisht 8 Marsit, festë kjo e lidhur ngushtë me nënat, mësueset, hallat, tezet dhe gjyshet e tyre. Dëshmi për këtë është vizita e djeshme e fëmijëve në qendrën tonë diagnostike në qytetin e Manastirit. Meqenëse kopshti gjendet pranë objektit tonë Zan Mitrev Diagnostic në Manastir, fëmijëve të kopshtit Kokiçe, me rastin e 8 Marsit i’u lindi idea që të krijojnë dhe të dhurojnë përshëndetjet e tyre në formë lulesh. Jo vetëm kaq, urimet e tyre i morëm edhe me anë të këngëve që kishin përgatitur me rastin e kësaj feste.

Jemi shumë mirënjohës për vëmendjen e tyre dhe për vizitën që na bënë, ky gjest nga ana e vogëlushëve na ngrohu zemrat të gjithëve.

Ju falenderojmë nga zemra vogëlushë, ju urojmë shumë shëndet dhe një fëmijëri të mbarë dhe të lumtur!