Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

25.02.2020

Zan Mitrev Clinic në konferencën ndërkombëtare për turizmin mjekësor në Athinë

Në Athinë nga data 12 -14 shkurt u mbajt konferenca ndërkombëtare e turizmit mjekësor. Klinika jonë mori pjesë me anë të përfaqësuesve të saj Viktorija Dojcinovska, Shefe e departamentit administrativ dhe Dr. Elena Ambarkova drejtoreshë e stafit mjekësor.

Ngjarja u organizua nga kompania EUROEVENTS në nivel global me shumë të ftuar në këtë industri. Në seminar u zhvilluan disa takime me profesionistë të turizmit mjekësor. Përfaqësues nga Greqia, Belgjika, Gjermania, Qipro, Egjipti, Italia, Rumania, Rusia, Ukraina, Kroacia, Izraeli, India, Malajzia, Suedia, Zvicra, Anglia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Amerika morën informacion më të zgjeruar rreth Zan Mitrev Clinic dhe mundësitë që ofron klinika jonë në drejtim të zhvillimit të turizmit mjekësor në të ardhmen.

Axhenda e konferencës u nda në dy ditë me prezantime gojore dhe seminar B2B (business to business). U diskutua lidhur me rolin e politikës publike në përparimin e industrisë së turizmit mjekësor si dhe për sigurinë e pacientëve si prioritet i ofruesve të kujdesit mjekesor. Gjithashtu, u bisedua edhe për filozofinë e njohur si “Pacienti në radhë të parë – nga filozofia në praktikë” e cila në fakt është një rregull praktik në klinikën tonë që nga fillimi i saj.

Qasjet e reja të marketingut për rritjen e numrit të pacientëve të ri,  si dhe komunikimi dixhital në përvojën e klientit në shëndetësi, gjithashtu morën një vëmendje të vecante në konferencë.

Gjatë këtyre takimeve u theksua se turizmi mjekësor ose udhëtimit mjekësor, kujdesi shëndetësor global, është një proces në të cilin pacientët udhëtojnë në një rajon ose shtet tjetër për marrje të kujdesit mjekësor. Gjithnjë e më shumë njerëz në të gjithë botën i anashkalojnë ofruesit e mjekësisë brenda vendit dhe zgjedhin të udhëtojnë mijëra kilometra për kujdes shëndetësor. Ata e bëjnë këtë për shkak të arsyeve të mëposhtme:

–        Për cilësi më të mirë ( pacientët kërkojnë mjekë dhe spitale me përvojë, si dhe teknologji mjekësore të nivelit të lartë)

–        Për kursim (kërkojnë mundësi trajtimi mjekësor me kosto më të ulët)

–       Qasje të shpejtë (kërkojnë rezervim për kontroll dhe trajtim të shpejtë, organizim të udhëtimit dhe qëndrimit)

–        Disponueshmëri (procedura të cilat nuk realizohen në vendin e tyre)