00389 2 3091 484
Janar 01,2020
Gjatë ditëve të fundit të gjithë jemi informuar në lidhje me rastet e pneumonisë të shkaktuar nga një lloj i ri i betacoronavirus, coronavirusi i ri 2019 (2019 nCoV) i zbuluar me se fundi ne Wuhan (Kinë).
Në studimin fillestar të 41 pacientëve të pranuar deri më 3 janar të vitit 2020, janë verejtur simptoma febrile (rritje të temperaturës së trupit dhe ethe), kolle, mialgji (dhimbje muskulore) dhe lodhje, këto janë simptomat me të zakonshme në fazën fillestare të infeksionit, ndersa simptomat te cilat jane manifestuar më pak jane sekretimi i sputumit (pështymës), dhimbje koke, hemoptizë (kolle e shoqeruar me gjak) dhe diarre. Deri në ditën e tetë pas infeksionit, gjysma e pacientëve kane pasur dispne (gulçim), dhe rreth 60% e pacientëve kishin limfopeni (nivel te ulët te limfociteve). Tek të gjithë pacientët sëmundja eshte manifestuar me pneumoni dhe ndryshime të imazhit ne pjesen e gjoksit. Si pasoje e infeksionit mund të shfaqen edhe komplikime të tilla si sindroma akute e distresit (problemit) të frymëmarrjes (acute respiratory distress syndrome, ARDS), ARNaemia (e ngjashme me viraemia – PCR pozitive ne plazmë), infarkt akut dhe komplikime sekondare.
Koronavirusët janë viruse të pambrojtura, të pasegmentuara ARN me një segment pozitiv të cilët i përkasin familjes Coronaviridae dhe infektojnë njerëz dhe gjitarë të tjerë. Shumica e llojeve të koronaviruseve njerëzore, përfshirë ato që njohim ne (hCoV-229E, OC43, NL63 dhe HKU1) shkaktojnë sëmundje të lehta të frymëmarrjes, dhe ne i zbulojmë ato në laboratorin tonë, si pjesë e një paneli prej 33 patogjenësh të frymëmarrjes. Deri më tani, llojet fatale të koronavirusëve të njohura në dy dekadat e fundit janë Severe Acute Respiratory Syndrome Coronavirus (SARS-CoV) dhe Middle East Respiratory Syndrome Coronavirus (MERS-CoV) shkaktare te mbi 10,000 rasteve, ng ate cilat 10% e tyre kane përfunduar me fatalitet. Këto koronaviruse fillimisht janë shfaqur tek lakuriqеt e natës, dhe më vonë keto infeksione filluan te prekin dhe njerëzit duke përdorur receptorin transmetues te njeriut ACE2.
Transmetimi nga njeriu te njeriu i këtyre dy specieve ndodh përmes aerosoleve, kontaktit të drejtpërdrejtë dhe kontaktit në sipërfaqet e infektuara me virus, kështu që transmetimi i 2019-nCoV është ndoshta i ngjashëm. Coronavirusi i ri 2019-nCoV është i ndryshëm nga llojet e koronavirusëve të njohur më parë dhe eshte izoluar për herë të parë në dhjetor 2019 në Wuhan, Kinë. Ai identifikohet nga sekuencat e gjeneratave të përparuara (Next Generation Sequencing, NGS ) dhe eshte analizuar me anë të analizave të sekuencave të thella (deep-sequencing analysis).
Punonjësit e shëndetësisë janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj virusit, dhe atyre u rekomandohen masa shtesë parandaluese, siç janë veshja e maskave me filtra N95 dhe pajisje të tjera shtesë për mbrojtje personale.
Këto janë ngjarje që lidhen me përhapjen e virusit, të renditura në mënyrë kronologjike nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH):
31 dhjetor 2019 –zyra përfaqësuese e OBSH në Kinë raporton rastet e para të pneumonisë me etiologji të panjohur të zbuluara në Wuhan, Kinë
31 dhjetor 2019 – 3 janar 2020 – OBSH raporton 44 raste të pneumonisë me etiologji të panjohur nga autoritetet kombëtare në Kinë (shkak – i paidentifikuar)
11 dhe 12 Janar 2020 – OBSH është njoftuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë se përhapjen e pneumonisë e lidhin me tregun e detit në Wuhan, Kinë
Rekomandimet për mbrojtje personale nga infeksioni me koronavirusin e ri 2019-nCoV janë si më poshtë:
Burime nga: