00389 2 3091 484
Janar 01,2021
Ushqimi i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm për të siguruar një zhvillim ideal fizike dhe intelektual. Çdo ditë, prindërit përballen me sfidën për fëmijët, për t’iu ofruar atyre një gamë lëndësh ushqyese me vitamina dhe minerale të rëndësishme,dhe elemente të tjera të cilat ndikojnë dhe i përshtaten nevojave të tyre mikronutriente duke i mbrojtur ata nga infeksionet.
Sistemi imunitar i siguron fëmijës një mbrojtje të fortë natyrale kundër sëmundjeve. Nëse sistemi imunitar është i dobët, trupi bëhet i ndjeshëm ndaj lodhjeve dhe sëmundjeve, dhe në raste të tilla nuk mund të mbrohet nga infeksionet – madje edhe kur bëhet fjalë për infeksione të zakonshme, të tilla si ftohjet dhe alergjitë, ose më serioze, të shkaktuara nga çekuilibri i vazhdueshëm imunitar.
Nëse fëmija juaj është i ndjeshëm ndaj sëmundjeve, ju duhet gradualisht të rrisni imunitetin e tij derisa të jetë mjaftueshëm i fortë për ta mbrojtur atë nga infeksionet.
Si funksionon sistemi imunitar tek fëmijët?
Imuniteti si sistem mbrojtës përbëhet nga dy pjesë: imuniteti i lindur dhe i fituar. Ky i fundit zhvillohet deri në moshën 9 vjeç, pas së cilës organizmi konsiderohet se ka formuar një sistem mbrojtës të përgatitur për të përballuar në mënyrë efektive sfidat gjatë gjithë jetës.
Sistemi imunitar njeh dhe ç’përbën të gjitha substancat me të cilat bie në kontakt dhe trupi i konsideron ato të huaja, duke përfshirë qelizat e mikrobeve, baktereve, substancave të huaja dhe përbërësve toksikë.
Si të keni imunitet të fortë?
Ushqimi i duhur është çelësi për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi imunitar. Mineralet dhe vitaminat ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
Por, nëse nuk jeni i sigurt se me anë të ushqimit fëmija juaj është duke marrë sasinë e nevojshme të këtyre vitaminave dhe mineraleve, dhe për të siguruar vlerat e rekomanduara, duhet të zgjidhni suplementin e duhur në ushqimin e fëmijës tuaj.
Në farmacinë tonë “Fila Apteka /Farmacia Fila” (brenda klinikës Zhan Mitrev) si një zgjidhje për të forcuar imunitetin e fëmijëve ne ju ofrojmë Orthomol junior C plus – një suplement dietik i posaçëm për fëmijët. Përmban vitaminë D e cila kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar tek fëmijët. Orthomol junior C plus gjithashtu përmban një total prej 25 mikroelementësh në kombinim me vitamina fitonutriente në një raport të ekuilibruar për fëmijët.
Orthomol junior C është në formën e tabletave të përtypshme të përshtatura për fëmijë me një dizajn interesant në formën e një makine ose kokrrizash të thata që treten menjëherë në gojë. Nuk është i dëmshëm për dhëmbët e fëmijëve dhe absorbohet lehtësisht nga trupi.
Gjithashtu i disponueshëm është edhe versioni Orthomol junior Omega plus, si supliment në ushqimin e fëmijëve. Përmban hekur i cili kontribuon në zhvillimin normal kognitiv të fëmijëve. Është i pasur me acide yndyrore omega-3, zink dhe vitamin B.
Produktet e linjës Orthomol janë në dispozicion në farmacinë tonë 02/3104952 / 996, dhe për kryerjen e porosisë on-line në www.aptekafila.mk , dhe së shpejti në të gjitha farmacitë më të mëdha në vend.