Festimi i 20 vjetorit të “Zan Mitrev Clinic”

Ngjarje

2 Mars, 2020


Akad. Dr. Mitrev: Jam i lumtur që ju kam, që mund t’i bëj të gjitha këto për ju dhe që gjithçka që bëj ka kuptim!

“Shpresoj që të jeni duke kaluar mirë, jam i lumtur që shoh kaq shumë njerëz të dashur. Po të mos ishin këto ngjarje dhe momente të tilla, nuk do të kishim mundësi të takohemi me njeri-tjetrin, ndërsa unë, e besoni apo jo, këtu jam për 20 vjet me rreadhë. “Shumë gjëra kemi kaluar përgjat këtyre viteve, por rëndësi ka që jemi këtu dhe bëjmë nje pune te shkelqyer, kemi bërë shumë dhe do të vazhdojmë po në këtë rrugë” – u shpreh Akad. Dr. Zhan Mitrev, gjatë fjalimit që mbajti për të pranishmit në Hotelin Aleksandar Palace me rastin e festimit të 20 vjetorit në ditën kur filloi punën Zan Mitrev Clinic 20 vjet më parë.

Saktësisht 20 vjet më parë, më 1 mars të vitit 2000, me operacionin e parë të by-pass në Republikën e Maqedonisë, u vendosën themelet e shërbimeve moderne mjekësore. Pikërisht atëherë  filloi të shkruhet historia e shëndetësinë maqedonase, epoka e re në kirurgjinë kardiovaskulare në Maqedoni.

“Sot është një ditë e veçantë, sot është “dita e faljes” shumë persona më kanë kërkuar që “ti fal” nëse dicka kanë gabuar me mua, por sot edhe unë dua t’iu them “më fal” të gjithë atyre që kanë qenë me mua për gjithë këto vite, të më falin që jam kështu sic jam. Nuk e kanë aspak të lehtë, le të më falin pasi më duhet të kërkoj rregull dhe disiplinë, të dihet puna e secilit, të ketë respekt të ndërsjelltë  dhe të ketë hierarki. Nuk është e lehtë, prandaj, të më falin, por nuk do të mund të jetë ndryshe, kështu do të vazhdojmë më tej” – shprehet me buzëqeshje Akad. Dr. Mitrev dhe shtoi se është krenar që nga spitali si institucion nga i cili njerëzit kanë frikë dhe traumatizohen ai ka arritur të krijojë diçka krejtësisht ndryshe.

“Jam krenar që kami persona të një niveli të lartë, mjekë të nivelit të lartë, sonte dhe mysafirë të nivelit të lartë, dhe ne të gjithë bëjmë punë dhe vepra të nivelit të lartë. Pra, është e mundur që edhe në Maqedoni të bëhen vepra të tilla dhe unë këtë e tregoj me gjithçka që bëj edhe pse kam pasur kundërshtarë të ndryshëm. Por fakt është se gjithçka që unë bëj është këtu, qëndron këtu dhe është për të gjithë ne. Ne kemi krijuar një sistem në të cilin, pavarësisht nëse bëhet fjalë për biznesmen apo për ndonjë rast social, të gjithë marrin të njejtin shërbim, të njëjtin trajtim, të njëjtën qasje njerëzore dhe unë e konsideroj këtë si një arritje të madhe” – shprehet Akad. Dr. Mitrev, para se t’iua dorëzonte skenën mysafirëve të muzikës, të cilët u kujdesën për atmosferën fantastike dhe shënimin e këtij përvjetori,duke ftuar në skenë një prej tyre, kitaristin e njohur Vllatko Stefanovskin,  i cili shpesh në bisedat e tyre thoshte – ‘Ju jeni të suksesshëm nëse jeni të lumtur; “Dhe unë”, tha Akad. Dr. Mitrev, “Jam shumë i lumtur që ju kam të gjithë ju që mund t’i bëj të gjitha këto për ju, dhe që gjithçka që bëj ka kuptim, dhe këtë e shoh në të gjitha anët dhe kjo më plotëson, më motivon”.

Përveç Stefanovskit, i cili luajti në kitarë sëbashku me grupin e tij, tenori Pavle Kamiloski ishte gjithashtu përgjegjës për atmosferën e shkëlqyer të festimit, me zërin e tij dhe performancën unike me këngë italiane, këngë franceze dhe shfaqjeve unike nga ana e orkestrës shoqëruese.

Në përputhje me pjesën zyrtare në këtë ditë u mbajt dhe simpoziumi i cili filloi saktësisht në mesditë me temë: Zhvillimi i kardiokirurgjisë gjatë 20 viteve të fundit”, në të cilin morën pjesë emra të njohur në këtë fushë si: Prof. Dr. Marko Turina, ish-drejtor i Klinikës për kirurgji kardiovaskulare në Spitalin Universitar në Zyrih, Zvicër dhe ish-president i Shoqatës Evropiane për Kirurgji Kardiake; Prof. Dr. Martin Kostoli, drejtor i departamentit të shërbimeve klinike të kirurgjisë kardiotorakale në spitalin “Great Ormond Street”, Londër, Angli; Prof. Dr. Stiven Bibevski – nga spitali për fëmijë “Joe DiMaggio”, për transplantim dhe mbështetje mekanike të zemrës, Hollywood, Florida, SHBA; Prof. Dr. Sllobodan Ilic, drejtor i departamentit të kirurgjisë kardiake në Klinikën Universitare për Fëmijë “Tirshova”, Beograd, Serbi; Prof. Dr. Ditmar Franz, në kardiologjinë pediatrike, Universiteti “Johann-Wolfgang Goethe” në Frankfurt, Gjermani; Prof. Dr. Sotirios Prapas, drejtor i departamentit të kirurgjisë kardiake, Qendra spitalore “Henry Dunant”, Athinë, Greqi; Prof. Dr. Ivan Knezevic, drejtor i qendrës së transplantit, departamenti i kirurgjisë kardiovaskulare, Qendra Klinike Universitare Ljubljanë, Slloveni; Prof. Dr. George Babin Ebel, nga klinika e kirurgjisë kardiovaskulare “Bad Neustadt”, Gjermani, Prof. Dr. Bojan Biocina, Shef i departamentit të kirurgjisë kardiake në Spitalin Universitar “Rebro”, Zagreb, Kroaci;  Prof. Dr. Anton Moritz, ish-drejtor i Departamentit të kirurgjisë kardiovaskulare dhe torakale në Klinikën Universitare të Kirurgjisë kardiovaskulare dhe torakale në Frankfurt, Gjermani. Nderin për përmbledhjen e këtij simpoziumi me mbajtjen e fjalimit të tij e kishte  Akad. Dr. Zhan Mitrev, Drejtor ekzekutiv i Zan Mitrev Clinic.

Me respekt,

Zan Mitrev Clinic