00389 2 3091 484
14 Korrik, 2021
Oksigjeni është një përbërës thelbësor për trupin tonë. Kur flasim për oksigjenimin, pra furnizimin me oksigjen të trupit, nuk flasim vetëm frymëmarrjen si proces, por edhe për procese të tjera që ndodhin në trupin tonë. Oksigjeni merr pjesë në një numër reagimesh metabolike, siç është marrja e energjisë përmes oksidimit të lëndëve ushqyese. Nga ana tjetër, kur qelizat në trupin tonë privohen nga oksigjeni, ato vdesin.
Ekspertët kanë gjetur një lidhje ndërmjet kancerit dhe mungesës së oksigjenit, pasi qelizat kancerogjene janë treguar anaerobe, që do të thotë se nuk kanë nevojë për oksigjen për t’u shumuar. Gjithashtu është dëshmuar se PH alkalin favorizon oksigjenimin e trupit.
Oksigjenizimi i duhur ndihmon në eliminimin e mbetjeve toksike përmes oksidimit. Në këtë proces, funksionimi i duhur i qelizave të kuqe të gjakut që bartin hemoglobinë në të gjitha qelizat në trup është thelbësor, sepse hemoglobina në vetvete është proteina përgjegjëse për transportimin e oksigjenit.
Konsumoni ushqime alkaline: disa ushqime lënë mbetje acide që çojnë në uljen e pH të gjakut. Këtu bëjnë pjesë ushqimet me origjinë shtazore (mishi, produktet e qumështit) dhe ushqim i rafinuar dhe i përpunuar. Ndërsa perimet, frutat, frutat arrore, farat dhe drithërat krijojnë një mjedis alkalik. Në rast se kjo e fundit mbizotëron në dietën tonë, nivelet e oksigjenit rriten.
Mbajtja e niveleve të larta të oksigjenit në trup jo vetëm që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve, por gjithashtu ndihmon në rritjen e vitalitetit, përmirësimin e funksionit të trurit dhe zvogëlimin e stresit.