00389 2 3091 484
10 Korrik, 2020
Gjatë periudhës së verës, kur fëmijët nuk janë në shkollë, moti i mrekullueshëm dhe të qenurit të lirë pa obligime e bëjnë këtë stinë të paharrueshme. Gjatë muajve të verës, moti i nxehtë është i mirëpritur, por gjithashtu mund të shkaktojë dehidrim, dhe në raste shumë të rralla, temperaturat ektreme mund të jenë fatale.
Çfarë është hipertermia?
Temperaturat e larta gjatë verës mund të shkaktojnë hipertermi. Kjo gjendje mjekësore ndodh kur temperatura e trupit të një personi është më e lartë se 37.70 C – një gjendje e ngjashme me ethet – kjo ndodh kur trupi krijon ose absorbon më tepër nxehtësi nga ç’mund të lëshojë.
Cilat janë shkaqet e hipertermisë?
Hipertermia zakonisht shkaktohet nga goditja e nxehtësisë ose nga ilaçet. Goditja e nxehtësisë mund të shfaqet gjatë aktiviteteve të sforcuara por edhe kur qëndroni të qetë dhe nuk merreni me ndonjë ektivitet të veçantë.
Goditja e nxehtësisë gjatë ushtrimeve fizike
Episodet e marramendjes ndodhin kur merreni me aktivitete fizike, siç është vrapimi, lojrat, sporti, gjatë ditëve shumë e nxehtë. Qëndrimi në ambient të nxehtë dhe të mbyllur konsiderohet gjithashtu një formë e goditjes së rëndë të nxehtit sepse trupi punon më shumë se zakonisht për të ruajtur temperaturën normale. Kjo gjendje përkeqësohet më tepër me mungesën e konsumit të mjaftueshëm të ujit, mungesën e ajrit të kondicionuar ose nga konsumi i alkoolit. Hipertermia mund të ndodhë kur fëmijët luajnë jashtë, kur janë të mbyllur në apartamente të nxehta ose qëndrojnë në makinë pa ajër të kondicionuar. Goditja e nxehtësisë mund të ndodhë edhe në ditë relativisht jo shumë të nxehta, kur temperatura e jashtme është rreth 21 º C, por me rritjen e temperaturës, rritet edhe rreziku. Në vitin 2010, 49 fëmijë të moshës 2 deri në 6 vjeç kanë humbur jetën nga hipertermia për shkak të qëndrimit mbyllur në automjet pa ajër të kondicionuar.
Goditja e nxehtësisë pa sforcime fizike
Goditja e nxehtësisë zakonisht shkaktohet nga medikamente që reduktojnë djersitjen, nga zgjerimi i enëve të gjakut dhe mekanizma të tjerë që ndikojnë në humbjen e nxehtësisë. Këto probleme e bëjnë trupin më pak të aftë të tolerojë temperaturat e larta. Ilaçet psikotrope dhe shumë medikamente të paligjshme siç është kokaina gjithashtu mund të shkaktojnë hipertermi.
Parandalimi i hipertermisë
Mbrojtja e duhur ndaj nxehtësisë dhe hipertermisë së mundshme është e lehtë për tu arritur! Kur luani jashtë në mot të nxehtë, duhet të ndiqni rregullat e mëposhtme:
-Të bëni pushime të herpashershme
– Të pini shumë ujë
– Të visheni me rroba të lehta.
– Të pushoni nën hije, në zonë të freskët.
Nëse duhet të kaloni kohë të gjatë në ambient të mbyllur, gjatë ditëve tepër të nxehta, sigurohuni që ambienti të ketë ajër të kondicionuar ose një ventilator.
Si ta freskoni organizmin
Në rast të rritjes serioze të temperaturës, bëni banjë (dush) me ujë të ftohtë ose njomni trupin me anë të një peshqiri të lagur me ujë. Nëse gjendeni jasht, në ambient të hapur, menjëherë duhet të uleni nën hije, të pini sa më tepër ujë dhe të freskoni trupin me ujë të ftohtë. Në rast se temperatura e trupit rritet mbi 40 º C ose në rast të humbjes së vetëdijes, duhet të lajmëroni menjëherë shërbimin urgjent mjekësor.