00389 2 3091 484
Prill 04,2021
Vendosja e holterit është një procedurë diagnostikuese e thjeshtë dhe pa dhimbje me anë të së cilës kryet monitorimi 24 orë dhe regjistrimi i njëkohshëm i presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës së pacientit.
Kjo matje bëhet gjatë funksionimit normal të pacientit dmth. kur lëviz, pushon, fle, kryen aktivitete fizike…
Gjatë matjes së presionit të gjakut, merren vlerat aktuale të presionit të gjakut gjatë periudhës së ekzaminimit. Vendosja e holterit të presionit të gjakut për një periudhë prej një dite ju lejon të përcaktoni nëse ka ndonjë rritje të presionit arterial, dmth. hipertension.
Vendosja e holterit 24 orësh zakonisht përdoret si një procedurë diagnostike e cila shërben për diagnostikimin e hipertensionit (presionin e lartë të gjakut) ose për të matur luhatjen permanente të presionit të gjakut.
Mjeku gjithashtu mund të kërkojë vendosjen e holterit nëse pacienti ka vlera të larta të presionit të gjakut të cilat është e vështirë të identifikohen vetëm me anë të matjes. Holteri gjithashtu monitoron efektin e terapisë së përshkruar përsa i përket uljes së presionit të gjakut (rënien e hipertensionit).
Procedura për vendosjen e holterit është e shpejtë dhe e thjeshtë. Pajisja e vogël, e cila në të vërtetë është matësi, bartet në një qese të vogël rreth belit, e cila nga ana tjetër është e ngjitur në parakrahun e pacientit. Ky aparat mbahet veshur për 24 orë, gjatë së cilës presioni dhe pulsi maten çdo gjysmë ore.
Pas këtyre 24 orëve, holteri hiqet nga ana e mjekut dhe bëhet leximi i të dhënave të matura, më pas përpunohen dhe analizohen. Rezultatet e analizës do të tregojnë qartë luhatjet gjatë ditës-natës të pulsit dhe presionin arterial mesatar.
Nga rezultatet mund të shihet kur ndodhin ndryshimet e mundshme të rrahjeve të zemrës dhe ekzistencën e ekstrasistoleve, dmth. rrahje zemre të parregullta ose kapërcim. Gjithashtu mund të vërehen edhe ndërprerje të mundshme të rrahjeve të zemrës di dhe mund të zbulohet mundësia e përcaktimit të ndryshimeve që tregojnë ishemi të zemrës.