00389 2 3091 484
22 Nëntor, 2022
Operacionet e bajameve, tonsilektomisë, adenoidektomisë ose tonsiloadenoidektomisë janë operacione që kryhen më shpesh tek fëmijët. Çfarë e shkakton inflamacionin e bajameve, si duken bajamet e inflamuara, cila është metoda e trajtimit dhe kur vendoset indikacioni për tonsilektominë? Si kryhen operacionet për heqjen e bajameve dhe sa kohë duhet që fëmija të kthehet në aktivitetet e përditshme? Për këto dhe shumë pyetjeve të tjera që kanë të bëjnë me inflamacionin e bajameve tek fëmijët, përgjigje na jep Dr. Danço Shurkov, specialist otorinolaringolog.
Dr. Shurkov: Vjeshta është një periudhë kur organizmi i fëmijës duhet të përshtatet me temperaturat е ulëta, me rritjen e ndryshimeve të temperaturave dhe kjo sjell uljen e rezistencës së imunitetit të fëmijës. Ulja e temperaturave dhe fillimi i vitit shkollor ndikon në rritjen e rezistencës ndaj viruseve dhe baktereve. Përzierja me fëmijët e tjerë, mbyllja në klasa, klube, salla lojërash, ambiente rekreative kontribuon në përhapjen e shpejtë të këtyre agjentëve të jashtëm.
Bajamet janë një organ limfatik i çiftuar i sistemit imunitar, i ndërtuar nga palosje dhe gropëza epiteliale në të cilat ka limfatikë të shumtë, enë gjaku, qeliza të sistemit retikulo-endotelial, limfocite, fagocite. Të gjitha bajamet janë të organizuara në unazën e Waldeyer dhe të lokalizuara rreth gojës dhe hundës, pra dera е hyrjes së shumicës së agjentëve patogjenë. Këto përfshijnë bajamet palatale, bajamet tubale, bajamet gjuhësore, bajamet e treta / vegjetacionet adenoide / dhe nyjet limfatike të shpërndara përgjatë qafës.
Kur një organizëm patogjen hyn në trup, imuniteti ynë fillimisht ka një njësi për të zbuluar dhe kujtuar atë patogjen, pastaj formon qelizat vrasëse për ta shkatërruar ose fagocituar atë. Është një proces kompleks që, për t’u formuar, patogjenët duhet të depërtojnë në trup dhe pas çdo depërtimi, imuniteti ynë i kujton ato dhe fillon të formojë mbrojtjen e tij. Kështu fëmijët ndërtojnë gradualisht imunitet. Shkaktarët më të zakonshëm janë viruset (viruset e gripit, adenoviruset e tipit 3, adenoviruset e tipit 4, viruset koksakie, virusi herpes zoster, virusi Epstein-Barr), bakteret (streptokoku beta hemolitik, streptokoku piogjen, pneumokoku, stafilokoku i përzier), dhe shpesh i izoluar. Këto infeksione ndodhin si pasojë e zbritjes së temperaturave të jashtme, me fillimin e viteve të shkollës dhe kopshteve.
Dr. Shurkov: Shpërndarja e indit limfatik rreth gojës dhe hundës në një rreth të quajtur unaza e Waldeyer është me qëllim që të përballet dhe mirëpresë çdo mikroorganizëm të jashtëm që hyn në organizmin tonë. Pasi virusi ose bakteret të hynë në zgavrën e gojës, fillojnë të shumohen dhe të irritohen, duke shkaktuar infeksione. Në atë moment aktivizohet imuniteti me një numër të madh procesesh biokimike që ndodhin në zonën e bajameve për të shkatërruar agjentin e jashtëm dhe për të mbrojtur organizmin. Sa më shpejt të aktivizohet imuniteti, aq më i shpejtë dhe më adekuat do të jetë reagimi mbrojtës. Në raste të tilla të shpeshta me infeksione të fytit dhe bajameve, ndodhin ndryshime strukturore tek vetë bajamet, në to zhvillohet indi fijor dhe kjo pengon reagimin e shpejtë imun, derisa të humbasin plotësisht funksionin e tyre dhe imuniteti nuk jep përgjigjen e duhur. Atëherë themi se bajamet janë vatër infeksioni. Këtu kolonizohen mikroorganizmat, dhe bajamet duken të deformuara, gjithmonë të skuqura, të mbuluara me depozitime sekrecionesh të bardha-gri, ndonjëherë mund të zmadhohen, shpesh mund të jenë asimetrike dhe gjithmonë janë të dhimbshme gjatë gëlltitjes.
Dr. Shurkov: Për të vendosur indikacion për kryerjen e tonsilektomisë, do të ishte mirë që fëmija të ndiqet nga mjeku otorinolaringolog. Ne i ndjekim fëmijët ndonjëherë deri në 3 vjet me kontrolle të rregullta për të vendosur për heqjen e bajameve. Këto infeksione të shpeshta dhe të përsëritura janë kryesisht për shkak të infeksioneve bakteriale me një florë bakteriale të përzier, si në sipërfaqen e epitelit ashtu edhe në thellësi, të cilat mund të jenë të ndryshme. Tek inflamacionet e përsëritura, ndodh një ndryshim në indin limfatik, një ndryshim në epitelin në kanalikul. Ajo është e dëmtuar, e veshur me depozita keratine në disa zona është i holluar, i dëmtuar.
Nëse fëmija vuan 7 herë në vit nga inflamacioni i bajameve, atëherë ne indikojmë kryerjen e tonsilektomisë. Nëse brenda dy viteve fëmija sëmuret të paktën 5 herë në vit ose pas të paktën 3 infeksioneve akute të bajameve të cilat ndodhin përgjatë 3 viteve, mund të indikojmë për kryerjen e tonsilektomisë.
Gjithashtu, nëse izolojmë streptokokun beta hemolitik, që është një baktere specifike që mund të krijojë antitrupa në organizëm, të cilët në vend që të shkatërrojnë bakteren, drejtohen në qeliza të caktuara të miokardit, muskulit të zemrës dhe mund të shkaktojnë sëmundje reumatizmale. Tonsilektomia indikohet edhe nëse fëmija zhvillon apne të gjumit, kjo është një gjendje në të cilën frymëmarrja e fëmijës ndalon për 3-10 sekondagjatë fjetjes, duke e përsëritur atë disa here dhe konsiderohet si një gjendje e rrezikshmeGjithashtu indikohet tek fëmijët me infeksione të shpeshta të veshit dhe me dëgjim të reduktuar, abscese të shpeshta peritonsilare, kur konsiderohet se bajamet paraqesin vatër infeksionesh të tjera në organizëm.
Dr. Shurkov: Bajamja e tretë lokalizohet në pjesën e sipërme të fytit, në vendin ku lidhet hunda, fyti dhe tubi i dëgjimit – përmes të cilit veshi i mesëm merr ajër. Është i pranishëm te çdo fëmijë si ind limfatik, i cili rritet disa herë gjatë inflamacionit të hundës dhe fytit. Me zmadhimin e tij, pengon rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe tubat. Nëse kjo gjendje zgjatet edhe kur infeksioni të përfundojë, nëse ka inflamacione të shpeshta të veshit të mesëm, nëse ka dëgjim të reduktuar dhe nëse shfaqet apnea e gjumit, atëherë këshillojmë detyrimisht heqjen e bajames së tretë për të vendosur ventilimin e këtij sistemi.
Dr. Shurkov: Tonsilektomia, adenoidektomia ose tonsilоadenoidektomia janë operacione që kryhen më shpesh në moshën e fëmijërisë. Pas vendosjes së indikacionit për operacion, merret gjak para operacionit për hemostazë, analiza e gjakut, grupi i gjakut, merret urina, bëhet vlerësimi pulmologjik nga pediatri ose internisti dhe bëhet testi i alergjisë anestezike. Nëse të gjithë parametrat janë normalë, fëmija konsiderohet të jetë në rrezik të ulët të komplikimeve gjatë operacionit dhe procesi fillon. Jepet paramedikimi i nevojshëm dhe anestezia.
Burimi: pedijatar.mk