Intervistë me Dr. Zllatko Çipurovski, specialist oftalmolog

Ngjarje

16 Shtator, 2024

Hapja e Qendrës së Oftalmologjisë në Klinikën “Zhan Mitrev”

Dr. Çipurovski, në spitalin klinik “Zhan Mitrev”, zyrtarisht filloi punën Qendra për Oftalmologji në bashkëpunim me Oftalmologjinë Promedika, një hallkë tjetër në qendrën shëndetësore gjithëpërfshirëse, e cila tashmë ofron kujdes të lartë dhe të avancuar të syve. Çfarë e dallon këtë qendër nga qëndrat e tjera në vend?

Dr. Çipurovski: Qendra e Oftalmologjisë, e cila është rezultat i bashkëpunimit të Klinikës “Zhan Mitrev” dhe Oftalmologjisë Promedika, dallohet si qendër lider në vend sepse ka teknologjinë më të fundit dhe më të avancuar për diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve të syve në Maqedoni. Bashkëpunimi mes dy prej spitaleve më të mëdhenj dhe më me përvojë në vend ofron një përzierje unike të përvojës, njohurive dhe ekspertizës në vite, duke rezultuar më ofrimin e kujdesit të avancuar për pacientët që kanë nevojë për shërbime okulistike.

Çfarë pajisjesh dhe ҫfarë teknologjie përdoret për diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve okulistike në “Zhan Mitrev”?

Dr. Çipurovski: Qendra përdor teknologjinë më moderne dhe më të sofistikuar për diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve okulistike, e cila përfshin pajisje për ekzaminime shumë të sakta diagnostike si OCT, fushë vizuale, skanim eko/AB, tonometër për matjen e presionit të syve dhe refrakto- keratometër.

Çfarë lloj ekzaminimesh dhe shërbimesh ofrohen në qendrën e re të oftalmologjisë?

Dr. Çipurovski: Në qendrën e re të oftalmologjisë në bashkëpunim me Oftolmologjinë Promedika, pacientët mund të bëjnë ekzaminim okulistik, subspecialitik, ekzaminim retinologjik i cili është ideal për pacientët me diabet ose sëmundje retinologjike, ekzaminim katarakt, ekzaminim glaukomë, ekzaminim okuloplastik, si dhe ekzaminime okulistike për fëmijë.

Cilat janë problemet më të shpeshta okulistike/oftalmologjike te pacientët?

Dr. Çipurovski: Problemet më të shpeshta okulistike te pacientët tanë përfshijnë gabimet refraktive (siç janë miopia, largpamësia dhe astigmatizmi), kataraktet, glaukoma, degjenerimi makular, sëmundjet e retinës dhe segmentit të pasmë të syrit, si dhe lloje të ndryshme të infeksioneve të syve dhe alergjitë. Qendra jonë e oftalmologjisë ofron diagnozë dhe trajtim për të gjitha këto gjendje me anë të teknologjinë më të fundit.

Një vëmendje të veçantë i kushtoni fëmijëve. Çfarë mbulon ekzaminimi oftalmologjik tek fëmijët dhe në çfarë duhet të tregohen të kujdeshëm prindërit kur bëhet fjalë për shikimin e fëmijëve?

Dr. Çipurovski: Në qendrën tonë i kushtohet vëmendje dhe kujdes i veçantë shëndetit të syve tek fëmijët, sepse diagnostikimi në kohë i çdo problemi të syrit është i rëndësishëm dhe vendimtar për zhvillimin dhe mësimin e duhur të tyre. Çdo fëmijë meriton shikim të qartë, prandaj synimi ynë është të sigurojmë që të gjithë fëmijët të marrin kujdesin më të mirë të mundshëm dhe që çdo problem me shikimin të zbulohet dhe trajtohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ekzaminimi okulistik/oftalmologjik i fëmijëve në qendrën tonë përfshin një vlerësim të plotë të mprehtësisë së shikimit, kontrollin e presionit të syrit, ekzaminimin e fundusit dhe zbulimin e gabimeve të mundshme refraktive ose anomalive të tjera. Ekipi ynë punon me kujdes dhe qetësi për ta bërë ekzaminimin të këndshëm dhe pa dhimbje për çdo fëmijë.

Simptomat ndaj të cilave prindërit duhet të tregohen të vëmendshëm përfshijnë: pulsime të shpeshta, fërkim të syve, vështirësi në lexim ose fokusim, shikim të dyfishtë ose humbje e papritur e interesit për aktivitetet që kërkojnë përqendrim vizual. Secila nga këto shenja mund të tregojë një problem të mundshëm të shikimit dhe është një arsye për t’u konsultuar me mjekun oculist/oftalmolog. Rekomandohet që çdo fëmijë të bëjë ekzaminimin e parë oftalmologjik deri në moshën 3 vjeçare. Ne jemi këtu për të ndihmuar prindërit që fëmijët e tyre të shohin qartë me ose pa mjete ndihmëse.

Çfarë kushtesh duhet të plotësojnë kandidatët për korrigjimin e dioptrisë me laser?

Dr. Çipurovski: Me korrigjimin e dioptrës me laser, ne heqim dioptrën tek pacientët për t’u mundësuar atyre të shohin qartë pa syze apo lente. Kandidatët për korrigjimin e dioptrisë me laser duhet të kenë ‒10 deri +6 dioptri dhe ±6 astigmatizëm (cilindër), të jenë në moshën 18-40 vjeç dhe të kenë dioptri të qëndrueshme për të paktën një vit. Gjithashtu për të përcaktuar nëse një pacient është kandidat për këtë ndërhyrje, ne kryejmë një ekzaminim të detajuar në të cilin kryejmë disa shqyrtime të hollësishme dhe analizojmë çdo pjesë të syrit të pacientit.

Çfarë është keratokoni, kur shfaqet më shpesh dhe si trajtohet?

Dr. Çipurovski: Keratokonusi është një sëmundje degjenerative e kornesë që çon në hollimin dhe deformimin e saj, duke rezultuar në turbullim të shikimit dhe mundësinë e humbjes progresive të mprehtësisë së shikimit. Ndodh më shpesh tek të rinjtë dhe trajtimi i tij mund të përfshijë mbajtjen e lenteve speciale të kontaktit ose një ndërhyrje të quajtur crosslinking.

Diagnoza dhe trajtimi i kataraktit, glaukomës dhe sëmundjeve retinologjike janë vetëm një pjesë e shërbimeve. Cilat janë sëmundjet e tjera okulistike/oftalmologjike që trajtoni në qendrën tuaj dhe për të cilat pacientët mund të kërkojnë ndihmë profesionale?

Dr. Çipurovski: Përveç kataraktit, glaukomës dhe sëmundjeve retinologjike, në qendrën tonë bëjmë diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të tjera të syrit, si: gabimet refraktive, infeksionet e qepallave, lëndimet traumatike të syrit etj. Pacientët tanë mund të marrin një diagnozë të plotë dhe trajtimin e duhur për të gjitha këto kushte.