00389 2 3091 484
Mars 03,2022
Prof. Iliev, kanceri i qafës së mitrës është kanceri i katërt më i zakonshëm tek gratë, i cili ka një statistikë shkatërruese në mbarë botën, duke marrë një viktimë çdo dy minuta. Nevoja për ndërgjegjësimin për këtë sëmundje malinje është mëse e nevojshme dhe në këtë kontekst do t’ju lutem të na shpjegoni se çfarë është në të vërtetë kjo sëmundje dhe cila është arsyeja e shfaqjes së saj?
Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje që zakonisht nuk ka simptoma, dhe është një ind tumoral i ri me tipare malinje që ka aftësinë të përhapet në mënyrë invazive në strukturat përreth, organet, limfat dhe enët e gjakut. Kanceri i qafës së mitrës është një tumor malinj epitelial që mund të lokalizohet në vetë qafën e mitrës ose në kanalin e qafës së mitrës (endocerviks). Popullata më e prekur janë femrat nga mosha 35 deri në 49 vjeç. Prandaj është thelbësore që të bëhen kontrolle të rregullta, të paktën një herë në vit, pasi zbulimi i hershëm dhe monitorimi i ndryshimeve mund të shpëtojë jetë.
Cilët janë faktorët e rrezikut për shfaqjen e kancerit të mitrës? A mund të parandalohet kanceri i qafës së mitrës?
Faktori më i lartë i rrezikut për zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës është infeksioni me disa lloje të human papilloma virus i njohur si HPV. Ky virus bën pjesë në grupin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe ka më shumë se 100 lloje të HPV. Nëntë prej tyre kanë provuar se kanë një potencial të lartë për të shkaktuar ndryshime në qafën e mitrës dhe për t’u shndërruar në kancer të qafës së mitrës. Prej tyre, HPV 16 dhe 18 kanë potencialin më të madh malinj (onkogjen). Shumica e grave të infektuara me virusin HPV janë asimptomatike dhe shërohen brenda 6 deri në 24 muaj. Megjithatë, kur sistemi imunitar nuk arrin të shpëtojë nga virusi dhe gruaja nuk është e vetëdijshme se është e infektuar dhe nuk kryen kontroll në kohë, rreziku për t’u prekur nga kanceri i qafës së mitrës rritet.
Nga këtu imponohet mënyra më e mirë dhe më e sigurt për parandalimin e saj, kjo mënyrë janë sigurisht ekzaminimet e rregullta gjinekologjike me bris (tampon) të rregullt citologjik (PAP test) dhe nëse është e nevojshme, shumë shpesh edhe marrja e tamponit për PCR. Në thelb kjo do të thotë se në rastet e konstatimit pozitiv (prezencës së HPV) duhet bërë tipizimi, pra përcaktimi i llojit të HPV-së.
Kanceri i hershëm i qafës së mitrës është asimptomatik në shumë raste. Cilat janë simptomat në rastin e përparimit të sëmundjes?
Kanceri i qafës së mitrës shfaqet pa simptoma. Nuk ka dhimbje, kruajtje, shqetësim dhe qelizat mund të ndryshojnë. Zhvillimi i kancerit të qafës së mitrës është zakonisht gradual dhe kalon nëpër disa faza. Fillimisht fillon me fazën prekanceroze, pikërisht atëherë kur diagnostikohet dhe trajtohet më së miri. Kjo pasohet nga një fazë e quajtur “statim nulta”, kur ende nuk ka invazim (përhapje). Nëse zbulohet në këtë fazë, trajtimi jep rezultate të shkëlqyera. Zhvillimi i mëtejshëm është progresiv dhe nga pikëpamja klinike ndahet në disa faza, përkatësisht në katër faza të invazimit.
Fazat përcaktohen në varësi të shkallës së pushtimit të strukturave, organeve përreth dhe janë shumë të rëndësishme për të vendosur për qasjen parësore në trajtimin e kancerit të qafës së mitrës. Në çdo fazë ka nën-faza që përcaktohen në bazë të gjetjeve klinike dhe analizave paraklinike nga të cilat më pas varet vendimi për aplikimin e intervenimeve të mëposhtme, përkatësisht përzgjedhjen e rasteve që janë për trajtim operativ primar dhe atyre në të cilat trajtimi parësor operativ do të ishte joadekuat (i pamundur, i dëmshëm).
Për fat të mirë, ndryshimet prekanceroze në qafën e mitrës rriten dhe zhvillohen në kancer shumë ngadalë, duke lënë një dritare të gjerë kohe për diagnostikim dhe terapi.
Në Qendrën për Shëndetin e Gruas në Spitalin klinik Zhan Mitrev, me qëllim për të kontribuar në rritjen e vetëdijes për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje, kemi krijuar një paketë ofertë në të cilën çdo grua që do të bëjë PAP test, do të marrë ekzaminim gjinekologjik me çmim të reduktuar prej -50%. Kjo zbritje është e vlevshme nga data 1 mars 2022 dhe do të zgjasë deri në fund të muajit mars.
SIMPTOMAT
Kanceri i qafës së mitrës zakonisht nuk ka simptoma, por ndonjëherë mund të përfshijë:
DIAGNOZA
Diagnostikime shtesë: