00389 2 3091 484
Prill 04,2020
COVID-19 është një sëmundje që manifestohet nga sindromi i akut i frymëmarrjes, i shkaktuar nga koronavirusi 2 (SARS-CoV-2).
SARS-CoV-2 është një patogjen i ri që nuk ka qenë i njohur më parë tek njerëzit, dhe një nga karakteristikat e tij është infektiviteti i lartë.
COVID-19 është zbuluar për herë të parë në Wuhan, Kinë, në dhjetor të vitit 2019, dhe më pas u përhap në të gjithë botën. Kjo është arsyeja pse Organizata Botërore Shëndetësore ka shpallur pandemi të kësaj sëmundje infektive.
Transmetimi nga njëri person tek tjetri në përgjithësi ndodh në rastet e kontaktit të ngushtë me personin e infektuar, nëpërmjet kollitjes ose teshtitjes përhapet një numër i madh pikash infektive të padukshme, të cilat fluturojnë në ajër nga 1 deri në 2 metra dhe më pas mund të hyjnë në një organizëm të shëndetshëm dhe të shkaktojnë sëmundje. Besohet gjithashtu se transmetimi i infeksionit mund të ndodhë duke prekur sipërfaqet që janë të kontaminuara nga virusi dhe më pas me duart e kontaminuara duke prekur gojën, hundën apo sytë.
Simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundje infektive janë ethet, rritja e temperaturës së trupit, kollë e thatë.
Simptoma të tjera përfshijnë kolle me sekrecion, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje të fytit, dhimbje të muskujve dhe nyjeve, të vjella dhe sekrecione nga hunda. Diarreja, kolla e shoqëruar me gjak dhe konjuktiviti ose skuqja e syve janë më pak të zakonshme.
Shumica e këtyre simptomave janë të lehta (rreth 80%), por sipas literaturës 1 nga 5 pacientë kanë pamje klinike të rëndë me vështirësi në frymëmarrje, d.m.th., dobësim të frymëmarrjes, që është dhe shkaku më i zakonshëm i vdekjes.
Për të minimizuar përhapjen e infeksionit COVID-19 është e domosdoshme që t’i përmbaheni rekomandimeve për parandalimin e infeksionit – larja e shpeshtë e duarve me sapun dhe ujë për të paktën 15-20 sekonda, jo vetëm para ngrënies, të bëhet dezinfektimi i duarve dhe sipërfaqeve (rekomandohet dezinfektuesi të ketë përmbajtje alkoolike), të shmanget kontakti me gojën, hundën dhe sytë me duar të papastra, të shmangen kontaktet e ngushta me personat (minimum 1 deri në 2 metra distancë), shmangni tubimet publike, përdorni pajisje mbrojtjen personale (maska dhe doreza). Konsumi ushqimit të shëndetshëm, sa më shumë lëngje dhe vitamina dhe mundohuni të shmangni stresin dhe panikun. Stresi shkakton reduktim të imunitetit, duke çuar në përkeqësimin e frymëmarrjes dhe rritjen e numrit të mikroorganizmave në organizëm.
Sikurse edhe ne rastin e gripit sezonal, personat e moshuar, veçanërisht ata të cilët vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, si astma, sëmundja kronike obstruktive pulmonare, kanceri bronkial dhe gjendje të tjera, janë në rrezik më të madh për t’u prekur nga ky virus, dhe manifestojnë një pamje klinike më të rëndë me një numër më të madh komplikimesh.
Ndikimi i COVID-19 në mushkëri tek pacientët me sëmundje kronike të mushkërive
Nëse tek këta pacientë shfaqen simptoma të COVID-19, të tilla si rritje e terperaturës, kollë e intenzive (megjithëse kjo tashmë është e pranishme për shkak të vetë sëmundjes), rritje të dispnesë, nevojitet menjëherë konsultimi me mjekun me qëllim për të kryer procedurat e nevojshme diagnostikuese dhe terapeutike.
Një faktor shumë i rëndësishëm në reduktimin e rrezikut të komplikimeve nga COVID-19 tek pacientët me sëmundje kronike pulmonare (astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike, etj.), përveç zbatimit të vazhdueshëm të masave parandaluese, është marrja permanente, e pandërprerë e terapisë. Terapia me oksigjen tek këta pacientë duhet të merret gjithashtu në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve standarde të përcaktuara për përdorimin e saj.
Anëtarët e familjes së pacientëve me sëmundje kronike të mushkërive duhet gjithashtu të kontribuojnë në menaxhimin e COVID-19. Është e nevojshme që të tregojnë kujdes të veçantë për të siguruar ilaçet e nevojshme për sëmundjet themelore të pacientit, për marrjen e duhur dhe të rregullt të tyre. Gjithashtu tepër i vlefshëm është edhe kujdesi që duhet të bëjnë për parandalimin e transmetimit të COVID-19 në shtëpitë e tyre.
Pikërisht për këtë arsye Organizata Botërore Shëndetësore ka ndërmarë masa dhe rekomandime për të zvogëluar ndikimin e papërshtatshëm të COVID 19 tek pacientët me sëmundje kronike të mushkërive, nga të cilat vuajnë qindra miliona njerëz në mbarë botën.
Prof. Dr. Ljiljana Simonovska
Specialiste-interniste, pneumoftiziologe