00389 2 3091 484
10 Shtator, 2020
Farmacistët e klinikës tonë janë një hap më afër jush. Nëpërmjet konsultimit me anë të internetit si një metodë e re komunikimi ndërmjet pacientit dhe farmacistit, ne sigurojmë për pacientët informacion cilësor në lidhje me terapinë e tyre të rregullt ose efektet anësore të cilat mund të shfaqen si pasojë e kombinimit të ilaçeve të reja me ato të mëparshme.
Nëse ndjeni ndonjë ndryshim – efekte anësore nga ilaçi që merrni (skuqje, kollë, diarre, ënjtje, dhimbje muskulore, dhimbje koke, gjakderdhje, nuk keni përmirësim të gjendjes, etj.), mos ngurroni të konsultoheni me farmacistët tanë.
Gjithashtu, ju mund ti kontaktoni ata nëse keni filluar me marrjen e ndonjë ilaçi të ri në terapinë tuaj. Shpesh ndodh që ilaçi i ri bie ndesh me terapinë ekzistuese, e cila rezulton në zvogëlimin ose rritjen e efektit të terapisë ose efekte të mundshme anësore. E gjithë kjo mund të parandalohet duke kontrolluar ndërveprimet e ilaçit të ri me ato ekzistues.
Ne jemi këtu për ju edhe nëse dëshironi të merrni suplemente, vitamina, ekstrakte bimore të cilat mund të ndikojnë në dhënien e efektit të duhur të terapisë kronike që merrni.
Ne gjithashtu mund t’ju japim këshilla dhe më tepër informacion në rast se keni paqartësi në lidhje me mënyrën e ruajtjes, marrjes dhe aplikimit të ilaçit në lidhje me ushqimin dhe terapinë tjetër.
Konsultohuni me ne nëse keni ftohje ose grip dhe keni nevojë për këshilla se si të përballeni me simptomat. Nëse jeni duke marrë një antibiotik dhe gjendja juaj nuk përmirësohet ose keni shfaqje të efekteve anësore, mund të na kontaktoni.
Në rast se është e nevojshme, ne gjithashtu bëjmë monitorimin e antibiotikut në gjak. Në konsultim me mjekun tuaj ne mund të kryejmë kontroll dhe të japim rekomandim për dozën e mëtejshme, në rast të marrjes së terapisë me Vancomycin dhe Gentamicin.
Theksojmë se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet pacientëve mbi 65 vjeç që kanë nevojë për terapi me ilaçe të shumta në të njëjtën kohë. Tek këta pacientë është i nevojshëm kontrolli i terapisë së duhur dhe përshtatshmëria e saj sipas parametrave laboratorike dhe gjetjeve klinike.
Konsultimin tuaj me farmacistët tanë, mund ta rezervoni në linkun zmc.tiktak.mk si dhe nëpërmjet faqes tonë të internetit www.zmc.mk.